Hyqmet ZANE/Kur do t’i kërkohet të falur kombit shqiptar për Konferencëne Londrës?

844
Sigal

Konferenca e Londrës dhe padrejtësia që kërkon të mohohet.  

Paradisa ditësh,  një lajm i veçantë kaloi në media shqiptare,  kur,  siç shkruante Afrim Krasniqi në opininin e tij,  “Markus Burger,  qytetar gjerman,  vjen në Shqipëri dhe nderon viktimat e Luftës së Dytë Botërore në Borovë.  Arsyeja: babai i tij ishte ushtar në ushtrinë gjermane të Hitlerit dhe pjesëmarrës në vrasjet masive të 6 korrikut 1943 në Borovë.  Atë nuk e ka detyruar askush të vijë dhe të flasë,  përveç ndërgjegjes së tij.  Ai nuk ka asnjë detyrim ndaj banorëve të sotëm të Borovës,  por sillet,  reagon,  flet dhe të bind se ka ardhur të kërkojë ndjesë për diçka për të cilin nuk ka pasur as dijeni,  as lidhje direkte.  Babai ishte ushtar,  zbatoi urdhër dhe nuk është fajtori direkt,  sidomos në kohë të çmendur lufte.  Gjithsesi,  midis babait dhe viktimave zgjedh viktimat kur shprehet se “nuk jam këtu të zvogëloj dhimbjen dhe keqardhjen.  E vetmja gjë që unë jam i aftë të bëj,  është që ta ndaj këtë përkujtimore me ju dhe t’ju kërkoj falje për atë që ka bërë babai im këtu”.  Janë fjalë humane,  njerëzore,  dinjitoze të një qytetari gjerman,  evropian,  të lirë dhe me integritet të lartë moral”.  E bukur dhe e gjetur,  e saktë dhe e vërtetë,  një shëmbull që duhet të jetë një memorial për të gjithë ata që kanë bërë krime ndaj këtij populli,  po aq sa edhe vetë diktatura dhe trashëgimtarët e tyre duhet të kërkojnë falje për krimet që i bënë këtij populli.

Kur mora vesh se ish kryeministri anglez Toni Bler do të jetë këshilltari personal i Edi Ramës në cilësinë e kryeministrit të ardhshëm,  përnjëherë vetiu më erdhi në mednje një fakt se pikërisht në këtë muaj 100 vjet më parë u vendosën fatet e kombit shqiptar që të ndahej në 6 pjesë.  A do të bëjë një xhest të tillë,  të kërkojë të falur ky përfaqeësues i shtetit anglez që ka qenë kryeminustër për disa mandate? Ende nuk di gjë,  por për hir të së vërtetës,  po bëj me dije faktin që,  nëse një gjerman i thjeshtë vjen një ditë të bukur pas 70 vjetësh që tu kërkojë falje një fsahti dhe në tërësi shqiptarëve për një vrasje me 100 viktima,  Konferenca e Londrës kreu një krim shekullor dhe vrau një komb të tërë për 100 vjet.  “History repeat it self”;  (Historia përsëritet) na mëson historia që e thotë anglishtja e Toni Bler.
Historia
Para se të vinte 29 korriku 1913 kur diplomacia evropiane foli në Konferencën e Londrës,  duke i marrë tokat e shqiptarëve në Veri,  në Lindje dhe në Jug,  duke ua dhënë ato fqinjëve,  tragjeditë antishqiptare të fqinjëve tani e lanë me gjak atë Konferencë.  Ishte koha kur grekë e sebë kryenin njera pas tjetrës aktet e shfarosjes masive të poipullatës vendase,  si dorë e lirë që u la mendjelehtësia europiane këtyre antishqiptarëve.  Njëherazi pas kësaj Konference në fakt do të shkaktoheshin luftëra të përditshme ndaj atyre shteteve nga aan e shqiptarëve për të mbrojtur tokën e tyre.  Këtë fakt e ka dhënë dukshëm edhe G. Villiams në librin “Shqipatrët”-në botimin e vitit 1934 në Tiranë,  bnë faqe 37.
