Intervista/Prof. Asoc. Dr. Marinela Sota: Studentët shqiptarë në mjerim, Mogerini “rrëmben” 21 mln euro fonde të BE-së për 100 studentë

Intervista/Prof. Asoc. Dr. Marinela Sota, lektore në Universitetin e Tiranës

Taksapaguesit shqiptarë nuk mund të paguajnë për student, që në fund të fundit nuk do t’í shërbejnë shoqërisë shqiptare (rasti i Universitetit Europian “Mogherini”)

Jakup B. GJOÇA

NOA

Prof. Asoc. Dr. Marinela Sota, Lektore në Universitetin e Tiranës në intervistën për gazetën TELEGRAF phon se votimi I nga PD-ja kandidaturës së PS-së për kreun e RTSH-së, do të ketë pasoja për atë vetë dhe shoqërinë. Lektorja Sota thotë se me Shoqëria Civile është politizuar, duke humbur rolin e saj dhe përdorimi I fondeve për të është jo transparente.   Ndërkohë, Lektorja Sota thekson se “Unë mendoj që kandidatura e Z.Shabani ishte tërësiht e pavend dhe e papërshtatshme në shumë aspekte. Përfshirja politike është një nga aspektet kundër”. Dhe konkretisht përmend “Deklaratën  e Endri Shabanit, Avokatit të Popullit se “Ilit Meta nuk është VIP, që të ketë drita në tualet”   mendoj që është tërësisht joprofesionale”.  Si Lektore në Universitetin e Tiranës, Prof. Sota thotë se “Arsimi në Shqipëri është shumë pak i financuar, më pak i financuari edhe në rajon. Një pedagog me titull “Profesor” në Shqipëri paguhet më pak se se një drejtor/e burgu”. Ndërsa për deklaratën e Kryeminisrit Rama, për një refpormë të re në Arsimin e Lartë, Prof. Sota shprehet:”Qeveria shqiptare është duke riparë këtë ligj dhe përsëri nuk ka fare transparencë se kush është grupi i punës, cilat janë vijat kryesore të ndryshimeve, që vlerësohen si të nevojshme, dhe si do të zhvillohet procesi i konsultimit.”

Ajo që ka ndodhur me shoqërinë civile në Shqipëri është e njëjtë me atë që ka ndodhur me sindikatat, janë politizuar në fillim dhe pastaj deligjitimuar në hapësirën publike. Ka një agjenci shtetërore, që financon shoqërinë civile, që është tërësisht e anshme poltikisht dhe fondet që menaxhon janë jotrasparente

Zonja Sota, a kemi Shoqëri Civile në Shqipëri, që të luajë rolin e saj në problematikën e sotme të Shoqërisë Civile?

Fatkeqësisht, në Shqipëri ka shoqëri civile të pazëshme. Ka shumë pak organizata që punojnë sidomos në fushën ekonomike dhe politike, që prodhojnë gjetje dhe rekomandime për përmirësime në këto fusha dhe që kanë rol lidershipi në diskutime apo politika të ndryshme. Unë mendoj, që ajo që ka ndodhur me shoqërinë civile në Shqipëri është e njëjtë me atë që ka ndodhur me sindikatat, janë politizuar në fillim dhe pastaj deligjitimuar në hapësirën publike. Kjo ka ndodhur nga të dyja palët, ka qënë ndërhyrje e politikës për të mos pasur konkurrencë, qoftë dhe ne diskutimin publik, dhe natyrisht nga vetë organizatat e shoqërisë civile, që kryesisht janë të lidhura me emra specifikë, të njohur apo të fshehur, të angazhuar më shumë me të majtën, për hir të të vërtetës, se me të djathtën. Pavarësisht se ka pasur përpjekje për të forcuar shoqërinë civile, me fonde dhe trajnime, ata mbeten, në përgjithësi në rolin e ekspertizës, që nuk prodhojnë alternativa ndaj politikë. Dua të veçoj këtu organizatat, që punojnë në fushën sociale, sidomos ato, që japin shërbime në komunitet, por, që ato janë tërësisht të pambështetura dhe në kushte mbijetese.

Unë mendoj që kandidatura e Z.Shabani ishte tërësiht e pavend dhe e papërshtatshme në shumë aspekte. Përfshirja politike është një nga aspektet kundër. Deklaratën  e Endri Shabanit, Avokatit të Popullit se “Ilit Meta nuk është VIP, që të ketë drita në tualet”   mendoj që është tërësisht joprofesionale

Zgjedhja dhe votimi i Endrit Shabanit, Avokat i Popullit do kompromentojë vet institucionin
A mendoni se Avokati i Popullit është avokati i problemeve, shqetësimeve të njerëzve, të organizmave shoqërore përballë pushtetit?
Avokati i Popullit, si institucion, është shumë i rëndësishëm në hartën e institucioneve të pavarura në Shqipëri. Këtu lind pyetja: a është i pavarur individi, që drejton këtë institucion aktualisht? Duhet thënë Jo. Parashikimi në Kushtetutë për përzgjedhjen e tij si dhe praktika e konsoliduar (me propozim nga opozita) deri para zgjedhjes së Z.Shabani, garantonin njëfunksionim të pavarur dhe shumë më profesional, gjë që nuk u respektua me zgjedhjen e fundit. Kjo zgjedhje mendoj se do kompromentojë edhe funksionimin e institucionit, përveç legjitimitetit të vetë Z.Shabani.
Ju keni qenë Drejtoreshë e Burgut të Grave dhe në  Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Si e gjykoni deklaratën e Avokatit të Popullit, që  ishPresidenti i Republikës në kushte antinjerëzore, konsiderohet si njeri i zakonshëm, ndaj nuk ka pse ankohet për kushtet antinjerëzore në qeli: Deklarata e Avokatitt ë Popullit: “Ilir Meta nuk është VIP, që të ketë të drejtën, që në banjon e qelisë të ketë llambë elektrike?”
Detyra dhe ndjeshmëria e Avokatit të Popullit duhet të jetë në mbrojtje të kushteve dinjitoze të jetesës në këto institucione, për cilindo të dënuar. Nuk e gjej këtë në deklaratën e tij dhe mendoj që është tërësisht joprofesionale.
Rastësi është që  kandidatura e Endrit Shabanit u votua në Parlament për Avokat i Popullit në 2026, edhe pse në 2025 ishte kandidat për deputet, kusht që bie ndesh me kriteret kushtetuese ?
Unë mendoj që kandidatura e Z.Shabani ishte tërësiht e pavend dhe e papërshtatshme në shumë aspekte. Përfshirja politike është një nga aspektet kundër, të tjera mund të përmendim mospasja e eksperiencës institucionale dhe padituria e tij për rolin kushtetues. Gjithsesi, kur flasim për drejtues të institucioneve të pavarura, ajo që është dhe bëhet më evidente gjatë funksionit të tyre është që sa më legjitime të jetë zgjedhja e tyre, aq më i përmbushur është roli i tyre dhe e kundërta.
Rastësi është që vetë Endrit Shabani është një aktivist sorrosian dhe  kjo “CV” i dha mundësinë politike të përzgjidhej si kandidat dhe paskëtaj të votohej nga deputetët rilindas   për Avokat i Popullit? Ndërkohë kryetari i PD-së Berisha bën luftë politike kundër Sorroizmit në Shqipëri?
Ajo që mund të them në këtë rast dhe që vjen logjikisht si përfundim është që Z.Shabani ishte i përzgjedhuri i mazhorancës dhe votimi i tij ishte arbitrar. PD ishte tërësisht e papregatitur për zgjedhjen e Avokatitt të Popullit dhe gaboi me mbështetjen e Z.Shabani deri në seancë parlamentare. Gjithë justifikimet e mëpasshme ishin të panevojshme dhe ndoshta të pasinqerta.

A ka transparencë nga Shoqëria Civile, se ku përdoren fondet me miliona euro, që përfitojnë nga ambasada të akredituara në Tiranë dhe organizma ndërkombëtarë?

