Marash Gilaj: Sa herë “fiton Rilindja”, humb populli, katranoset Shqipëria

317
Sigal

Analizë nga Marash Gilaj

-Presidenti i tretë i SHBA, Thomas Jefferson na mësonte “ka edhe fitore të turpshme”. Sa herë “fiton Rilindja”, humb populli, katranoset Shqipëria. Tashmë, zgjedhjet i kemi moniste, si në diktaturë. Ju krenoheni se keni fituar, por demokracia ka rënë, është e dështuar dhe sistemi pluralist është shkatërruar. Kemi totalitarizëm absurd, qeverisje nepotike, klanore, konfliktuale, hermetike, bullizëm, tallje, propagandë plot gënjeshtra dhe protagonizëm qesharak.

-Kemi totalitarizëm absurd, qeverisje nepotike, klanore, konfliktuale, hermetike, bullizëm, tallje, propagandë plot gënjeshtra dhe protagonizëm qesharak. Po jetojmë krizën e dështimit me këtë qeverisje antievropiane e antipopullore. Duket sikur keni arritur në atë derexhe, sa nuk dalloni humbjen nga fitorja. Sepse, kur humb populli, ju s’mund të jeni fitues të denjë as të merituar.


Të gjithë i përjetuam zgjedhjet e pjesëshme lokale të 6 Marsit 2022. Ajo që të bën shumë përshtypje në këtë vaki është konkluzioni që u bëri kryerilindasi, me krenari të shfrenuar dhe me aftësinë e orakullit. Po citojmë disa radhë. “!…populli na dha aq sa deshëm, as më pak as më shumë se prisnim.” Pastaj, si për të kundërshtuar veten shton: “… ishte përtej pritshmërive, përtej parashikimeve më optimiste”, që do të thotë, më shumë se deshëm. Krenaria dhe siguria në “fitore” jepet më e qartë, kur thotë se kjo ndodhi, pa i ndezur motorët. Pra, fituam me motorë të fikur. Merreni me mend, çfarë do të kishte ndodhur po të ndizeshin motorët. Nga 83.4 % që është, (5:1) do të shkonte përtej 100 %-shit. Këtë do ta kishte zili edhe xhaxhi Enver, pasi kurrë nuk e arriti 100 %-shin. Më bukur dhe më troç nuk bëhet, por duke harruar se “ka edhe fitore të turpshme”, siç na mësonte ish – Presidenti i tretë i SHBA – së, Thomas Jefferson.

Ka 9 vjet që di vetëm të fitojë, pavarësisht se po të shohësh çfarë ka ndodhur në realitet, ato fitore i ngjajnë atyre të L. Bashës. Jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajtë e dinë se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira as të drejta, se ato janë të vjedhura, të blera, të shantazhuara dhe se përdoren njëmijë marifete nga më skandalozet e kriminalet për të marrë aq sa do e më shumë se parashikon. Punësimet e paligjshme, në çdo ministri e bashki, duke i dy – trefishuar ato, përçarja e opozitës, droga dhe paraja e pistë dhe patronazhistët i mbajnë motorët ndezur gjatë gjithë kohës. Kandidatë me të shkuar kriminale, me pasuri përrallore janë më të preferuarit e rilindjes. Kjo ishte edhe arsyeja se përse u detyruam të bënim këto zgjedhje të pjesshme e të vonuara, që ju i “fituat”. Tashmë, zgjedhjet i kemi moniste, si në diktaturë. Ju krenoheni se keni fituar, por demokracia ka rënë, është e dështuar. Sistemi pluralist është shkatërruar. Rrjedhimisht, ka dështuar tranzicioni. Jemi kthyer pas, përtej tre dekadave të shkuara.

“Çfarë ju thotë protesta e shoqërisë civile e ditëve të fundit? Kjo nuk i përshtatet asaj që pretendoni ju, se populli ju do e prandaj ju voton Ai edhe ju duartroket, por duartroket varfërinë e tij. “Hapja e negociatave me BE”, nuk ndodhi as për gati 9 vite të qeverisjes tuaj. Nuk ka asnjë justifikim tjetër, përveç dështimeve skandaloze, drogës, krimit të organizuar, lavatriçes së parave të pista, mossundimit të ligjit dhe qindra zullumeve të tjera. Po shijojmë çorbën e prishur të rilindjes..”

Kemi totalitarizëm absurd, qeverisje nepotike, klanore, konfliktuale, hermetike, bullizëm, tallje, propagandë plot gënjeshtra dhe protagonizëm qesharak. Po jetojmë krizën e dështimit me këtë qeverisje antievropiane e antipopullore. Duket sikur keni arritur në atë derexhe, sa nuk dalloni humbjen nga fitorja. Sepse, kur humb populli, ju s’mund të jeni fitues të denjë as të merituar. Kjo është fatkeqësia më e madhe që na ka zënë. Një fjalë e urtë thotë se fitohet edhe duke humbur siç mund të humbim duke fituar. Pra, do të ishit më të fituar, po të kishit humbur. Në demokraci nuk ndodh kështu, në asnjë vend të botës, siç po e praktikoni dhe propagandoni ju.