Përfaqsuesit e shtetit shqiptar në Londër (kryenegosiatori Rasih Dinon,  djali i Abedin Pashë Dino,  Mehmet Konicën dhe Filip Nogën) e bënin me dije Evropën se kombi shqiptar edhe në të kaluarën, ka dhënë prova të mjaftueshëm për bujarinë e koncepteve të tija politike.  Tek shqiptarët interesi kombëtar është paravendosur gjithmonë mbi terren sa dhe sa konflikteve dhe luftërave fetare. Në mbyllje të kësaj parashtrese thuhej tekstualisht :”Populli shqiptar është i lindur,  qe në rregullimin e konfliktit të sotëm,  Fuqitë e Mëdha nuk do të lënë pas dore shqyrtimin e pikave të ngritura në këtë Memorandum dhe nuk do të jenë aspak të pavëmendshëm kundrejt kërkesave të drejta të një kombi të denjë për një fat më të mirë…” (A. Q. SH. Tiranë-fondi 245,  viti 1913,  dosja 11-19,  fleta 34 ) Mid’hat Frashëri, në librin e vet “Shqiptarë dhe Sllavë”,  përpos të tjerave shkruan përpikmërisht ; “A mund të merret me mend që Shqipëria e kufizuar nga Konferenca e Londrës më 1913, të jetë një Shqipëri e shëndoshë dhe solide ? Asaj i janë privuar tokat më të mira që kishte, fushat më të bukura,  qendrat më të rëndësishme dhe i janë shkëputur dy të tretat e popullsisë.  Tokat pjellore të Janinës dhe Prevezës,  kullat e famshme të Çamërisë, iu dhanë Greqisë…” (Mid’hat Frashëri”Shqiptarë dhe Sllavë” botuar në frengjisht në Lozanë-Zvicër më 119, dhe në shqip në Tiranë 1997,  faqe 61) Pikërisht në këto momente kur dihej se çfarë përfundimesh do të sillte Konferenca e Londrës,  27 marsi 1913 i dha vulën e fillimit padrejtësive së diplomacisë europiane,  sa andartët grekë bënë masakrën e Prroit të Selanit ku u therën si bagëtia 72 krerët e Çamërisë,  që do të vazhdonte vit pas viti e kohë pas kohe deri edhe sot e kësaj dite që Greqia juridikisht është në luftë me Shqiëprinë.   Në një prononcim të tyrin anëtarë të komunitetit çam nga Paramithia,  ku edhe u bë masakra e parë greke ndaj shqiptarëve,  Nexhat Merxhushi dhe Mehmet Minga e kanë cilësuar këtë si “masakra e pashembullt e Selanit,  për shkombëtarizimin dhe spastrimin etnik të popullsisë çame” është një letër që hedh dritë mbi skenarin ogurzi të shfarosjes së krerëve çamë,  drejtuar komandës italiane në Paramithi më 1917.   Për realizimin e misionit të helenizimit,  të shkombëtarizimit dhe spastrimit etnik sipas “Megali Idesë,  pas ndarjes së kufijve në vitin 1913,  një ushtri me grekër,  e organizuar dhe e maskuar me njerëz civilë (banda andartësh),  u dërgua në Çamëri dhe në thellësi të territorit shqiptar,  ku bëri krime e masakra të llahtarshme,  duke vrarë e duke djegur.  Për këto krime dëshmon historiania dhe shkrimtarja angleze Edit Durham në librin “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike”.  Ka mbetur proverbiale thënia kur një gjyshe sheh një fëmijë që vrapon shumë dhe nga meraku që ka se mos rrëzohet dhe vritet,  i thotë “ç’ke more bir që vrapon kështu sikur të ndjek greku prapa”,  çka nuk ka nevojë për koment.  Ndoshta për këto fakte dhe për atë se Paramithia u bë djepi i atdhetarizmit,  por edhe i masakrave,  ajo mund të quhet me plot gojën si “qyteti i genocidit grek”.  100 vjet më parë u vranë 72 krerët e Çamërisë dhe Konferenca e Londrës u bë parathënia e asaj fatkeqësie,  duke i përfunduar punimet më 29 korrik 1913.  Mostrajtimi zyrtar,  mospërmendja dhe moszgjidhja me konsidenrimin si një masakër tipike dhe si shkelje flagrnte e të drejtave të njeriut,  ndoshta do të bindëte edhe vetë Toni Bler që të bënte një gjest moral për të kërkouar falje edhe në emër të kryeqytetit të vendit të tij ku u zhvillua kjo konferencë famëkeqe dhe ogruzezë për shqiptarët,  por falje edhe në emër të viktimave që pasuan gjatë dhe pas asaj konference.  Ai i pa me sytë e tij pasojat e Konferencës së Londrës më 1999 në Kosovë,  çka kam të drejtën ta dyfishoj kërkkeesën për faljen publike
Konferenca e Londrës