Po, është dhënë një mbështetje në vite për shoqërinë civile. Donatori më i madh ka qënë Bashkimi Evropian, por edhe shtete të ndryshme, OKB me programet e saj, si dhe donatorë privatë nëpërmjet fondacioneve, si psh. Fondacioni për Shoqërinë e Hapur (i ashtuquajturi Fondacioni Soros). Çfarë ka prodhuar kjo mbështetje? Ka prodhuar një shoqëri civile të përzgjedhur në kuptimin e emrave të drejtuesve dhe fuqisë së fondeve të mëparshme, ka prodhuar tkurrje të organizatave, që janë grupime qytetarësh, që nuk sigurojnë dot fonde si dhe një shoqëri civile që varet nga fondet, pa i mundësuar, që të rritet vetë dhe të ketë zë të pavaruar. Ka një agjenci shtetërore, që financon shoqërinë civile, që është tërësisht e anshme poltikisht dhe fondet që menaxhon janë jotrasparente. Transparenca është e domosdoshme për të siguruar besimin e publikut për të gjitha organizatat, qofshin institucione apo organizata të shoqërisë civile, por, nëse institucionet shtetërore nuk bëjnë publike organikat e tyre, raportet vjetore të detajuara, pyes pse do ta bëjë shoqëria civile? Ka një lidhje në këtë aspekt, transparenca e institucioneve shtetërore do të ndikojë pozitivisht edhe transparencën e shoqërisë civile.

Kush i zgjedh aktivistët dhe drejtuesit e Shoqërisë Civile dhe a është transparente llogaridhënia e punës së tyre?

Aktivist i shoqërisë civile bëhesh, nuk përzgjidhesh, si parim. Pastaj meritokracia duhet të aplikohet edhe në këto organizata, por fenomeni që shohim me partitë politike me kryetarë të përjetshëm, është prezent edhe në shoqërinë civile. Përgjithësisht organizatat janë të identifikuara me emra të caktuar dhe jo me kauza apo fusha specifike. Megjithatë, përgjithësimi nuk përfshin raste të veçanta, por kjo është pamja aktuale e shoqërisë civile, sipas meje, në Shqipëri.

Konkurset janë shumë të diskutueshme, organikat nuk janë transparente, buxhetet janë të ngarkuara me shpenzime operative ose investime dhe në fakt ka pak mbështetje për studentët, procesin e mësimdhënies dhe pothuajse aspak për kërkimin shkencor

