“Lini petullat , por ngrini vetullat…!?”

730
Sigal

Evdal NURI

Një udhëtarë e zuri nata në pyll. I frikësuar se mund t’i ndodhte diçka nga kafshët e egra, trokiti në një kasolle. Të zotët e shtëpisë e pranuan, por ishin fukarenj. Burri e pyeti me kujdes gruan?

-A ke ndonjë gjë për mysafirin ? Ajo, për të mos dëgjuar tjetri ngriti supet.

-Ke miell pyeti sërish burri?

-Po, kam tha gruaja, por me vetulla të ngrysura.

-Bëj petulla reagoi burri.

Mysafiri kishte kuptuar gjithçka: “O të zoti i shtëpisë. I lini petullat, por ngrini vetullat”. Kjo histori i ngjanë asaj gruas nga Berati që vite më parë i tha Fatos Nanos: “S’po ju kërkojmë asgjë, as punë, as bukë, as drita, vetëm pajtohu me Ilir Metën”. Unë kam qenë prezent në këtë takim. Këto tha e u largua, por ja që ka mbeti “në histori”! Kohët kanë ndryshuar . Tani s’na bëhet vonë se politikanët zihen me njëri-tjetrin. Këto tashmë janë bërë të përditshme. Ata e kanë ushqim shpirtëror, kurse ne shqetësim shoqëror! Por dhe ne u mësuam me ta, më parë në Parlament, kurse tani në takime dhe emisionet televizive.

1- Ka ardhur koha që të kërkojmë edhe “petulla” !

Në diktaturë na thuhej: “Edhe bar do të hamë, por m-l nuk e tradhtojmë, ta dinë mirë miqtë dhe armiqtë tanë” Kështu na thoshin , por vetë s’hanin bar! Moshat tona e nisën jetën me triskë dhe e përfunduan më listë! “Petulla” s’kishim, por do të thoshe që kemi! Jemi fanarë ndriçues na thoshin dhe ne i besonim! “Vetullat” duhet t’i mbaje të ngritura, se të gjente Belaja! Tani jemi më objektivë. Jemi vendi i fundit në Evropë për të ardhura për frymë! Një fakt domethënës që s’ka nevojë për komente. S’ kam dëgjuar që në 28 vjet, nga asnjë qeveri të interesohet për fatin e mijëra shtetasve të saj nëpër Botë. Ku janë? S’i janë? Sa janë gjallë? Sa kanë vdekur? Sa kanë humbur? Sa janë në burgje? Pse janë dënuar? A kanë të hanë po jo…? Ata kanë ikur, për një copë bukë ose për një “petull”! E kush pyet për ta…?! Tjetër, lypësit tek ne i gjejnë kudo, në rrugë, kafene, kisha, xhami! Tek të gjallët e tek të vdekurit. Në këto kushte s’mund të mendohet për “petulla”. S’i mund të kenë “petulla”, dy pensionistë që marrin 32.000 lekë në muaj. S’ka rritje pensioni . Kryeministri dha “sihariqin” se nga 1 Prilli do të ketë rritje paga për mësuesit, ushtarakët në shëndetësi, por jo për pensionistët që janë më të varfrit. Aktualisht tek ne vetëm 12% të popullsisë është mbi moshën 65 vjeçare. Numri i të moshuarve në Shqipëri pritet të rritet më shumë se dyfish në dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Të dhënat tregojnë se, plakja në Shqipëri do të ndodhë edhe më shpejt se në disa nga vendet më të vjetra të Evropës.

Sondazhi i Gallup shqiptarët duan të largohen nga vendi, treguesit janë aq sa në Haiti. Të kuptohemi deri tani janë larguar 38% e popullsisë!

Kam një shok që jeton në Filadelfia të SHBA. Kur e pyeta, si e kalon ditën më befasoi. Më kanë uruar prindërit që të mirat t’i kesh në pleqëri! Për ushqim s’diskutohet. Bëj fjalë me gruan, për të mos ngrënë, se jemi shëndoshur e s’na bën mirë për shëndetin! Pranë kemi një lumë. Në fakt lumi s’ka peshk, por shteti çdo vit hedh rasat peshku. Kur ai rritet ne paguajmë 10 USD në vit e kemi të drejtë të gjuajmë. Ne i përdorim për të ngrënë, kurse amerikanët i kapin e i lëshojnë e bëjnë për tifozllëk!

2- Mirë s’po na jepni “petulla”…! Por të paktën, “ngrini vetullat”!

