Gazeta Teelegraf/
Ismail H Xhaferri
Nëse je idealist
quhesh budalla
Jo mor jo ska ideale
Nuk ka më moral
Ka vetëm sahanlëpirës
Bashkë në një moçal
Jo mor jo ska ideale
Palo politikë
Qindra janë njerëzit e heshtur
Sepse kanë frikë
Jo mor Jo ska ideale
Ëndrra të mëdha
Nëse je idealist
Quhesh budalla
Jo mor Jo ska ideale
Politike e pistë
Smund të jesh hajdut me çizme
Dhe idealiste
Jo mor jo ska ideale
Rrugët janë të nxira
Për një kockë njeriu i shkretë
Shfaq 100 fytyra
Jo mor Jo ska ideale
Asgjë nuk na mbeti
Shumica e njerzve shkojmë
Nga vete pushteti
Jo mor jo ska ideale
Morali është kot
Se në një kope me ujqër
Delja
sjeton dot
Jo mor jo ska ideale
Sot diçka
nuk shkon
Sot
asnjëri nuk e thotë
Atë që mendon
Jo mor Jo ska ideale
Koha sduket mirë
Dhe shumicë e shqipëtarëve
Maske kanë në fytyrë
Jo mor Jo ska ideale
Ideali leshit
Qesh njeriu kur si qeshet
Ti bëjë qejfin shefit
Jo mor Jo ska ideale
Ndaj po qaj me lot
Po nuk i the derrit dajko
Nuk ushqehesh dot
Jo mor Jo ska ideale
Kohët na përqeshen
Turp kur thotë ndonjë ministër
Jam njeri i ndershëm
Jo mor jo ska ideale
Asnje nuk beson
Sot shumica janë bërë
Krejt kameleon
Jo mor Jo ska ideale
Ti shërbesh miletit
Shiten blehen deputetët
Si gjelat e detit
Jo mor Jo ska ideale
Askush tek ky vend
Më të ardhme ka gomari
Se
njeriu me mend
Jo mor Jo ska ideale
Të
gjithë lyejnë rrotën
Nuk ka dhe demokraci
Edhe të
blesh votën
Jo mor Jo ska ideale
Vetëm sharlatan
Dhe e majta dhe e djathta
Tok në një kazan
Jo mor Jo ska ideale
Morali u shkund
Se partitë dhe idealet
S’takohen gjëkund