Frank Shkreli/ Thirrja e Ambasadorit William Walker: Punoni për kauzën që bashkon të gjithë shqiptarët

396
Sigal

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

Javën që kaloi pata nderin të merrja pjesë si i ftuar në aktivitetin e “Akademisë përkujtimore në 66 Vjetorin e Ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Heroit të Kombit, Adem Jashari dhe 109 Vjetorin e Pavaresisë së Shqipërisë.” Ky aktivitet u organizua nga Shoqata Shqiparo-Amerikane “Skenderbej” Inc., dhe Shkolla Shqipe “Alba Life”, të dyja me qëndër në Nju Jork, si dhe në online. I ftuar i posaçëm në këtë tubim ishte edhe ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, William Walker, ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, i cilierdhi enkas nga Washingtoni për të marrë pjesë në këtë aktivitet dhe për të përshëndetur, me këtë rast, komunitetin shqiptaro-amerikan në sallën “Illyria” të siguruar nga politikani shqiptaro-amerikan, Mark Gjonaj, pikërisht për aktivitete të tilla dhe të tjera, në lagjen Bronx, New York.

“Me të kthyer në Prishtinë, Ambasadori Walker i njoftoi botës të vërtetën mbi masakrën e Reçakut dhe për krimet që po bënte regjimi kriminal i Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.”

Ambasadori Walker, si mik amerikan i dalluar i kombit shqiptar, vazhdimisht dhe shpesh merr pjesë në organizime të ndryshme të komunitetit tonë këtu në Shtetet e Bashkuara , ndërsa ndjek me kujdes edhe ngjarjet politike në Kosovë, Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Përendimor.  Thonë se miku i mirë dallohet në ditë të vështirë. Për shqiptarët e Kosovës, nuk kishte më mik të mirë atë ditë të vështirë të Janarit 1999, se Ambasadorin William Walker i vendosur në atë kohë në Prishtinë, në krye tëMisionit verifikues të OSBE-së në Kosovë.  Zot ruajna të kishte qenë ndonjë tjetër shef i këtij misioni, nga ndonjë vend tjetër anëtar i OSBE-së në atë detyrë kritike për atë kohë në Kosovë, si shef i Misionit Verifikues të OSBE-së. Por ishte amerikani William Walker, të cilit nuk i trembej syri as nuk kishte frikë nga kriminelët e Millosheviçit.  Me të dëgjuar se diçka e tmershme kishte ndodhur në Reçak, me 22 Janar 1999 në një ditë e ftohtë e dimrit në Kosovë , ai niset nga Prishtina për të parë dhe për të qenë vetë dëshmitar i asaj masakre në Reçak.  Me të kthyer në Prishtinë, Ambasadori Walker i njoftoi botës të vërtetën mbi masakrën e Reçakutdhe për krimet që po bënte regjimi kriminal i Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës. Ishte ky një alarm i Z. Walker që më në fund bindi edhe ata skeptikë ndërkombëtarë të cilët minimizonin krimet e terroriste serbe në Kosovë, se çfarë po ndodhte vërtetë në atë vend. Ambasadori Walker vazhdoi të shërbente si dëshmitar duke folur të vërtetën e krimeve që po ndodhnin në Kosovë,një dëshmi që më në fund bindi botën se diçka duhej bërë për të ndaluar para se të ishte tepër vonë një gjenocid të vërtetë në Kosovë nga forcat terroriste të policisë dhe ushtrisë serbe kundër popullsisë së pafajshme dhe të pa armatosur shqiptare.Në të vërtetë, apeli i tij tronditës pasmasakrës që kishte parë, ishte një thirrje drejtuar botës për një ndërhyrje ushtarake të fortë kundër Serbisë, me qëllim për të shpëtuar nga zhdukja një popull të vogël dhe të pambrojtur.


Qemal Zylo duke i dorëzuar Amb. Walker Çmimin e Mirënjohjes

Sot, 22 vjet më vonë, miku i shqiptarëve, i Kosovës dhe i Shqipërisëdekada pas shembjes së komunizmit dhe pavarësisë së Kosovës ,Ambasadori William Walker ka një shqetësim dhe një thirrje tjetër për fatin e shqiptarëve. Por kësaj radhe, mesazhi i tij nuk i drejtohet botës së huaj për të shpëtuar shqiptarët nga ndonjë gjenocid i mundshëm, por u bën thirrje vetë shqiptarëve dhe liderve të tyre që të kujdesën, mbi të gjitha, për interesin kombëtar. Kësaj klase politike, deri më sot, siç e kam thënë shpesh është kryesisht e dështuar anë e mbanë trojeve arbërore, e cila me sjelljet e saja po çudit botën dhe po zhgënjen shqiptarët me keq-qeverisjen, korrupsionin e thellë dhe mungesën e shtetit ligjor, duke i detyruar shqiptarët të braktisin trojet e veta, në kërkim të një jete më të mirë dhe më të drejtë.Ambasadori Walker u tha të pranishëmve në tubimin e Nju Jorkut se ndihej shumë i kënaqur që sheh aq shumë shqiptarë, nga të gjitha trojet të mbledhur së bashku“për kauzën shqiptare…jo për kauzën e Shqipërisë, jo për kauzën e Kosovës, por për kauzën që unë mendoj se bashkon të gjithë shqiptarët”, theksoi ish-diplomati amerikan.Ambasadori Walker tha se ka probleme anë e mbanë trojeve shqiptare, të cilat sipas tij, “mund të përkeqësohen, para se të përmirësohen”.

Shqipëria ka probleme, Kosova ka probleme, shqiptarët e Maqedonisë përballen me probleme. Problemet, shtoi Ambasadori Walker, janë të natyrës politike, breznish që përçajnë popullin, probleme të llojllojshme që ndajnë e përçajnë trojet shqiptare, e si përfundim edhe diasporën.  “Është diskurajues fakti”, tha ai, “që Kosova nuk është e bashkuar ashtuqë (aktorët politikë) të mund të bisedojnë së bashku për të zgjidhur ndryshimet që ekzistojnë midis tyre”. E njëjta gjë ndodh edhe në diasporë, shtoi Z. Walker.“Unë njoh shqiptarë që unë i respektoj”, shtoi ai”, e të cilët mbështesin Edi Ramën, Sali Berishën ose ndonjë tjetër parti politike. Dhe përsa i përket Kosovës, kur takoj shqiptarë nga Kosova, nuk më duhet më shumë se një minutë për të zbuluar se cilës parti i përkasin, LDK-së, PDK-së, AAK-së.  Këto gjëra”, tha Ambasadori Walker, “tentojnë të ndajnë e përçajnë edhe diasporën aq sa përçajnë edhe trojet shqiptare.  Z. Walker tha se ka shpresë se diaspora do të mund të japë një kontribut më të madh për të ndihmuar, eventualisht në zgjidhjen e disa prej këtyre problemeve. “Përçarjet janë aq të thella, problemet janë aq të mëdha, sa që unë nuk shoh asnjë person dhe asnjë parti politike në asnjë prej trojeve shqiptare që mund të përballet me problemet ekzistuese, në përpjekje për t’i zgjidhur ato. Por nga ana tjetër, theksoi ai, “Diaspora, e cila posedon talente dhe breze të reja që kanë mundësi arsimi, që prindërit e tyre nuk i kanë pasur, nëqoftëse ata bashkojnë forcat do mund të shihni marrëdhënie më të mira midis diasporës dhe trojeve shqiptare, si dhe përparim drejtë realizimit të objektivave që kanë të gjitha ato troje për të ardhmen e tyre. Ai i bëri thirrje diasporës që të punojë për “kauzën e përgjithshme shqiptare”, jo për një parti politike ose një lider politik.

Siç duket, Ambasadori William Walker e ndjek për sëafërmi situatën dhe zhvillimet politike në Shqipëri dhe në Kosovë dhe si rrjedhim është ashtu siç jemi shumë prej nesh, përfshirë edhe autorin e këtyre rreshtave modestë, tepër i shqetësuar, për të mos thënë të alarmuar me situatën aktuale konfliktuale politike dhe krejtësisht shpërfillësendaj rreziqeve politike, ekonomike dhe kombëtare në përgjithësi, përball të cilave gjënden sot shqiptarët, anë e mbanë trojevearbërore.

“Aktual mbetet paralajmërimi që At Gjergj Fishta pothuaj 100-vjet më parë, ia ka drejtuar klasës së atëherëshme politike shqiptare . Rreziku i përbrendshëm në kohën e Fishtës ishin “vagabondët, sallahanët, të shiturit”, ndërsa sot, jo fort ndryshe nga atëherë, janë liderët autoritarë modern, të korruptuarit, përfshirë politikanët në nivelet më të larta, trafikantët, dhe pazarxhinjtë e trojeve”

