Lirohet nga burgu organizatori i vrasjes së policit në Kosovë, Milan Radoçiç/ Av. Zhllima: Liruar me urdhër politik nga gjykata e Serbisë

58

Reagimi i avokatit, penaliastit Gylsem Zhllima: Radoçiç, liruar me urdhër politik nga gjykata e Serbisë

Sigal


“Pavarësisht se Radoçiç u arrestua ditën e martë në Beograd për sulmin në veri të Kosovës ai lihet i lirë pas dëgjimit të pretendimeve të akuzuarit nga gjykata e lartë në Beograd”

Lirohet Milan Radoçiç nga Gjykata e Lartë në Beograd, një ditë pas arrestimit për sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e policit, Afrim Bonjaku. Mbrojtja pretendoi se provat e dëgjuara  nuk kishin vërtetuar se Milan Radoçiç i cili udhëhoqi sulmin në Banjsk në 24 shtator ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku e gjenin fajtor, ndërsa Prokuroria e Lartë publike në Beograd kishte kërkuar caktimin e masës se paraburgimit për Milan Radoçiç dhe i bëri thirrje Gjykatës së Lartë të Beogradit për dënimin e tij si komandant i dyshuar i grupit të armatosur që sulmuan forcat policore të Kosovës në Banjskë të Zveçanit në 24 shtator duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Edhe pse pesë ditë pas sulmit, Milan Radoçiç, nënkryetar i deritanishëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit  Gjykata e Lartë në Beograd e la të lirë Milan Radoçiç. Ajo nuk përcaktoi fajtor të akuzuarin për krimin e kryer edhe pas kërkesës së prokurorisë së lartë publike të Beogradit për krimin e rëndë shtetëror të kryer nga anëtarët e grupit të armatosur në veçanti nga Milan Radoçiç. Pavarësisht se Radoçiç u arrestua ditën e martë në Beograd për sulmin në veri të Kosovës ai lihet i lirë pas dëgjimit të pretendimeve të akuzuarit nga  Gjykata e Lartë në Beograd e cila Milan Radoçiç i ka kërkuar detyrim paraqitje, ndërkohë që prokuroria e lartë publike në Beograd kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit si përgjegjës kryesor për këtë akt agresioni të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës i cili duhet të dënohej. Në reagimin e tij për këtë ngarje avokati, penalisti Gylsem Zhllima është shprehur se Milan Radoçiç është liruar me urdhër politik nga gjykata e Serbisë. Në lidhje me lirimin nga burgu të Milan Radoçiç i akuzuar si organizator i sulmit terrorist në Banjskë të Zvacenit në 24 Shtator 2023, ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Republikës së Kosovës, i ndjeri Afrim Bunjaku.

“Milan Radoçiç, nënkryetar i deritanishëm i Listës Serbe, Partisë më të madhe të serbëve në Kosovë mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit “

Avokati Gylsen Zhllima në një intervistë ekskuzive për gazetën “Telegraf” është shprehur se krimineli serb Radoçiç është liruar me ndërhyrjen e institucioneve të larta shtetërore. Duhet të kemi parasysh, ka thënë avokati Zhllima, se kur kemi të bëjmë me vepra të rënda penale të terrorizmit, asnjë gjykatë në botë nuk del me një vendim të tillë duke liruar brenda 24 orësh, një të akuzuar si organizator i një akti kriminal, në një kohë që ende nuk kanë përfunduar hetimet paraprake. Juristi i njohur, penalisti Zhllima ka pohuar gjithashtu se hetimet paraprake dhe masa e sigurimit personal kanë tre kritere, që duhet të bashkë-ekzistojnë së bashku në të njëjtën kohë. Në rastin konkret dhe duke ju referuar dhe faktit penal ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, ekziston rreziku që ai të largohet me qëllime të tjera terroriste brenda territorit serb kundër sovranitetit së Republikës së Kosovës dhe gjithashtu sipas personalitetit ai paraqet rrezikshmëri të lartë që të kryejë krime të rënda. Gjykata në Republikën e Serbisë nuk mori në konsideratë faktin konkret penal pasi ajo është e udhëzuar që mos ti bindet ligjeve të saj, por të politikave kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës. Për Gjykatën e Serbisë akti terrorist nuk konsiderohet i tillë, por si vetëmbrojtje. Pra e thënë me fjalë të thjeshta ka thënë gjithashtu avokati Zhllima, për Serbinë nuk ekzistojnë ligje kur bëhet fjalë për të rimasakruar Kosovën. Drejtësia e Republikës së Serbisë na faktoi qartë dhe pastër që ajo  është palë jo me të drejtën, por me udhëzime politike dhe gjobaliste që cënojnë rëndë paqen dhe sigurinë në rajon dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur.