Kim Mehmeti : Piktori me të tjerët investuan në zhbërjen e pluralizmit

92
Sigal

Investim i ‘huaj’ në Maqedoni – remitentat, ryshfetet dhe dënimet që paguajnë shqiptarët!

Është e vërtetë se pushtetarët e sotëm të Shqipërisë e lejuan kriminalizimin e shtetit dhe, në vend të sistemit shumë partiak, i betonuan themelet e ‘Diktaturës së Lekut’. Siç është e vërtet se në mëmëdhe, thuajse u heshtë shumë-zëshmëria partiake dhe se, zhbërjen e pluralizmit në vend, e dëshironte piktori me të tjerët, por atë e varrosën dy grupet e PD-së, dy grupet që me tetë janar, si të ardhur nga mesjeta, donin ta kishin vetëm për vete kalanë e kësaj partie.

Dhe mbase është e vërtet se Kryeministri i sotëm i Shqipërisë është ai që kudo që iu dha rasti bleu njerëz dhe investoi për ta shkërmoqur opozitën dhe për të realizuar ëndrrën e vet që i papenguar të bëhet pjesë e projekteve serbe, të llojit të ‘Ballkanit të Hapur’, por gjithashtu, është e vërtet se ai mund të blinte vetëm atë që shitej në tregun opozitarë, e ku nuk mungonin të ‘djathtë’, të cilët, po aq sa edhe enveristët e ‘Rilindjes’, donin që dorën e majtë ta mbanin në xhepin e popullit.

“Nuk ka dyshim se problemi i mëmëdheut tonë nuk është pse atë nuk e do Evropa, por pse u bo vend që nuk e duan të rinjtë e saj, të rinjtë që e braktisin për çdo ditë. Siç nuk ka dyshim se fatkeqësia e Shqipërisë nuk është pse asaj shumë nga fqinjët nuk ia duan të mirën, por pse për të mirën e saj nuk punojnë as ata që e drejtojnë atë dhe e mbajnë dorën tek xhepi i popullit”

Nuk ka dyshim se problemi i mëmëdheut tonë nuk është pse atë nuk e do Evropa, por pse u bo vend që nuk e duan të rinjtë e saj, të rinjtë që e braktisin për çdo ditë. Siç nuk ka dyshim se fatkeqësia e Shqipërisë nuk është pse asaj shumë nga fqinjët nuk ia duan të mirën, por pse për të mirën e saj nuk punojnë as ata që e drejtojnë atë.

Pa dyshim se në gjitha ‘Shqipëritë’ tona mbisundon varfëria, por në mëmëdhe, më shumë se kudo qoftë tjetër, nuk vlen më parimi ‘përça e sundo’, por ‘varfëro e sundo’. Dhe ku nuk janë qytetarët ata që i zbulojnë dhe i shesin sekretet e shtetit, por shteti është ai që i zbulon dhe i shet të ‘fshehtat’ e qytetarëve, duke ua nxjerrë atyre në shesh edhe numrin e brekëve që kanë të veshura.

Dhe kuptohet, një mëmëdhe, ku ideal dhje ideologji e vetme është Leku, as që mund ta ndihmojë pjesën tjetër të shqiptarisë, përfshi edhe neve shqiptarëve të Maqedonisë, neve që assesi nuk mund të dalim nga baltovina ku dy dekadave të fundit na zhyti BDI-ja, kjo parti e cila mund të lëvdohet vetëm me një të arrirë të padiskutueshme – zbrazjen e vendbanimeve shqiptare dhe mbushjen e burgjeve dhe gjykatave me shqiptarë. Me çka e bëri Maqedoninë të ketë vetëm një investitor të madh, të cilin, ajo mbase e llogaritë si të huaj – remitentat, ryshfetet dhe dënimet që i paguajnë shqiptarët.

Ndërkohë, në atë baltovinë politike që e ngjeshi BDI-ja, përpëliten dhe freskohen edhe ‘derrat’ leninistë proserb e prorusë maqedonas, të cilët majmen duke u ushqyer me antishqiptari. Me antishqiptarinë e cila atyre u sjellë vota maqedonase, e shqiptarët i çon nëpër prokurori e gjykata, ku ata vazhdojnë të investojnë e të sigurojnë paga mujore për gjykatësit dhe policët e këtij vendi.