Në fjalën e tij para 250-300 shqiptaro-amerikanëve, të cilët ishin mbledhur fund javën e kaluar në sallën e re “Illyria” në Nju Jork, ku pata nderin dhe privilegjin të isha i ftuar edhe unë, për të kujtuar Heroin Legjendar Adem Jashari në 66-vjetorin e ditëlindjes së tij dhe për të festuar 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,Ambasadori Walker u bëri thirrje shqiptarëve kudo gjenden dhe sidomos liderëve politikë shqiptarë  që të vendosin mbi gjithçka tjetër, interesat kombëtare. Apeli i drejtë për drejtë i një miku të shqiptarëve, i cili ia do të mirën Kombit shqiptar, jo vetëm në një ditë të vështirë, por gjithmonë, u bëri thirrje shqiptarëve dhe liderve shqiptarë duke iu drejtuar, pak a shumë me këto fjalë:Vendosni kombin tuaj mbi egot tuaja, mbi interesat politike, mbi liderët politikë. Promovoni interesin dhe komunitetin shqiptar kudo në botë. Unë sot jam këtu për ta bërë këtë,tha Z .Walker.

Për ata që kanë vesh për të dëgjuar dhe sy për të parë, duke marrë parasysh gjëndjen aktuale brenda dy shteteve shqiptare si dhe marrëdhëniet ndërshtetërore Shqipëri-Kosovë, nuk besoj se ka këshillë më të mirë për klasën politike konfliktuale shqiptare, anë e mbanë trojeve arbërore, sidomos në këtë javë të pavarësisë së Shqipërisë, nga një mik i madh i Kombit Shqiptar, siç është Ambasadori William Walker. I cili po të mos kishte pasur guximin të shkonte në Reçak at ditë të Janarit 1999, nuk di si të qëndronin punët sot me Kosovën dhe me të drejtat e shqiptarëve në trojet dardane, në përgjithësi.

“Sot, 22 vjet më vonë, miku i shqiptarëve
Walker:  Thirrje diasporës që të punojë për “kauzën e përgjithshme shqiptare”, jo për një parti politike ose një lider politik”

Të shtunën që kaloi, Ambasadori William Walker nuk foli për ndonjë rrezik që u kërcënohet sot shqiptarëve nga të huajt, por si njëvërejtës i gjëndjes aktuale politike në Shqipëri dhe në Kosovë, m’u duk sikur ai paralajmëroi shqiptarët që të kenë kujdes nga rreziku i përbrendshëm nga konfliktet dhe grindjet politike ndër-partiake dhe mosmarrëveshjet ndër-shtetërore Shqipëri-Kosovë dhe midis liderve të tyre. Është ky një paralajmërim që, At Gjergj Fishta pothuaj 100-vjet më parë, ia ka drejtuar klasës së atëherëshme politike shqiptare,mbi rrezikun e përbrendshëm, që sipas tij i kanosej Shqipërisë dhe shqiptarëve. Paralajmërimi i Fishtës, thënë me fjalë tjera nga Ambasadori William Walker, për të përshkruar aktualitetin e sotëm politikë në botën shqiptare është aktual për politikën e sotme dhe përballë rreziqeve me të cilat po përballen sot Shqipëria dhe Kosova.“Rreziku i përbrendshëm”,në kohën e Fishtës ishin “vagabondët, sallahanët, të shiturit”, ndërsa sot, jo fort ndryshe nga atëherë, janë liderët autoritarë modernë, pretendues të pushtetit,  të korruptuarit, përfshirë politikanët në nivelet më të larta, trafikantët, dhe pazarxhinjtë e trojeve. “Kombi s’do rrejtë! Kombit i duhen çelë sytë!”

Ambasadori William Walker për shumicën e shqiptarëve kudo, ka lënë gjurmë të thella dhe vulë të pashlyeshme në historinë e Kosovës dhe dhe të mbarë Kombit shqiptar, prandaj fjalëve të tija duhet t’u vihet vesh.Interesat kombëtare mbi të gjitha, porositi ai,në këtë javë të pavarësisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve!Porositi miku i shqiptarëve, në një tubimtë shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, në kujtim të Adem Jasharit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë. Të atij Adem Jasharit, i cili vendosi mbi të gjitha, interesat kombëtare të Shqiptarisë dhe të Kosovës ,duke sakrifikuarpër to çdo gjë të shenjtë në jetën e tij, përfshirë familjen. Nepërmjet fjalëve të William Walker drejtuar shqiptarëve të Nju Jork-ut të shtunën që kaloi, edhe Komandanti legjendar Adem Jashari u bëri thirrje shqiptarëve kudo dhe sidomos liderëve të tyre aktualë,që të nderojnë, të respektojnë dhe të kujtojnë sakrificat e tij, të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për liri e demokraci, dukevendosur kombin mbi egot tuaja, mbi interesat politike dhe mbi liderët tuaj aktual politikë, sidomos, në këtë kohë mjaft kritike për mbarë kombin shqiptar.