Ka plot të dëshpëruar tek ne. Ka mjaft hallexhinj. Shpesh kam parë para Kuvendit, para godinave të partive njerëz që duan të takojnë ndonjë deputet, apo politikan. Për hallin që kanë. Ata i njohin, mbase në fushata ky politikan i ka thënë: “Votoni për mua e nëse keni ndonjë hall, këtu më keni!”. Nevojtari, meqenëse që nga dita që u bënë zgjedhjet s’e ka parë në zonën e tij, vjen për ta takuar në Tiranë. Ai duke shpejtuar hapat i thotë, por me ‘vetulla’ të ngrysura. “Ç’hall ke, thuaje shpejt se kam punë s’kam kohë” Ashtu shpejtë e shpejtë i qahet halli. Përgjigja është:”S’e kam unë në dorë këtë punë! Na i kanë ndaluar!” Hallexhiu rrugës i mërzitur mendon: “Sa paska ndryshuar deputeti ynë?! Dje na zgjaste dorën për votën, kurse tani na kthen kurrizin! “Qejf pa prishur, punë pa bitisur”. Jemi në prag zgjedhjesh vendore. Deputetët kanë filluat të “ngrenë vetullat”. “Shumë të dashur” po tregohen tani. Kanë filluar të lëvizin, por ca s’i vonë! Kandidatët në mandatit katërvjeçar kanë pasur “mburka” të parealizuara. Si mund të jenë shembull pozitiv një deputet që në plan të parë ka gjuhën e urrejtjes, gjuhën fyese dhe denigruese! Këto në psikologji quhen, dhunë. S’i mund të ndodhë, kur në katër vjet shumë deputetë s’i shohim e s’i njohim. Nga 140 deputetë, jo më tepër se 10-15 i dëgjojmë pothuajse në çdo seancë. Disa të tjerë shumë rrallë. Shumica që i afrohet shifrës 100, s’ua kemi dëgjuar as emrin e as zërin.

Niveli kulturor e intelektual i të zgjedhurve në Kuvend është nën mesataren!

E përkundër asaj që ata janë të thirrur të jenë shembulli më i mirë për të gjithë qytetarët. Duke qenë se deputetët kanë pranuar mandatin dhe votë-besimin e qytetarëve, ata do të duhej të ishin më të kujdesshëm dhe të dëshmojnë se e meritojnë atë mandat. S’i s’doli qoftë dhe një deputet që të japië qoftë dhe njëherë në vit rrogën e tij për shtresat në nevojë. Si nuk përshëndeti asnjëri bujarinë e zemërgjerësinë e biznesmenit beratas që me paratë e biznesit të tij ka ka vite që hapur një mensë për fukarenjtë në Berat! Dhe kjo larg bujës e zhurmës. Ajo mensë e vogël jep falas për fukarenjtë e Beratit mbi 10.000 vakte në vit. Vite më parë familjes Kajo në Berat i ndodhi një tragjed . Shpërtheu bombola e gazit duke shkaktuar viktima e shkatërruar plotësisht shtëpinë. Bizesmeni në fjalë që s’do t’i pëmendet emri, vajti për ngushëllim në shtëpinë e shkatërruar, duke i dhënë 20 milionë lekë për të blerë një shtëpi të re. Pra në Shqipërinë e zhytur në varfëri e mjerim ka pak njerëz me zemër të madhe. Pra, për fat të keq janë pak! Pse s’aktivizohen intelektualët e ndershëm të mendjes e të zotët në politikë, por u jepet dora njerëzve që me kalimin e kohës iu dalin ‘proçkat” që ka bërë jo vetëm kur ishin të rinj, por dhe në pleqëri!

Shpesh tek ne, nga halli se “karroca”, s’ecën mirë, ndryshojnë” kuajt”, por “ karroca” mbetet ajo. Nuk e kuptojnë se kjo karrocë i ka ushqyer këta “kuaj” dhe ata do të ecin s’i t’i thotë “karrocieri”!

Jeta ka vërtetuar se njerëzit e mirë vuajnë më shumë. Dhe më tej. Një njeri që i do të mirën të tjerëve dhe përpiqet të bëjë mirë, përfundon gjithmonë vetëm! Kush ka marrë pushtetin tek ne ka premtuar shumë. Na kanë gënjyer dhe na kanë zhgënjyer. Tani s’dimë kujt t’i besojmë? Jemi të varfër, të lodhur e të çoroditur nga kjo politikë konfliktuale dhe pa “bereqet”! Zoti na kthjelloftë dhe qetësoftë mendjen e pasionet e egra që po dëgjojmë nga politikanët që gjithë jetën na kanë sunduar e jo drejtuar për mirë!