Hyqmet Zane: Mitet antishqiptare të fqinjëve dhe pabesia europiane

559
Sigal

Mitet janë në tërësinë e tyre koncepte që  përmbajnë simbole të cilat zakonisht kanë shumë kuptime. Miti në kulturat e caktuara zakonisht trajton çështjet që kanë të bëjnë me origjinën e botës, apo se si bota dhe krijuesi i saj, e solli në ekzistencë.  Varet nga përdorimi dhe këndvështrimi  i miteve që të bëhen të besueshme apo jo. Ka popuj dhe kombe që i përdorin mitet si mundësi për të justifikuar veprimet e bëra me intriga dhe qëllime jo të mira dhe për të fshehur të vërtetat. Mitet më shumë krijohen për të bërë që në një kohë të caktuar të besohet ajo që nuk është  e vërtetë, ose ka një të vërtetë të manipuluar për interesa të kohës kur përdoret..

Mjeshtëria greke e krijimit të miteve për të mashtruar njerëzimin, njihet që nga lashtësia dhe që i ka shërbyer asaj për të qenë një shtet agresiv për interesat e veta shumëplanëshe. Nga cilat parime filozofike është udhëhequr në këtë udhëtim shekullor, kjo është çështje e intrigës si karakter dhe shpirtit të pabesisë që e ka të njohur botërisht. Por njerëzimi si njerëzimi, beson të sotmen dhe haron të shkuarën ose beson atë të shkuar që i serviret me çdo mjet nga mitbërësi. Kur sot dalin shkencëtarë e studiues që thonë ca të vërteta, Greqia zyrtare shqetësohet dhe bën edhe vepra eleminimi fizik me forma dhe metoda që bënte ndaj mësuesve dhe shqiptarëve antigrekë,  apo “bombardimet” me mallkime kishtare dhe të pavërteta, se dihet që u pëlqen filozofia “gënje, gënje se diçka do mbetet”.

Por të themi që krijimi i miteve veçanërisht nga grekët, ka qenë edhe çështje e ekzistencës së tyre duke qenë se janë të ardhur dhe për t’u bërë të besueshëm, kanë krijuar mitet e tyre të historisë, të luftrave dhe përdorimit të tyre në çdo kohë. Që nga Homeri dhe Lufta e Trojës, grekët i kanë shndërruar  në mite greke, kur nuk kanë qenë të tilla dhe që janë provuar se janë pellazge dhe autoktone  të vendbanimeve të lashta që sot banojnë shqiptarët. Edhe luftrat e kapedanëve arv anitas,  grekët i manipuluan dhe nuk thanë asnjëherë që ishin shqiptarë, veç kur njeri apo tjetri personalitet  në Greqi e pohon publikisht faktin se është arvanitas.

Me të njejtën monedhë veprojnë edhe serbët, duke qenë se edhe ata janë të ardhur nga stepat ruse si pushtues të hapësirave jugore më të ngrohta, në mesjetën e errët të barbarisë.  Atyre u duhej të bënin vendqëndrimin e tyre me krijimin e miteve që të bëheshin të besueshëm duke përdorur  çdo mjet për të justifikuar qëllimin. Dhe të gjithë këto ata i bënin përkundër vendasve që ishin ilirët dhe arbërit, sot shqiptarët.  Vetë studiuesit grekë e serbë që kanë thënë të vërtetat e tyre historike,  e kanë cilësuar këtë fakt që u duheshin mitet që të quheshin vendas që kushdo t’i pranonte mitet e tyre dhe të thuhej se ata ishin dhe gjithçka tjetër nuk ekziston.

