Golem, turizmi është shumë larg !!!

368
Sigal

Zenel Çeliku

Tre ditë më parë nën shoqërinë e dy kolegëve nga Kosova, me qëllimin për t’I respektuar, shkuam për të drekuar në Golem ku prodhimet e detit janë të freskëta e të shijshme. Me mendimin se do të kënaqemi edhe nga peisazhi pikturesk që Zoti I ka dhuruar kësaj zone, kisha mendimin se vërtetë gazetarët kosovar do të shijonin jo vetëm drekën e shijshme në këto restorante, por edhe natyrën e bukur të kësaj zone. Për fat të keq unë dhe kolegët kosovar u zhgënjyem kur u ballafaquam me nje skenë të pazakontë, plera kudo, mbeturina inerte dhe pa pastëriti të ndryshme. Kjo situatë skandaloze ndodhet egzakt në Rr. Bolldi 32, Golem Kavaj, mbrapa një karburanti të kuq-Golem. Nisur nga kjo skenë skandaloze ku mbizotëronin plera dhe papastërti të ndryshme ku Ministri I Ambientit-Z. Klosi I cili bën publicitet për turizëm të suksesshëm mbaspandemisë, në u ballafaquam me një grup banorësh të irrituar të cilët kërkonin nga njësia e vendore (komuna) për të ndërhyrë për të stabilizuar situatën e pisët të ambientit të kësaj zone turistike.

Jo vetëm kaq, por banorët protestonin fort edhe për mungesë të ujit të pijshëm mbasi ka afro një vit që mungon në çezmat e tyre. Ata që po protestonin për plerat dhe ujin e munguar, thonin se mbas tërmetit janë hedhur vënd e pa vënd shume mbetje inerte të cilat janë bërë kangrenë për banorët e Golemit, uji I pijshëm mungon ndërkohë që sëshpejti fillon sezoni turistik. Për këto problem, për një vit rrjesht I kemi bërë thirje njësisë vendore (komunës) që të marrë masa serioze për të stabilizuar situatën shumë negative-të paparë, por askush nuk merr mundimin dhe përgjeghësinë  që të përgjigjet për këtë katastrofë ambientale. Banorët thonin se kanë shkuar në Bashkinë e Kavajës edhe për këto problem madhore, përsëri asnjë reagim. Edhe ai pak uj që vjen në çezmat tona, sipas analizave laboratorike, është I ndotur shumë dhe apsolutisht I papijshëm. Këtë ne ja kemi bërë të ditur Bashkis Kovaj, por si për çudi, askush nuk prononcohet, askush nuk merr përgjegjësitë zyrtare. Në bashki na kanë thënë, nuk kemi fonde, le të paguajnë banorët për të ndrequr dhe për të stabnilizuar këtë situatë-shprehën banorët.

Nisur nga kjo situatë vërtetë skandaloze dhe e pazakontë ku syri të vritej shumë nga mbeturinat dhe plerat, duke marë parasyshë edhe mungesën e ujit për një vit radhazi, banorët por edhe unë si gazetar I bëjmë apel Kryetarit të Bashkisë Kavaj, të ndërhyj urgjent për të rikupëruar situatën emërgjentë të jashtzakonshme sepse edhe sezoni turistik është shumë pranë. Këtë thirje ja bëjmë edhe Ministrit përkatës-Blendi Klosi, I cili është digasteri kryesor për kujdesin e sezonit turistik, që sëbashku me Bashkinë Kavaj, të kthejnë bukurinë e kësaj zone që e ka dhuratë nga  Zoti. Gjithashtu, I bëjmë thirje  Bashkisë Kavaj, të bëj çështë e mundur për të kthyer ujin e pijshëm në shtëpitë e këtyre banorëve dhe për lokalet e  kaq të bukur të kësja zone.

Banorët thonë, me shpresën se protesta jonë do të trkasë në vëmëndjen e Bashkis Kavajë dhe në derën e Ministrit Klosi, le të besojmë se kjo situatë do të stabilizohet shpejt, nëse jo, ata mendoj se do ta përshkallëzojnë protestën e tyre duke bllokuar rrugën nacionale të kësaj zone.