Janë të gjallë dhe kur kanë vdekur…

1313
Agim Jazaj 
Vitet ikin tutje. Njerëzit e kësaj sëre bëjnë tëhu. Në shtratin e tyre ruajnë njerëz, elita, shënojnë data, përcjellin dhe ruajnë në kujtesën njerëzore; ecje dhe ngecje. Në memorien e tyre njerëzit kanë skalitur: ata që i kanë drejtuar, në cilindo nivel të administratës, ata që kanë justifikuar besimin, “taksën” e qytetarëve, të cilët kanë vendosur “gurë” të skalitur, (jo të pa gdhendur si këta të sotmit në shumicë) për të ngritur shtetin, që po aspirojnë shqiptarët dhe po kërkojnë me pishë në gjithë harkun kohor të ekzistencës së tyre shqiptarët. Ata që kanë shpalosur vlerat, janë dhe nuk janë, por mbeten promotorë të fuqishëm frymëzimi për pasardhjen e tyre dhe fatkeqësisht kalojnë pa vëmendjen e duhur nga politika e ditës. Dhe kjo jo pa arsye; për të “venitur” yjet e ndriçuar dhe për të “lartësuar” yjet e venitur, për të trazuar miellin me krundet… 

Janë të gjallë dhe kur kanë vdekur, shënohen në përjetësi si; Ali Asllani: Kryetari i parë i bashkisë së Vlorës, Petro Marko: Luftëtar i Spanjës dhe shkrimtari me famë

Kontributi, sjellja dhe angazhimi i tyre në cilëndo fushë rrezatonin karakteret e forta, njerëzit që përfaqësojnë qytetarinë, kur personaliteti i tyre edhe i atyre që janë larguar ndoshta nga jeta dhe nga përfaqësimi; prushërojnë edhe në ditët e sotme të ”marra’’. Ata mbeten “meteor” për pasardhësit, ndan rrugëve të shënuar, si: Alberd Vërria, Adhurim Musaraj, Aleks Nikollori, Abdurrahim Çiraku, Arben Meksi, Baki Balili, Bardhosh Gaçe, Anest Bezhani, Sihat Tozaj, Skënder Kamberi, Qemal Balla, Tare Hamo, Xhebro Gjika, Remzi Ramo, Bexhet Ganaj, Cane Çaçi, Dasho Matodhashaj, Enver Memishaj, Esat Hasani, Gjinovefa Gabaj, Haxhi Dalipi, Halil Halili, Halil Leli, Hysni Leskaj, Përparim Shametaj, Lefer Çipa, Luan Muhameti, Lik Seiti, Llano Llanaj, Manxhar Binaj, Manush Zaçe, Tare Hamo, Meliha Doda, Mexhit Haxhiu, Metlli Deraj, Muhamet Tartari, Meleq Vela, Nestor Jonuzi, Xhevdet Kofina, Xhevair Rexhepi… 

Vlonjatët dhe jo vëtëm, kanë regjistruar edhe prokurorin “Di Pietro”; Ramadan Troci etj, si ata që zënë vend në faqet e librit “Bij të Vlorës” janë shumë e më shumë. Dhe… ata që zënë vënd në faqet e vlonjatve dhe më tej, janë të pa fund. 

Njerëzit e shquar,
Janë margaritar,
Vlorën kanë ndriçuar,
Vendi i ka thesar…

Politika me lider Kalanderët përgjatë këtyre 27 viteve e ka stacionin vetëm në dhënie dhe kurrë s’e kthen në marrje! Ka vetëm gojë e flet, bën sikur flet, por derdëllit! Nuk ka sy të shikojë dhe as vesh të dëgjojë, ka shënuar super rekorede kriminale, nga duhet të nis edhe dezinfektimi, me doza të forta, herbicite, nga administrata, fytyra reale e shëmtisë, e shpërfytyruar e shtetit dhe e shoqërisë; me rekorde kriminale dhe informale… 

Plot të pa lyrë,
Njerëz informalë,
Pa gjak në fytyrë,
Pa cipë në ballë… 
Me pishë, duke kërkuar
Grupe të vogla njerëzish, bashkësi dhe të vetmuar mbrëmjeve kemi “parë” nëpër kryqëzime rrugësh, me qirinj të ndezur në duar! Kanë kohë që kryejnë këtë ritual. “Në kërkim të kohës së humbur”, në kërkim të njerëzve të munguar. Kombe të mëdhenj, madje shumë të mëdhenj, por dhe shumë më të vegjël se sa ne, kanë ngritur shtete dhe qytetërime. Duke bërë krahasimin, mbetemi të fyer: Vet ne nuk dimë të zgjedhim dhe nuk i duam, ata që i vetzgjedhim. Ngjan se po mbetemi gjatë nëpër tunelin e errësirës. Për të dalë në rrugët e hapura, mungojnë udhërrëfyesit, po kërkojmë njerëzit, qytetarët, intelektualët e vërtetë. Këtyre grupeve, në kërkim të këtyre njerëzve, udhërrëfyes në vend, u janë bashkuar më herët edhe shumë nga ata emigrant të ndodhur jashtë vendit, diaspora e re dhe veçmas diaspora e vjetër shqiptare, njerëz të thjeshtë, të pajisur me vizione të reja, edukatë dhe kulturë bashkëkohore, ndoshta duke mos përfituar “statusin e intelektualit”, por më açik prijnë në kërkesat e përbashkëta, kanë vizione dhe frymëzojnë të tjerë, të përjashtuar nga e drejta fondamntale e votës, nga e drejta universale e përfqasimit. Kjo pseudo-elitë, e quajtur pa drojtje të tillë, nuk janë të paktë që arsyetojnë dhe aspak nuk e pranojnë se mungojnë intelektualët në radhët e shoqërisë dhe në pozicionet e administratës. Ata këmbëngulin se po; mungojnë qytetarët, mungojnë njerëzit, atdhetarët, por po mungon shumë gjatë fatkeqësisht edhe aksioni i tyre qytetar… Cilido në pozicion është sekondar dhe në jetë kalimtar! Ata nuk japin shëmbullin e njeriut të dhimshëm, ashtu siç e jep dhe e lë pa zhurmë e bujë edhe kryebashkiaku i Selenicës, Përparim Shametaj, ku shkon në çdo vatër, nga: Vërmiku e në Armen, nga Shkoza, Dushkaraku, në Vajzë, Brataj, Karbunar e Selenicë, aty ku ka rënë dhimbja, në çdo cep të hartës së bashkisë dhe jo vetëm, u lehtëson dhimbjet çdo njeriu, me shëmbullin e thjeshtë, të njeriut, të zgjedhur; me ndjeshmërinë, me kafenë e pirë, fjalët prekëse, paqetën e ngushëllimit, në lehësimin e dhimbjes!… Këtij modeli i heqim kapelen, respekti për ta nuk do të humbasë kurrë: “Tungjatjetën Vlerëmadhe! Dhe kjo nuk është pak: 

Kur në çdo metër,
Të thonë tungjatjeta,
Ke bërë goxha emër,
Ka lënë shije jeta…
Sigal