Nuk është fitore të sundosh një popull shpresëhumbur, një vend ku lulëzon korrupsioni, droga, varfëria, ku nuk ekziston shteti i së drejtës, sundimi i ligjit, as demokracia funksionale. Kush fiton kur vendi braktiset nga rinia dhe inteligjenca? Mbase gëzoheni se po ikin kundërshtarët, por kjo nuk quhet fitore. Kush fitoi, kur shkatërrove drejtësinë? I ashtuquajturi “vetting” lindi i dështuar. Ende nuk ka dhënë shënja jete. Përderisa nuk po aplikohet askund në Ballkan e përtej, nuk i duhet popullit. Vlen vetëm për sundimtarë. Ishte dhe mbetet rast ideal për të shkelur mbi çdo ligj dhe Kushtetutën. Ju “fituat”, por populli edhe këtu humbi. Ju jeni sheikët e një populli turpërisht të varfër. Kush fiton, kur borxhi publik rritet pa fre? E quani fitore rritjen e çmimeve, taksave apo mosrritjen e pensioneve? Të prodhosh varfëri, papunësi, emigrantë, trafikantë, drogë e krime për vete dhe për eksport, nuk është fitore. Fitore është, kur rritet mirëqënia e popullit, kur nuk emigrojnë fëmijët tanë, kur kanë siguri e kujdes shëndetësor të cilësisë lartë etj, etj.

“Ju “fituat”, por populli edhe këtu humbi. Ju jeni sheikët e një populli turpërisht të varfër. Kush fiton, kur borxhi publik rritet pa fre? E quani fitore rritjen e çmimeve, taksave apo mosrritjen e pensioneve? Të prodhosh varfëri, papunësi, emigrantë, trafikantë, drogë e krime për vete dhe për eksport, nuk është fitore. Fitore është, kur rritet mirëqënia e popullit, kur nuk emigrojnë fëmijët tanë, kur kanë siguri e kujdes shëndetësor të cilësisë lartë etj, etj”

Nuk fitojmë me “Open Balkan”, sepse ai është projekt serb e sorosian për hegjemoni dhe është kundër Kosovës. Nuk mund ta quash fitore as nuk mund të krenohesh me qeverinë më të korruptuar e më të varfër në Evropë e përtej. As me pensionet nën minimumin jetik apo rrogat më të ulëta nuk mund të krenohesh as ta quash fitore. Pse jemi të fundit, kur toka dhe nëntoka jonë janë kaq të pasura? E keni pyetur veten dhe “fitimtarët” tuaj që ju rrethojnë? E meritojmë këtë? E shikoni se dominon pakënaqësia, frustrimi dhe revolta në popull? Çfarë ju thotë protesta e shoqërisë civile e ditëve të fundit? Kjo nuk i përshtatet asaj që pretendoni ju, se populli ju do e prandaj ju voton. Ai edhe ju duartroket, por duartroket varfërinë e tij. Treguesi më sinjifikativ do të ishte “Hapja e negociatave me BE”, por ajo nuk ndodhi as për gati 9 vite të qeverisjes tuaj. Nuk ka asnjë justifikim tjetër, përveç dështimeve skandaloze, drogës, krimit të organizuar, lavatriçes së parave të pista, mossundimit të ligjit dhe qindra zullumeve të tjera. Po jetojmë gënjeshtrat e mëdha. Po shijojmë çorbën e prishur të rilindjes. Por, as kjo nuk është fitore. Ndërsa flisni për Evropën, sytë i keni nga Azia, nga turku dhe Serbia.

“Tashmë, zgjedhjet i kemi moniste, si në diktaturë. Ju krenoheni se keni fituar, por demokracia ka rënë, është e dështuar dhe sistemi pluralist është shkatërruar. Jemi kthyer pas, përtej tre dekadave të shkuara. Ndërsa flisni për Evropën, sytë i keni nga Azia, nga turku dhe Serbia …”

Të ndjekësh moton: “Përça e varfëro!” Pastaj, e korrura vjen me fjalët:” Sundo, sundo!” Kur thoni shpeshherë: “ S’keni parë gjë akoma…”, kjo do të thotë se e keqja më e madhe ende nuk ka ndodhur. Pra, duhet të presim apokalipsin që do të sjellë Rilindja. Mbështetja që keni marrë e merrni nga ambasadorët e huaj në vendin tonë për dështimet spektakolare, për popullin ka qenë shuplakë dhe zhgënjim i madh, përderisa gjendja mbetet mjerane.

Duke notuar në llumin e “fitoreve”, aq më qesharak dukesh, kur thua për sektin tuaj, se më të mirë se ne nuk ka. Dhe si konkluzion del se mundësia për të fituar opozita, në këto kushte është aq sa ç’ishte në kohën e diktatorit Enver. Kjo është shumë e kuptueshme për këdo që i ka dy pare mend. Ndaj kandidatëve, që kanë pasur të shkuar kriminale, siç ka ndodhur deri në zgjedhjet e parafundit dhe shumë të pasur, njëkohësisht, ju keni shfaqur admirimin tuaj, pavarësisht, se një pjesë janë zbuluar e janë detyruar të ikin para ose pasi kanë marrë detyrën si kryebashkiakë. Kjo pat ndodhur edhe me ish – deputetë e ministra. Është e turpshme, ironike e cinike të krenohesh me këto lloj “fitoresh.” E keni katranosur gjithënjë e kudo Mëmën Shqipëri me “Fitoret” tuaja. Boll keni “fituar!”