Kim Mehmeti: Kosova është duke e pastruar gjakun e prishur politik!

551
Sigal

 

“Lexova diku se Presidenti i Kosovës do angazhohet për Qeverie të unitetit. Sa e di unë Kosovës kurrë nuk i kanë munguar qeveri të përbëra nga zhvatës të bashkuar, e të cilët janë mbuluar me proamerikanizmin e tyre.

Andaj Kosova nuk ka nevojë për nëntokë të bashkuar politike, por për burrështetas që do e pastrojnë atë nga llumi politik që e ka mbuluar.

Dhe sot Kosova është duke e zhvilluar betejën më të vështirë të pasluftës: për çlirim e vet nga ‘profesorët’ zhvatës të LDK-së dhe nga pjesa tjetër e ‘vëllazërisë’ së dal nga ‘Strofulli i Gjarprit!

Fundi i kësaj beteje do përcaktojë shumëçka edhe në rrafshin mbarë shqiptarë, e jo vetëm në Kosovë! Në mos më shumë, kjo betejë do dëshmojë sa është e shëndosh bërthama e jonë shtetëformuese dhe sa dimë ta pastrojmë trupin etnik nga gjaku i prishur politik!” (Kim Mehmeti)