E padrejtë, që taksapaguesit shqiptarë, të financojnë studentët e Universitetit “Mogherini” në Tiranë
Zonja Sota, kriteri i MERITËS sa zbatohet në universitetet tona publike në emërime?
Nuk zbatohet. Konkurset janë shumë të diskutueshme, organikat nuk janë transparente, buxhetet janë të ngarkuara me shpenzime operative ose investime dhe në fakt ka pak mbështetje për studentët, procesin e mësimdhënies dhe pothuajse aspak për kërkimin shkencor. Universitetet që nuk gjejnë skema punësimi për të mbajtur studentët e shkëlqyer apo financuar doktorantët e tyre, për të mbështetur pjesëmarrjen në konferenca të profesoratit apo mbështetjen e tyre për artikuj shkencorë, janë të destinuar të plaken dhe të vdesin. Por këtu, nuk e kanë fajin vetëm universitetet, por edhe financimi që u bëhet universiteteve, që është më e ulëta në histori dhe struktura e buxhetit, që nuk është specifike për institucione të tilla.
A mendoni se ka MERITOKRACI në dhënien e titujve akadamikë nga institucionet universitare në Shqipëri?
Dhënia e titujve akademikë është aplikuar sipas rasteve specifikë, dmth emrave specifikë. Unë di raste, që kanë marrë titullin “Profesor” duke bërë akrobacira në interpretimin e ligjit, ashtu si kam kolegë, që e kanë merituar dhe janë më shumë se të barabartë me kolegët e tyre kudo në në botë.
A mendoni se qeveria (cilado ngjyrë politike në pushtet) akordon shumën financiare për Arsimin në Shqipëri?
Arsimi në Shqipëri është shumë pak i financuar, më pak i financuari edhe në rajon. Një pedagog me titull “Profesor” në Shqipëri paguhet më pak se se një drejtor/e burgu, sipas strukturave të pagave që ka miratuar qeveria, dhe një pjesë e pagës së tij paguhet nga të ardhurat e siguruara nga studentët. Kjo tregon lakuriq sesa i pafinancuar është arsimi i lartë dhe arsimi në përgjithësi.
Ju, si mendoni, pse shumica e fondeve të qeverisë për Universitetet publike, shkon për Universitetin Europian, që ka hapur MOGERINI në Tiranë, (siç e dini, ky aktivitet i Mogerinit hetohet penalisht për KORRUPSION nga Prokuroria e Bashkimit Europian rreth 21 milionë euro, nga e cila përfitojnë vetëm 100 studentë me bursa sorrosianë?
Unë jam pro institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, patjetër edhe universiteteve. Problemi këtu qëndron që financimi për këto institucione nuk mund të vijë nga taksapaguesit shqiptarë, pra fondet e buxhetit të shtetit, ku përfshihet godina dhe funksionimi i këtij institucioni. Taksapaguesit shqiptarë nuk mund të paguajnë për student, që në fund të fundit nuk do t’í shërbejnë shoqërisë shqiptare, ne mund të themi që e kemi financuar sado pak arsimin e lartë, kur të jetë pa pagesë për të gjithë studentët shqiptarë, pa përjashtim. Logjika e do, që arsimi është e drejtë, jo privilegj, dhe nga ana tjetër, prindërit e studentëve shqiptarë paguajnë taksa këtu dhe duhet të trajtohen me përparësi.
A dini gjë, me çfarë kritere përzgjidhen studentët që studiojnë në Universitetin Europian në Tiranë, ku rektore e këtij universiteti në Bruksel është Mogerini?
Nuk e njoh procesin e funksionimit dhe përzgjedhjes së studentëve në këtë universitet dhe mesa di unë, Znj. Mogerini ka dhënë dorëheqjen që në fillim të hetimit për të, shembull, që të paktën duhet konsideruar si pozitiv në kontekstin shqiptar.
Pse studentët në universitetet tona publike paguajnë lekë për të ndjekur studimet universitare, kur në universitetet publike, si për shembull në Greqi, studimet janë falas, madje edhe librat janë falas?
Studentët në Shqipëri paguajnë tarifa studimi, që në fakt unë do të doja, që Arsimi i Lartë të konsiderohej e drejtë dhe të ishte pa pagesë. Fola pak më lart për këtë. Qeveria duhet të pranojë që studentët bashkëfinancojnë sistemin e Arsimit të Lartë në Shqipëri, ky është fakt. A kemi mundësi që ta financojmë në këtë mënyrë studentin? Po, kemi. Pse nuk e bëjmë, është çështje e prioritizimit të fushave nga qeveria, Arsimi i Lartë nuk është prioritet.
Pse universitetet publike janë kthyer në qëndra të rekrutimit të patronazhistëve partiakë, nga pedadogët e “partisë”?
Nuk mund të them që universitetet janë qendra rekrutimi për individë të përfshirë në veprimtari të paligjshme, sipas meje, i ashtuquajturi patronazhim. Universitetet vazhdojnë të kenë kapacitete të larta në trupat e tyre akademikë, të cilët janë të pambështetur dhe të panjohur për shoqërinë, për fatin tonë të keq. Shërbeu për një imazh negativ në publik, gjë që ishte shumë e gabuar, sulmi që u bëri kryeministri aktual universiteteve, para reformës së 2015-ës me ligjin për Arsimin e Lartë, që tani mund të themi që ka qënë shumë e pamenduar.
Cili është mendimi juaj për Reformën e deritanishme në Arsimin e LARTË, që ndërmori qeveria e Rilindjes?
Mendimi im për ligjin e 2015-ës ka qënë dhe mbetet kundër në pjesën më të madhe të tij. Patjetër që universitetet kishin nevojë për një reformë, por koncepti i reformës u drejtua nga parime të diskutueshme dhe i mbështetur vetëm në një model anglo-sakson dhe jo te modeli kontinental i Evropës, duke e konsideruar arsimin si mall dhe jo si e drejtë. Grupi i punës i atëhershëm ishte shumë i diskutueshëm sa i përket eksperiencës në reforma dhe njohjen e mirë të realitetit shqiptar. Qeveria shqiptare është duke riparë këtë ligj dhe përsëri nuk ka fare transparencë se kush është grupi i punës, cilat janë vijat kryesore të ndryshimeve, që vlerësohen si të nevojshme, dhe si do të zhvillohet procesi i konsultimit. Kam frikë se do të ndodhemi përsëri, si në 2015-ën, para faktit të kryer, me një projektligj në parlament dhe pa asnjë vullnet për ta diskutuar paraprakisht.
Çfarë arritën deri sot studentët me protestat e tyre massive, (para 5 vitesh?
Studentët arritën shumë pak me protestën e tyre. Të vetmen gjë që arritën ishte të bëheshin shembull dhe të tregonin forcën e tyre, të pakrahasueshme me asnjë pjesë tjetër të shoqërisë, për të kërkuar ndryshime. Qeveria bëri premtime, shumë pak prej të cilave I mbajti. Në lidhje me ndryshimin e ligjit apo nevojën e studentëve për të marrë pjesë në jetën universitare, nuk pati asnjë ndryshim. Megjithatë unë vërej që pas protestës së studentëve, ata/ato merren më seriozisht në mjedisin universitar.

