Nesër do të lexoni/ Abaz Hoxha: Teatri është pasqyrë e kulturës të një kombi

861
Që në vitin 1912 figura të shquara të kombit si Hil Mosi dhe Risto Siliqi shkruanin në gazetën e tyre “ Rilindja e Shqypnisë”: “Teatri është një shkollë e dytë për ndriçimin e një kombi” dhe bënin thirrje për ngritjen e një teatri Kombëtar për lartësimin e kulturës të popullit. Për gati një shekull u bënë përpjekje të mëdha për krijimin e plejadave të aktorëve të shquar shqiptarë që do t‘i kishte zili çdo popull, që i dhanë një shkëlqim skenës shqiptare dhe ndikuan fuqishëm në ngritjen e nivelit kulturor të popullit të tyre nëpërmjet të vënies në skenë të kryeveprave të dramaturgjisë kombëtare e ndërkombëtare. Këta aktorë të shquar u bënë edhe një mbështetje edhe për krijimin e një kinematografie kombëtare me interpretimet e tyre virtuoze që mbetën në arsenalin e shkëlqyer të interpretimit skenik dhe kinematografik. Ndonëse këta aktorë e përsosën mjeshtërinë e tyre artistike në kushte shumë të vështira ekonomike financiare me pagesa sa për të mbajtur frymën gjallë dhe në mjedise tepër modeste dhe të improvizuara ata vuajtën vetë për t‘i dhënë gëzim dhe kulturë vendit të tyre. Ndonëse regjimi i kaluar u përpoq ti përdorë për qëllimet e tij propagandistike ata ruajtën dinjitetin dhe figurën e tyre të papërlyer.. Regjimi i kaluar bëri përpjekje për të vlerësuar teatrin dhe kinematografinë shqiptare që me krijimin e shtetit shqiptar të pasluftës. Që në 11 Janar 1946 kryeministri i Shqipërisë deklaroi në asamblenë kushtetuese se Teatrit Radios dhe kinemasë shteti shqiptar do t’i japë një rëndësi të madhe për ngritjen e nivelit të popullit….


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal