Nesër do të lexoni/ A do të lëshohet pushtet për të bërë shtet?!

647
Koço Broka
Para disa ditësh u botua shkrimi, “Institucione të pavarura, të varur nga politika dhe politikëbërësit” e Prof. Asc. Dr. Rezana Konomi. Ndryshe nga herët e tjera, kur e përshëndes zonjën Konomi për artikujt që boton, dhe shkoj e shkëmbej mendime lidhur me problemet e ngritura, duke pirë edhe një kafe si ish kolege e miq të vjetër, mendova që fillimisht le të hedh edhe unë disa mendime për këtë çështje jo të vogël për shoqërinë dhe ekonominë shqiptare. Një arsye më tepër ishte se tani unë po mbyll karrierën në një Institucion të Pavarur siç është e duhet të jetë Autoriteti i Konkurrencës, (në të do të zgjidhen dy komisionerë të rinj) dhe do s’do automatikisht i bëj vetes një reflektim, por që mund të ketë ndonjë vlerë dhe tek të tjerët dhe në procesin e sigurimit të pavarësisë së institucioneve në vendin tonë. Një shtysë është edhe ajo se si kurrë më parë, është shtruar dhe rishtruar pyetja: Ç’është ky nxitim për t’i marrë të gjitha pushtetet?! Në kushtet kur shtesa natyrore e popullsisë së Shqipërisë është vetëm me 11-10 mijë vetë në vit dhe kur vetëm numri i azilantëve sivjet është mbi 27 mijë vetë, ka vend për reflektim nga kushdo dhe përmirësim kudo ku është e mundur. Personalisht mendoj dhe kam punuar që Institucioni i Konkurrencës të jetë një institucion i pavarur. Natyrisht këtu ka një moment që dua të evidentoj për lexuesin: Përzgjedhja dhe votimi im si komisioner i AK ka qenë i varur totalisht nga politika dhe politikëbërësit. Është rasti që të shpreh edhe njëherë mirënjohjen, si për propozuesit e mi konkretë në këtë detyrë, nga më profesionalet në karrierën time dyzetvjeçare, Partinë Socialiste dhe Grupin e saj Parlamentar që më ka mbështetur dhe gjithë politikëbërësit që më kanë votuar. Madje në mandatin e parë unë nuk kam kërkuar të zgjidhem si komisioner. Por si anëtar nga më jetëgjatët e aktiv me kontribut real në komisionit ekonomik të PS, jam propozuar në të. Arsyetimi ishte në thelb pak a shumë ky. Nuk duhet të ketë vetëm …..
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal