Marash Gilaj: Drejtësia që deshët, pasi u bëri krenar, u doli nga shinat, lajthiti dhe po punon me metoda ruse!?!

92
Sigal

Drejtësinë e vetinguar e lavdëruan edhe  të huajt, ambasadorë e burra shtetesh, sa për këtë arritje gati desh na futën me zor në BE para kohe, ashtu siç ishim, të papjekur e të pazier. Sidoqoftë, 7 herë i hapëm negociatat në dekadën e fundit. Ka ndodhur që hapeshin edhe nga dy herë në vit. Tani po trumbetohet me tam – tame se 2030 na gjen brënda BE – së ose vinë ata tek ne, nëse i plotësojmë kushtet. Prandaj po e boshatisim vendin nga shqiptarët që të bëjmë vend për bangladeshës e afrikanë.

Gabimisht, disa mendojnë se babai i drejtësisë së reformuar na qënka F. Xhafaj, por ku të lë shefi i madh t’i marrësh meritat? Ai është babai i vërtetë i saj, protagonisti i pakontestueshëm, është vetë përpjekja titanike në krye të PS – së dhe merita i takon Atij dhe vetëm atij. Ai rreh gjoksin, betohet, krenohet, vetëlavdërohet se kjo ishte mrekullia e 8- të botërore, që e zbuloi dhe e vuri në zbatim, pa mbështetje nga jashtë, ose siç thuhej dikur; me forcat tona. Dhe shtoi se këtu nuk ka dorë Amerika as Sorosi me të birin. Këtë e bëmë ne, ndërsa ata bënë Noc Rrokun. Drejtësinë e vetinguar e lavdëruan edhe  të huajt, ambasadorë e burra shtetesh, sa për këtë arritje gati desh na futën me zor në BE para kohe, ashtu siç ishim, të papjekur e të pazier. Sidoqoftë, 7 herë i hapëm negociatat në dekadën e fundit. Ka ndodhur që hapeshin edhe nga dy herë në vit. Tani po trumbetohet me tam – tame se 2030 na gjen brënda BE – së ose vinë ata tek ne, nëse i plotësojmë kushtet. Prandaj po e boshatisim vendin nga shqiptarët që të bëjmë vend për bangladeshës e afrikanë. Desha të them europianë, por njësoj është. Deri që të vijë ajo ditë, duhet t’i jemi bashkur asaj rreth 21 herë, që i bie aty nga viti 2061 me këtë qeveri që kemi. Kam parasysh angazhimin e saj dhe vendosmërinë për të mos u larguar nga pushteti pa thënë se u arrit edhe kjo që na bëri, vërtetë, krenarë. Fundja, pse të mos e kalojë pak xhaxhin Enver si qëndrim në pushtet? E pakta, me 3 vjet ( nga 45 në 48 vjet).

Kjo qeveri ka synuar e synon të shembi gjithë sistemin, në drejtësi e kudo tjetër, por ka harruar se, kur ndodh kjo, nëse je profan dhe nuk di të parashikosh pasojat, apo nuk e zotëron këtë art, ndodh që të zë brënda si miun në qark. Dhe duket se kjo po ndodh. Ata që e ndjekin qorrazi dhe shkojnë pas brumbullit, në pleh përfundojnë.

Kur shefi thotë se e do drejtësinë të pavarur, europiane, gjithmonë kuptoni të kundërtën. Këtë drejtësi, pas paraburgosjes së kryebashkiakut Veliaj, e sheh si të ishte ruse, sepse drejtësia e E. Hoxhës, si dumbabist që është, mendon se ai ishte në anën e duhur të historisë. Ai nuk e quan as sorosiane, sepse nuk do ta lëndojë këtë mik të shtrënjtë, që kontibuoi aq shumë me miliona dollarë për ta bërë ashtu siç kemi filluar ta kuptojmë këto ditët e fundit. Në anën tjetër, plot krenari e mburrje thotë se pa ne ( pa mua, pa PS – në, pa këtë narkoshtet), kjo biçim drejtësie nuk do të ekzistonte dhe se ne dhe vetëm ne jemi garante e saj. Por harroi të shtonte se, për të qenë i sinqertë, siç kemi bërë me kriminalizimin, korrupsionin, drogën, shpopullimin dhe çdo lloj krimi tjetër në këto 11 vite e ca muaj, të njëjtin qëndrim do të mbajmë edhe për drejtësinë. Pra, do ta vlerësojmë sipas fazave të hënës dhe stinëve të motit. Bazuar në këto, që shkruam më sipër, premton ta rireformojë edhe një herë, por jo dosido. Këtë herë do ta katranos fare. Pastaj thotë se nuk kemi para të paguajmë për gabimet dhe fajet e drejtësisë, kur Gjykata e Strasburbut na nxjerr zbuluar. Këtu e ka fjalën për Thoma Gëllçin, por harron Tv Agon dhe F. Beçheti – n, që për faj të babait të drejtësisë, paguam 110 milion euro ose më shumë. Këtu do të ishte mirë të ngulte këmbë për të gjetur fajtorin dhe ta mbërthente e të mos e lëshonte pa paguar milionat e shkuara dëm në kurriz të një populli fukara e të pafajshëm përballë sheikëve hiena. Me të vetmen gjë që mburreshim, drejtësinë, tani kreu i qeverisë po thotë se ajo paska dalë nga shinat, qënka bërë si e lajthitur, (e luajtur nga fiqiri) dhe i duket si drejtësia ruse. Kjo nuk pritej as nuk imagjinohej se mund të ndodhte. Por, me siguri, është një lojë fjalësh, që do të tregojë se sa shumë i dhimbset E. Veliaj. Nuk duhet harruar se deri vonë deklaronte se nuk komentonte vendimet e drejtësisë, se ajo di vetë çfarë vendimesh merr dhe se prandaj e bëmë të pavarur siç deshëm vetë. Të njëjtën gjë thoshte edhe Veliaj. Por pasi e provoi vetë mbi kurriz, filloi të turfullonte dhe çdo ditë lexohen ankesat e tij nëpër televizione sikur të ishin citatet e Mao Ce Dunit. Me këto ankesa në kor duan të na bindin se paskan pasur të drejtë dy ish presidentët: Sali Berisha dhe Ilir Meta apo deputeti Ervin Salianji që e provuan para këtij që thotë se kjo nuk është drejtësi. Vëre veten në pozicionin e tjetrit dhe pastaj gjyko, na këshillojnë të urtit e kësaj bote. Si njerëz të lexuar nuk ju falet që s’e paskan ditur këtë. Ndryshe nuk mund të arsyetosh siç duhet. Dhe se ai që do më shumë pushtetin se popullin e vet, nuk duhet ndjekur as votuar kurrë, sepse, kur i bën nderë djallit, ai të dhuron ferrin, thotë urtësia.

