Intervistë – Zyhdi Kroj: Ndëshkim me votë persekutorëve të ushtarakëve

514
Sigal

 

Flet Presidenti i Nderit i Shoqatës Kombëtare të
Ushtarakëve në Rezervë të Shqipëris
 


Dezdemona Porja

Vitet e
tranzicionit edhe për ushtarakët e liruar për nevoja të reformës në Forcat e
Armatosura kanë qenë tepër të vështira, sa për natyrën e ashpër të reformës,
por sidomos përqendrimet denigruese që ka mbajtur politika shqiptare dhe
qeveritë e dala prej tyre. Problematikat kanë qenë të ndryshme por më e mprehtë
ka qenë çështja e pensioneve të parakohshme,të pleqërisë dhe ato suplementare.
Por më shumë e ka rënduar situatën mungesa e vullnetit politik për zbatimin e
kuadrit ligjor por edhe tendenca tjetër që me ndryshimin e qeverive janë anuluar,
hamenduar e injoruar ligje, VKM dhe dy vendime të Gjykatës Kushtetuese. Për
sensibilizimin e opinionit, për prezantimin e shkeljeve dhe për dialog me
struktura Shtetërore duke u paraqitur atyre ide dhe alternativa për t’i
zgjidhur ato, një rol të veçantë ka luajtur edhe Shoqata Kombëtare e
Ushtarakëve  në Rezervë të Shqipërisë.
Për disa nga këto çështje i morëm intervistë Zyhdi Krojit, President Nderi i
kësaj shoqate.

Përse ushtarakët u gjendën befas me detyrime ndaj
shtetit?

 

Ushtaraket e
liruar asnjëherë nuk kanë patur detyrime ndaj sigurimeve shoqërore. Ata i kanë
shërbyer Atdheut dhe ky shërbim duhej shpërblyer sipas akteve ligjore dhe
nënligjore në fuqi. Por çudia ndodhi në fund të vitit 2009 kur qeveria Berisha
me një akt normativ ndryshoi formulën e llogaritjes së pensionit të parakohshëm  të përcaktuar po vetë me ligjin Nr. 80-87, dt
13.03.1996. Kjo në gjuhë juridike përkthehet në mohimin e një të drejte të
fituar më parë ose shkelje e parimit të sigurisë juridike. Pasojë e aktit
normative ishte ulja e masës së pensionit me 20-70 mijë lekë në muaj, kështu
ushtarakët u konsideruan debitor ndaj sigurimeve shoqërore. Me gjithë premtimet
e vazhdueshme të qeverisë Rama këtë vit qeveria miratoi një ligj për t’u
ndërprerë ndalesat në pensionet e ushtarakëve, afati i të cilit është shtyrë
disa herë dhe, së fundmi flitet, se do fillojë në tetor dhe do të përfundojë në
prill të 2017-s, çuditërisht ose djallëzisht ky afat përkon me fillimin e
fushatës elektorale, çka na bën të jemi pesimistë për zbatimin e tij.

A vijojnë ende proceset gjyqësore të ushtarakëve
ndaj strukturave të sigurimeve shoqërore?

Dhe pse është
folur për ndërprerjen e ndalesave në pensionin mujorë, ushtarakët që janë në procese
gjyqësore i kanë vazhduar ato. E përsëris se ne jemi të zhgënjyer nga
premtimet, caktimi i afateve e shtyrja e tyre sepse siç e theksuam përfundimi përkon
me fillimin e fushatës elektorale, por tashmë ne e njohim marifetin që përdor
politika për të marrë votat dhe besoj, se ushtarakët do t’i ndëshkojnë me vota
persekutorët e tyre.

Ligji i sapo miratuar nga Kuvendi, çfarë përmirëson
në trajtimin e Ushtarakëve?

Theksojmë se
ligji në fjalë veç ndërprerjes të ndalesave, asnjë lloj përmirësimi nuk sjell,
kështu edhe likuidimi i ndalesave nuk dihet kur zbatohet. Ndërsa shumë shqetësime
ende mbeten të pa zgjidhura siç janë gabimet me dashje dhe pa dashje  në llogaritje dhe rillogariten e pensioneve veçanërisht
të atij suplementar që është problematik për një numër të madh ushtarakësh. Në
janar të 2015-s u hoq tavani të pensionit të pleqërisë, çka u reklamua si
arritje, por që në fakt thelloi pabarazinë në masën e pensioneve të ushtarakëve
me parametra të njëjta por që janë liruar deri në fund të vitit 2014. Është
premtuar për rregullimin e pjesshëm të tyre por edhe kjo nuk ka ndodhur.

. nuk zbatohet e
drejta që u njeh statusi i ushtarakut për ekzaminim dhe kurimin në spitalin
Ushtarak ,” i ndjeri “ u shkatërrua plotësisht 
dhe ushtarakët e liruar lëngojnë ambulancave dhe farmacive me ilaçe të
skaduara.

Cilat janë disa nga veprimtaritë që zhvillon shoqata
juaj?

Shoqata jonë ka
kalendarin vjetor të veprimtarive i cili midis të tjerave përfshin mbledhjen e
organeve drejtuese (Këshilli Drejtues dhe Asambleja e Shoqatës) ku bëhen
analiza dhe shtrohen detyra, pjesëmarrjen në veprimtari Ndërkombëtare që
zhvillon CIOR (Konfederata ndër aleate e Oficerëve në Rezervë) ku shoqata jonë
është anëtare me të drejta të plota nga korriku 2009. Gjithashtu kemi
planifikuar të zhvillojmë një konventë me objekt, rolin dhe kontributin e
oficerëve në rezervë brenda strukturave rezerviste që priten të krijohen në
Forca të Armatosura

Në zgjedhjet e ardhshme cilën parti politike apo koalicion
do të mbështesin ushtarakët e liruar?

Në statutin e
vetë shoqata është përcaktuar e pavarur dhe pluraliste, kjo për faktin se në të
na bashkon profesioni dhe shqetësimet e përbashkëta që kemi. Ndaj në çdo
fushatë ne i kemi bërë thirrje anëtarësisë të votojë alternativën që preferojnë
dhe, në rastin kur ka kandidatura të dala nga radhët tona, vota do t’iu shkojë
atyre, pavarësisht subjektit politik që i propozon.