Diplomacia mendjelehtë evropiane, duke marrë tokat e shqiptarëve në Veri. Lindje dhe Jug dhe duke ua dhënë ato fqinjëve të tyre, në fakt do të shkaktojnë luftëra të përditshme ndaj atyre shteteve”.  Ndërsa sa u përket kufijve, deklarimi i përfaqsuesve të Qeverisë së Vlorës ishte tejet i vendosur : “Kufijtë që ne kërkojmë, janë ata që duhen shënuar duke ndjekur një vijë ndarëse, duke u nisur nga kufijtë e sotëm të Mbretërisë Malazeze dhe duke përfshirë veçanërisht, me gjithë rrethinat përkatëse,  qytetet e Pejës,  Mitrovicës,  Prishtinës,  Shkupit dhe Manastirit deri në Meçovë, duke u ruajtur këtyre kufijve e sotëm deri në Prevezë.  Duke kërkuar këtë caktim kufijsh, populli shqiptar synonte vetëm qëllimin për të mbajtur me fqinjët e vet marrëdhënie sa më të përzemërta aq edhe të qëndrueshme. Pavarsisht nga çështjet etnike gjeografike dhe historike që ndikojnë në favor të këtij caktimi të arsyeshëm, është e nevojshëm se duke e zvogluar atë dhe duke e ngushtuar përtej kufijve të natyrshëm të saj, Evropa do të rrezikonte vënien e shtetit shqiptar në një pamundësi materiale për tërë jetën e vet, duke mos pasur kështu, në pikpamje ekonomike burimet e domosdoshme për zhvillimin e tij normal” (A. Q i shtetit-Tiranë, Fondi 245,  viti 1913,  dosja 11-19,  fleta 34).  Ndoshta zoti Bler duhet të dijë se kombi shqiptar ekziston jo se në krye të qeverisë pas shtatorit do të jetë Edi Rama,  por ka ekzistuar që nga lashtësia me pellazgët dhe Pirron e Epirit e deri tek Ilirët e më pas Dardanët e kështu deri në ditët e sotme,  ashtu si edhe para 100 vjetësh kur u bë Konferenca e Londrës.  Ky komb do të ekzistojë edhe pas Edi ramës dhe historia nuk fal,  sepse “History repeat it self”; (Historia përsëritet).   Kështu në një protestë që populli i Lushnjës, i dërgonte Ser Eduard Greit,  në ato momente,  për më tepër,  ndër të tjerave thuhej : “Nga gazetat merret vesh se në çamëri,  e cila si nga pikpamja e gjuhës ashtu edhe nga traditat kombëtare dhe sidomos nga pikpamja e jetesës si dhe pozita historike dhe gjeografike është padyshim Shqiperi, po caktohet një kufi që nuk është në interes të dy qeverive dhe do të shkaktojë shkatërimin dhe zhdukjen e këtij vendi… Të drejtat e Shqipërisë që egzistojnë brez pas brezi në këtë vend nuk mund të mohohen dhe nuk është e drejtë që populli i çamërisë të zhvishet dhe të veçohet nga vendi ku e lidh gjaku dhe gjuha.  Kjo gjë godit rëndë popullin e Shqipërisë së Jugut dhe natyrisht do të shkaktojë ngatëresa të përhershme, të cilat Fuqitë e Mëdha kërkojnë t’i evitojnë. Nën përshtypjen e keqe të këtij lajmi, populli i madh e i vogël padyshim feje, sot u mblodh
në një miting dhe i drejtohet konferencës,  duke iu lutur me lot zie në sy, që Çamëria e cila banon një pjesë me rëndësi të Shqiptarëve dhe që sot po vajton nën këmbët e dërmuese të armikut, të lihet brenda në kufi të Shqipërisë së Jugut” (Arkivi Qendror i shtetit –Tiranë. Fondi 245,  dosja 11-19,  faqe 67 ).  Në mënyrë shumë të përmbledhur, në librin e vet “Shqiptarët”, lidhur me precedentin e copëtimit të Shqipërisë në Londër, Villiams do të shprehej ;”Diplomacia mendjelehtë evropiane,  duke marrë tokat e shqiptarëve në Veri. Lindje dhe Jug dhe duke ua dhënë ato fqinjëve të tyre, në fakt do të shkaktojnë luftëra të përditshme ndaj atyre shteteve”.  (G. Villiams “shqipatrët”-Tiranë 1934,  faqe 37).  Që “History repeat it self”; (Historia përsëritet),  këtë nuk duhet ta harrojë asnjë shqiptar që kaloi një diktaturë nga më çnjerëzoret dhe po aq nuk duhet harruar se Konferenca e Londrës vrau një komb të tërë shqiptar brez pas brezi dhe sot vendi i këtij kombi është i ndarë padrejtësisht jo si një mëkat prej Zotit,  por si një dëshirë antihumane,  antinjerëzore e kryer me dashje dhe që fatkeqësisht do të vazhdojë derisa të humbë plotfuqishmërinë e saj kjo Konferencë dhe një tj4etër të vërë në vedn dinjitetin e një kombi si shqiptarët.
Studiuesi shqiptar i mirwnjohur pwr botimet e tij historike dhe ekologjike e gjen tw udhws tw japw njw opinion tw tij qw vlen tw konsiderohet edhe si njw mesazh pwr tw ardhmen,  kur shprehet se “Gjashtë Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës (filloi më 1912-u mbyll më 1913) për të mbrojtur interesat e tyre dhe të fqinjëve tanë të pangopur,  në 29 korrik 1913 morën një vendim të padrejtë duke njohur me pak se gjysmën e teritorit dhe më pak se gjysmën e popullsisë si Principatë Sovrane të Shqipërisë.  Duke masakruar tokat shqiptare këta shtete morën mbi vete aktet kriminale që u kryen mbi shqiptarët për një periudhë njëshekullore që vazhdoi deri në ditët e sotme me gjenocidin mbi popullsinë myslimane dhe me mohimin e të drejtave më elementare dhe asimilimin e dhunshëm ndaj popullsisë ortodokse shqiptare.  Ka ardhur koha që Konferenca e Londrës të konsiderohet një organ kriminal kundër njerëzimit në nivel
ndërkombëtar”.