Drejtësia ka të bëjë shumë edhe me zgjedhjet, por na del i pari i katundit dhe thotë se ata prokurorët që duan të vëzhgojnë zgjedhjet, nuk duhen lejuar, se duhet të tërhiqen, pasi bëjnë ndërhyrje flagrante në shkelje të të drejtave politike të shqiptarëve. Por harroi ose nuk deshi të thoshte se për këtë kemi besim tek bandat dhe patronazhistët, të cilët e kryejnë këtë punë më mirë se askush tjetër deri në numrimin e votave. Këtyre u duhet dhënë liri e prioritet, sepse ata janë ujqërit, që ruajnë delet. Ndërsa varfëria dhe spiunllëku i zgjasin jetën një qeverie të paligjshme, të papërgjegjshme dhe të pamoralshme. Një gjë duhet të mësohet nga urtësia se nga fjalimet hipokrite lindin veprime të turpshme dhe plot dallavere. Protagonisti tragjik, lideri totalitar dhe arrogant merr profilin e një gangsteri politik, kur shkelet liria, kur nuk respektohen ligjet, që ka tredhur, kur nuk merret në konsideratë vullneti i popullit, morali as e vërteta. Dhe se mjeti më i mirë kundër ligjit është paturpësia. Atje, ku mungon drejtësia nuk ka paqë. Pushteti i pakufizuar quhet pushtet satrapi, që shtrëmbëron të vërtetën. Këto kanë ndodhur e ndodhin, thuajse , çdo ditë tek ne.

Pastaj thotë se nuk kemi para të paguajmë për gabimet dhe fajet e drejtësisë, kur Gjykata e Strasburbut na nxjerr zbuluar. Këtu e ka fjalën për Thoma Gëllçin, por harron Tv Agon dhe F. Beçheti – n, që për faj të babait të drejtësisë, paguam 110 milion euro ose më shumë. Këtu do të ishte mirë të ngulte këmbë për të gjetur fajtorin dhe ta mbërthente e të mos e lëshonte pa paguar milionat e shkuara dëm në kurriz të një populli fukara e të pafajshëm përballë sheikëve hiena. Me të vetmen gjë që mburreshim, drejtësinë, tani kreu i qeverisë po thotë se ajo paska dalë nga shinat

Kjo qeveri ka synuar e synon të shembi gjithë sistemin, në drejtësi e kudo tjetër, por ka harruar se, kur ndodh kjo, nëse je profan dhe nuk di të parashikosh pasojat, apo nuk e zotëron këtë art, ndodh që të zë brënda si miun në qark. Dhe duket se kjo po ndodh. Ata që e ndjekin qorrazi dhe shkojnë pas brumbullit, në pleh përfundojnë.

Dihet shumë mirë nga njerëzit normal se kjo drejtësi e reformuar, me demek, kishte të vetmin qëllim: kapjen e drejtësisë për të sulmuar e shkatërruar opozitën dhe si e tillë, një ditë do të dilte zbuluar. Dhe kjo ditë erdhi. Por zbulimi më i madh i shefit ishte shkelja e ligjit duke paraburgosur njerëzit pa gjyq, gjë që nuk do të lejohet më as nuk do të pajisen prokurorët dhe gjyqtarët me “Carta Bianca.” Thua se kjo po ndodhte për herë të parë? Nuk e di cilit i takon merita e zbulimit, shefit apo Veliajt? Por, cilido qoftë prej tyre, duket se janë gabim, pasi kështu ka ndodhur edhe me I. Beqjan, I. Metën apo S. Berishën. Duke thënë kështu, shefi dhe Veliaj, kanë cënuar besimin tek drejtësia, ia kanë ulur vlerën asaj dhe po i bëjnë presion. Me që jemi në prag të zgjedhjeve dhe se edhe kjo ka lidhje me drejtësinë, vlen të bëhet një thirrje të gjithë atyre që kanë humbur rrugën, batakçinjëve, servilëve dhe çdo jesmeni që pranon të mashtrohet e të nënshtrohet, të shitet e të blihet si delet në pazar, të ndryshojë kursin.