Mark Topollaj/ Shqipëria përkund djepin e thyer

631
Këtë vend e ka përfshirë pesimizmi antropologjik. E keqja ekziston. Ajo është esenciale në kapacitetin e dëshmisë për korrupsion. Përmasat janë ndërshtetërore. Në vorbullën e kësaj politike është zhvilluar dekadenca morale e shtetit. Kjo e keqe konsiderohet shkatërrim i shoqërisë politike që hala ka mendësi komuniste. Vullnetin e së keqes e thithë bashkë me drogën.
Në Shqipëri:
1. Fjala e lirë mohohet.
2. E drejta e shtypit dhunohet.
3. E drejta e autorit censurohet.
4. Autori ironizohet e persekutohet.
5. Individi është pa vlerë dhe i pambrojtur.
6. Mungon shteti ligjor.
Domosdoshmëria e çdo lloj kufizimi duhet të përcaktohet në mënyrë bindëse i bazuar në ligje, ndryshe dhunohet individi. Politika shqiptare në vazhdimësi ka krijuar dhe vazhdon ta ushtroi modelin e poshtërsisë e kjo quhet shpëlarja e trurit të masave. Kjo është arritur me krijimin e autarkisë ose vjedhje politikës. Ky popull e ka të ndrydhur ndjenjën e besimit kolektiv për një revolucion demokratik të mundshëm. Një popull që nuk ka pasur progres kurrë i mohon vetvetes reformën e mendimit politik. Skenarët e mi të aprovuar në tre shtete, politika Shqiptare e gjen rrugën e mos financimit duke përdorur heshtjen si melodi vdekje. Mos financimi i skenarëve të mi ka ardhur nga ndërhyrja e politikës. Këto skenarë janë vlerësuar nga tre komisione të nivelit të lartë për vlera në aspektin historik, kulturor e gjuhësor dhe social politik. Ky rast, dhe si shumë raste të tjera do të thotë se njerëz të caktuar të politikës janë në vazhdimësinë e tradhtisë kombëtare. Të gjithë shqiptarët janë të çuditur se si kancelaritë e Europës presin injorancën e hajdutëve të politikës shqiptare dhe kuvendojnë për krenarinë e varfërisë shqiptare. Kam qenë i detyruar të studio të gjitha praktikat gjyqësore të paraqitura në Konventën Europiane dhe në gjykatën e Strasburgut por nuk ka një shembull të tillë ligësie. Në artikujt e mi kam shprehur në vazhdim degjenerimin e politikës shqiptare e cila përdor hakmarrjen si produkt të mediokritetit politik. Çdo ditë po goditen të varfrit e të pa mbrojturit. Kështu më ndodhi edhe mua me gjykatësin Avni Sejdi. Konflikti që më është krijuar me QKK për mos financimin e skenarëve të mi më detyroj të paraqitem në gjykatën administrative për drejtësi!…Ish drejtori Artan Minarolli ose lavjerrësi i PD ka krijuar këtë konflikt me ndihmën e politikës që po i shkon për shtat dhe qeverisë së Zotit Rama. E vërteta e harruar është hala prezent. Kjo përjetësi e kafshëve të politikës që është huazuar nga kultura pamsllave, të kujton temën e imagjinatës së përgjakur dhe interpretimin e varreve të humbura. Në vazhdimësinë e gjykimit të problemit, zoti Arni Sejdi shpiku një nen që nuk ishte parashikuar në ligjin 8096 të datës 23.03.1996 për kinematografinë. Gjykatësit Sejdi thotë “Shtëpia filmike e Indromeno duhet të kishte bërë kërkesë me shkrim QKK për firmosjen e kontratave të aprovuara”.Kjo quhet një e vërtetë e pa dëgjuar. Ky gjykatës siç duket ka harruar se në një seancë më parë i kërkoj QKK, të sjelli një vendim shtetëror për vazhdimësinë ose jo të projekteve të firmosura nga drejtori i QKK. Në kontrollin që ka kryer KLSH në sektorin e kinematografisë në të tjera, ka lenë edhe këtë detyrë: Të firmosen skenarët e aprovuar sepse është shkelje ligjore me pasoja financiare. Gjykatësi Avni Sejdiu u shpreh; Ne kemi ligjet tona kurse KLSH ka ligjet e veta. I shkreti u thye edhe gjykatësi Avni. Ky mendimtar i drejtësisë që prodhon ligje në kokë të vetë, më duket i ardhur nga Siria sepse me dashje shtrembëroj arkitekturën e së drejtës dhe krijoi një kuptim të mbrapsht. Zoti Avni Sejdi a kemi muajt me pa ndonjë praktikë të tillë ku shtëpia filmike të bëjë kërkesë me shkrim për firmosjen e skenarëve të aprovuar. Duhet të lexoni pak a shumë ligjet e shtetit. Kjo njohje do të ndihmonte për një gjykim të pra anshëm. Vendimi juaj i bazuar në të pa vërtetën kishte një mendim prapaveprues të një karakteri poshtërues. Ti firmose e vulose dhunimin e mendimit të sinqertë dhe mohimin e të drejtës e lirisë së individit. Zoti Avni të uroj suksese në vazhdimësinë e vendimeve të mbrapshta. Me këtë drejtësi që prezantohet në jetën e përditshme, kjo qeveri anatominë e kombit e ka përdhos. Të papriturat e revoltave individuale lëkundin ekuilibrin e kombit. ZotiEdi Rama, korrigjo e mos përdor heshtjen si melodi mortale, zbato ligjin e shtetit e më zhblloko financimin e skenarëve të aprovuar se na ke lënë në dyer të gjykatave.
Për të drejtën time do ti drejtohem edhe universit.
Por ajo që më habit më shumë është organi i akuzës i cili na solli kohën kur ujku i ulurin ujkut për kërma dhe korbat na krakrisin mbi çatitë e shtëpive. Me një shkresë që nuk ka fillim ose mbarim prokuroria Anisa Qilimi vendosi mos fillimin e procesit penal për hajdutët e Q.K.K. Kjo zonjë prezantoi qenien e saj duke theksuar të pavërtetën si një veprim i arsyeshëm. Prokuroria Qilimi si përfaqësuese e akuzës o është periferike ose oligarkia politike ja ka ftoh nervin e arsyes. Padija që kam bërë unë prezanton vendin e hapësirën ku lëvizin hajdutët e Q.K.K. Zonja Qilimi kush të pengoi për të studiuar dhe cituar ligjin nr. 8096 dt. 21.03.1996 për kinematografinë?Mendimi juaj i pa shprehur në interpretimin e ligjit të lartë përmendura cenon hapur parimin e sigurisë së individit?Ky ligj nuk ka asnjë nen që i jep të drejtën kryetarit të QKK për anulimin e mos financimin e skenarëve të aprovuar. Në hartimin e vendimit tuaj zonja prokurore, na thoni se nga cila bankë kanë dalë 250.000 dollarë për të bërë film dhe u zhdukën si kripa në ujë. Pse u anashkalua ky fakt? Mbetem i çuditur unë dhe majft kineast, sepse ju zonja prokurore nuk keni marrë në konsideratë praktikën lidhur me shpenzimet e bëra për festivalit e filmit Tif. Këtu hajdutët e QKK kanë përvetësuar miliona të pa meriturara nga fondi i shtetit. Duhet theksuar me të madhe se 1.000.000 lek i kanë marrë mbas një viti. A e din kush me thanë çdo të thotë kjo?!… Në vendimin tuaj konfuz nuk keni thënë asgjë për raportin dhe detyrat që ka lenë me shkrim KLSH. Zonja prokurore. Udhëtimet jashtë shtetit në festival të paftuara kush i paguan? Edhe ky fakt flet shumë për vazhdimësinë e grabitjes dhe neglizhencën tënde. Kjo mos dakordësi e juaja për ndjekjen e problemit ka vetëm një emër.Bashkëpunëtore e zellshme me anti-ligjin për të lenë të pacënuar keqbërësit e përvetësuesit e pasurisë kombëtare. Letrën që të ka përcjellë juristia e QKK Shqiponja Dauti që ju e keni marrë si bazë të vendimit konfuz i mungon gramatika e kombinimit të imagjinatës me të vërtetën. Dokumentat që të ka prezantuar kjo zonjë, ti duhet ti kishe verifikuar, sepse janë të pa pranueshme për dy arsye:
1. Filmi dokumentar nuk ka me ligj konproducion. Është zgjdhje e lirë.
2. Filmi dokumentar At Giuseppe (Zef) Valentini e Shqipëri ka qenë i caktuar për tu xhiruar për 100 vjetorin e pavarësisë dhe nuk varet nga shtëpia filmike “Idromeno” firmosja e projektit. Kjo prapa skenë ka qenë e qëllimt.Katolikët nuk duhet të prezantohet në këtë 100 vjetor. Juristja Shqiponja Dauti si bashkëpunëtore e vorbullës të përvetësusve të ka rrëfyer pa aftësinë e saj me të pavërtetën duke krijuar kompleksitetin e artit të fjalës e cila në shprehjen popullore quhet fjalë e rrenë. Zonja prokurore veprimi, ose mos veprimi jot do të thotë të japësh dorëheqjen. Po duhet të japësh dorëheqjen.Vendimi i pa merituar që keni marrë është produkt i kalbëzimit të shtetit të cilën e firmose dhe e vulose me ndihmën e gënjeshtrës e të pa aftësisë.Pra pa drejtësia me ndihmën e të keqes tënde të vendosi në karrikemë të larta. Shqipëria është vendi i konflikteve dhe i dhimbjeve të mëdha.Frenimi i veprave të artit që transmentojnë historinë dhe ndërgjegjen e kombit është udhëzimi i administratës shtetërore.Gjuha e ligjeve varet nga praktika e përfitimit dhe nga mungesa e interpretimit. Administrata është e kalbur nga erozioni komunist.Arti duhet të kthehet në tehun qëllimore për të prekur fenomenin shkatërrues të shoqërisë dhe të nxjerrë në pah lirikën e kryengritjes. Kësaj politike i ka ardhur koha e evolucionit si tek vertebrorët, sepse çarku i trurit u është fikur. Organizimi dhe zhvillimi duhet ta fillojnë nga Antifiossa e cila prezantohet çorre dhe pa organe seksuale. Këta quhen peshqit të antikitetit komunist të cilët ekzistojnë edhe sot në politikën shqiptare. Me respekt e bindje i drejtohem zotit Donal Lu ambasador i SHBA dhe ambasadorëve të tjerë të Unioniot Europian që vëmendjen ta kthejnë tek arti. Kjo fuqi shpirtërore pasionin për pushtet e shkrin natyrshëm me veprimtarinë dramatike të këtij populli.Perspektiva filozofike e dialogut konstruktiv kalon nëpërmjet rrugës së artit si një dhunti e veçantë e një populli për të komunikuar. Gjinia e artit ka gjithmonë diçka të re për të thënë. Në momentin kur i drejtohet të shkuarës në vazhdimësi flet edhe për të ardhmen. Për të gjitha këto padrejtësi dhe mashtrime të dhunshme kam njoftuar edhe Frederika Mocherini “Komisionere e BE”, personalisht dhe me anën e organeve të shtypit. Por politikanët tanë duken më mirë kur mashtrojnë dhe fjalët që thonë në darkë i mendojnë të nesërmen në drekë.
Mark Topollaj
Kino-Regjizor
Sigal