Kur Elena Gjika, nga Parga e Çamërisë në kohën e vet, në fund të shekullit të 19-të, kur ishte në hapësira me liderët europianë  të kohës pohoi me një  moment dëshpërimi  se “ç’t’i bëj popullit tim unë, që nuk shkruan historinë e vet”, pa tjetër që njëherazi ishte edhe një protestë dhe tërheqje veshi për bashkëkombasit e vet që të shkruajnë historinë e tyre, se po na e mbysin mitet antishqitpare, edhe pse legjendat dhe historia shqiptare është e kënduar në balada dhe trashëgohej brez pas brezi. Mendohet se brenda kësaj thënieje të Elena Gjikës, ishte edhe një protestë ndaj europianëve që abuzonin me shqiptarët dhe u mohonin historinë që nga lashtësia, aq më tepër që kombi i kësja shqiptareje të mençur, kishte nxjerrë një nga gjeneralët si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që u bë parzmore e qytetërimit europian,  dhe Europa e anashkalonte me qëllime të mbrapshta.

Është e njohur për Luftën e Fushë Kosovës ku serbët pësuan një humbje në betejat e tyre në fund të shekulli të 14-të, ata e konsiderojnë si një datë historike duke krijuar mitet e tyre, edhe pse nuk ka asgjë të vërtetë me vendqëndimin e tyre. Po kështu, edhe grekët bënin luftra për territore në tërësinë  tokësore të shqiptarëve dhe më pas kërkojnë memoriale për ushtarët e vrarë, duke krijuar mitet e vendit të tyre në një kohë që nuk kanë asnjë lidhje me vendin ku kanë luftuar si pushtues.

Për më shumë,  grekët në shekullin XX krijuan mitin e akuzës ndaj popullatës së Çamërisë si “bashkëpunëtorë  me pushtuesit” gjatë Luftës II Botërore, për të bërë spastrimin etnik shqiptar nga trojet e tyre si qëllimi  i “zgjidhjes përfundimtare”,  siç ka pohuar prof.dr. Sami Repishti në një studim të tij. Ishte “zgjidhja përfundimtare” e sanksionuar  në Megaloidenë e vitit 1840, si një operacion historik antishqiptar që i qëndrojnë besnik. Për të arritur qëllimet e tyre, grekët e kanë në genin e tyre përhapjen e miteve për të akuzuar popujt e tjerë, veçanërisht çamët shumë kohë më parë se të bënin spastrimin e 1944-1945, këtë mit fyes e kanë pohuar edhe vetë studiuesit grekë që në vitet ’20,  me qëllim realizimin e largimit me çdo mjet të autoktonëve.

Këto mite vazhdojnë nga Serbia,  edhe kur vjen fjala për të pranuar pavarësinë e Kosovës duke krijuar mitin e pronësisë mbi territorin shqiptar,  të përvetësuar  pas Konferencës së Londrës më 1913.  Duhet thënë se të gjitha këto mite të krijuara kohë pas kohe nga greko-serbët,  kanë pasur edhe mbështetjen e fuqive europiane. Ruso–francezët kanë qenë mbështetësit e Serbisë dhe Jugosllavisë,  të cilët kanë lobuar për të mbrojtur mitet antishqiptare të Serbisë, për shkak edhe të mungesës  së funksionimit të shtetit kohë më parë se të vinte Pavarësia e Shqipërisë më 1912. Ndërkohë që e njejta metodë është përdorur edhe nga grekët që kanë pasur mbështetjen angleze në realizimin e qëllimve të tyre antishqiptare, nga ana tjetër shqiptarët, veçse mbeteshin me gisht në gojë nga copëtimi teritorial.

Sa do të doja që, pa u zgjatur në shtjellimin e veprave me mite që kanë përdorur serbët e grekët, t’i referohesha Aleksandër Lambert  që ka pohuar në kohën e tij se “Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar  tokat e Greqisë, të Serbisë dhe Malit të Zi në kurriz të shqiptarëve. Asnjera nga Fuqitë e Mëdha Evropiane , nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. ata u lanë në baltë nga të gjithë”.

Ne kemi mitet tona jo si të pavërteta, por si legjenda që janë të bëra, ndaj dhe janë thënë dhe janë trashëguar ndër shekuj dhe kohë pas kohe ndër breza. Për këtë dua të besoj një këshillë që jep një shqiptar i nderuar kur sugjeron “Përpiqu ta mbash të kallur zjarrin e votrës që e ndezën të parët e tu, sepse prushi i tij do t’i ngrohë … ndërsa flaka e tij do t’i ndriçojë … pasardhësit e tu! …”