Masakra që i kanoset Vlorës/ Bujar Leskaj&Lavdosh Feruni: Për një vend që e krahasojnë me Afrikën,TEC-et lundruese -“Buono per Albania”

234
Sigal

Lavdosh Ferruni

TEC-et lundruese – “Buono per Albania (Vlora)”

Një nga zërat kundër importit të mbetjeve nga Europa, ambientalisti Lavdosh Ferruni, ka bërë publike projektin “Buono per Albania (Vlora)” për TEC-et lundruese ku e cilëson një tallje. Në ditët në vijim do të sjellim materialin e plotë.

“Është një projekt i mirë energjetik për Shqipërinë,”- tha Steve Kobos, Drejtori i Përgjithshëm i Excelerate lidhur për marrëveshjen e centraleve lundruese tek gjigandi i medias Bloomberg. “Natyrisht ne shpresojmë se kjo do të çojë në mundësinë për të ofruar gaz natyror dhe për të shitur gaz natyror në Evropë nga kjo qasje.”-tha ai. Kobos tha se shpreson të përdorë projektin LNG të Vlorës për t’u zgjeruar në vende të tjera të rajonit.
“Por plani mund të mos u përshtatet mirë organizatave mjedisore, të cilat kohët e fundit i kërkuan Komisionit Evropian dhe qeverive rajonale të shmangin gazin dhe të investojnë në energjinë e rinovueshme si dielli dhe era.”- komenton EURACTIV (https://www.euractiv.com/…/albania-poised-to-be-gas…/ )

Gjithashtu për këtë ka reaguar dhe ish Kreu i KLSH- Z. Bujar Leskaj ku ka analizuar Rreziqet që i kanosen Vlorës nga TEC-et lundruese!

Bujar Leskaj

Së pari, anijet janë të një teknologjie shumë të vjetër. Të prodhuara në vitin 1997, si pasojë nuk përmbushin kushtet që kërkon koha sot.
Së dyti, po t’u referohemi shifrave për TEC-in lundrues mësojmë se kostoja e tij do të jetë shumë më e lartë se energjia nëpërmjet impianteve fotovoltaike, pa llogaritur koston mjedisore, si rrjedhojë e një superndotjeje, e cila do të krijohet nga djegja e naftës bruto, mazutit, pikërisht në gjirin turistik të Vlorës, duke asfiksuar industrinë e turizmit aty, duke ndotur ajtin, dëmtuar bujqësinë e blegtorinë dhe duke zhdukur plazhet. Ndërkohë duke qënë se procesi i ftohjes do bëhet në det të hapur, jeta detare në sipërfaqe të gjera në Gji të Vlorës do të zhduket.
Së treti, këto anije janë marrë me qira për dy vite. Nga shifrat e deklaruara mësohet se shteti do t’i paguajë kompanisë 63.000 $ në ditë për 2 vjet. Nëse kjo shifër do t’u jepej si subvension familjeve dhe bizneseve të vogla e të mesme, cilat do të ishin përfitimet?
Së katërti, marrëveshja parashikon se ai TEC gati 30 vjeçar që është edhe teknologji e vjetër do të mbetet në Gji të Vlorës e për të cilin do duhen shumë shpenzime të tjera për ta demontuar e për ta çuar për skrap!
Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme. Sipas konventës së Aahrusit, ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë qysh në vitin 2001 për TEC duhet kryer Vlerësim i Ndikimit në Mjedis Social (VNMS) i pavarur dhe publiku duhet të marrë pjesë në vendimmarrje para se të bëhet kontrata. Nëse kontrata firmoset pa kryer më parë këtë procedurë kemi thjesht një krim mjedisor që dënohet me ligj.
Këtë ndotje taksapaguesit shqiptarë do ta paguajnë 63.000 USD në ditë!
Këtë ndotje të mjedisit, këtë dëm të turizmit, këtë korrupsion e shpërdorim sekti Rama përsëri do ta hedhë mbi shpinën e qytetarëve shqiptarë!
Kësaj katastrofe duhet t’i themi NDAL!
Për të gjitha këto fakte duhet të mbështesim ambientalistët dhe shoqërinë civile, të cilat po ngrenë zërin dhe po sensibilizojnë opinionin qytetar kundër një marrëzie të tillë.