Meta: Rama nuk e ka problem dorëzimin e bashkëpunëtorëve tek drejtësia, të tjerët “hanë” dardha pas shpinës së kryetarit

41
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i ftuar në një emision ku foli për aktualitetin politik në vend si dhe për ngjarjet në Kosovë. Meta akuzoi Ramën si autorin kryesor të aferave të inceneratorit dhe sterilizimit.

Meta theksoi se Rama nuk e ka problem që bashkëpunëtorët e tij i dorëzohen drejtësisë.

“Një vend që ka ato standarte zgjedhjesh që ka Shqipëria do ketë edhe këto nivele kriminaliteti. Një pjesë e atyre informacionesh që kanë dalë, tregon lidhjet e qeverisë me krimin. Ligji i dekriminalizimit u bë se lidershipi i PS kishte një prirje për të përfshirë persona me të shkuar kriminale në politikë.

Policiët e kuptojnë se cili është orientimi që i vjen nga lart. Dihet se mazhoranca ka standarte te ttrefishta. E gjithë kjo situatë është për faj të lidhjes së qeverisë me krimin. Të gjithë han dardha pas kurrizit të ktyetarit të qeverisë, kur në fakt është ai kryesori pas aferave.

Duke nisur nga inceneratorët, e deri tek afera e sterilzimit. Për Ramën nuk ka problem që bashkëpunëtorët e tij i dorëzohen drejtësisë. Inceneratori i Tiranës i mori prapë 6 milioë euro”, tha Meta.