Monika Kryemadhi uron PD: Dhjetori i ’90 është një mësim si rrëzohen diktaturat

729
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar sot Partinë Demokratike për festën e 27 vjetorit të themelimit. Në urimin e saj, Kryemadhi vlerëson rëndësinë që ka Partia Demokratike për ndryshimet e viteve 1990, por edhe rolin e saj si forcë politike në mazhorancë dhe në opozitës.
“Uroj 27 vjetorin e Partisë Demokratike. I uroj suksese edhe liderit të saj Z. Lulzim Basha. PD lindi si një nevojë për ndryshim. Kjo është ditë reflektimi për rrugën e Shqipërisë që nga ai dhjetor e deri tani”, shprehet Kryemadhi në mesazhin e saj.
Kryetarja e LSI shprehet se opozita e sotme përballet me sfida të ngjashme si ato të vitit 1990. Duke bërë një paralelizëm me qeverisjen e sotme, Kryemadhi shprehet se Dhjetori i vitit 1990 është një mësim sesi rrëzohen diktaturat. “Opozita Shqiptare sot përballet me sfida të ngjashme me ato të vitit ’90. Dhjetori i 90 është një mësim si rrëzohen diktaturat”,- shprehet Monika Kryemadhi.
Sigal