A mendoni, se politika ka ndikim në veprimtarinë e Shoqërisë Civile? A politizohet, paskëtaj veprimtarina e Shoqërisë Civile, në dobi të interesave partiake?

Politika gjithmonë ka pasur ndikim te shoqëria civile, gjë që duhet të ishte e kundërta. Në një shoqëri demokratike, secili ka vendin e vet dhe shoqëria civile, universitetet, figura të rëndësishme të fushave të vecanta e ndikojnë politikën, tek ne është pak ndryshe. Unë mendoj, që kjo ka ardhur jo vetëm si pasojë e dëshirës për ndikim të politikës, por edhe e dëshirës së shoqërisë civile për të qënë gjithmonë “politikisht korrekt”, gjë që është tërësisht e pamundur dhe në fakt, del kundër misionit të shoqërisë civile në shoqëri.

Arsimi në Shqipëri është shumë pak i financuar, më pak i financuari edhe në rajon. Një pedagog me titull “Profesor” në Shqipëri paguhet më pak se se një drejtor/e burgu. Unë di raste, që kanë marrë titullin “Profesor” duke bërë akrobacira në interpretimin e ligjit

A mendoni se Shoqëria Civile në Shqipëri ka autoritet tek njerëzit e thjeshtë  dhe shtresat  shoqërore dhe a drejtohen ata tek Shoqëria Civile për ndihmë dhe përkrahje?

Dua të shpreh se vlerësoj shumë kontributin e organizatave të shoqërisë civile në fushën e shërbimeve sociale dhe disa dhe në fushën shëndetësore. Ka organizata, që punojnë në komunitet me sakrifica të jashtëzakonshme për të mbijetuar, por që ofrojnë shërbime të domosdoshme për individët dhe familjet, që do duhej të mbështeteshin nga shteti dhe, që në fakt janë vetëm me ndihmën e këtyre organizatave. Komuniteti për këto organizata ka respekt dhe mirenjohje për punonjësit e tyre. Mund të përmend shoqatën Ryder-Shqipëri, që ofron shërbime për të sëmurët në fazë terminale, si dhe të moshuarit e vetmuar. Aktivitetet e tyre shpesh janë të realizuara nga vullnetarë dhe janë pothuajse të padukshëm, vetëm kur ke nevojë kërkon dhe gjen kontaktet e tyre.

PD-ja, gjithashtu, zgjodhi dhe votoi Bordin e RTSH-së, ku ka nga ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Pse kjo dashuri me spiunët e  Diktaturës, kur sot ka pedagogë dhe të rinj,  që mund ta bëjnë shumë mire këtë  role, dhe për më tepër, bashkuan votat për kandidaturën e PS-së.

Nuk e di pse ndodh kjo, por mund të them që politika e përzgjedhjes së figurave në detyra apo promovimi i individëve të të veçantë nga ana e PD-së, shpeshherë është e gabuar dhe për fat të keq me pasoja për atë vetë dhe për të gjithë shoqërinë.

Faleminderit!