Sherr me armë në Vlorë, plagoset në kokë një person, largohen autorët

237
Sigal

Një konflikt me armë ka ndodhur në afërsi të Portit të Jahteve në Orikum të Vlorës, ku si pasojë një person është plagosur në kokë.

Dy persona dyshohet se janë konflikuar mes njëri tjetrit pas debateve te cilat besohet se kanë nisur ditë më parë.

Një person ka mbetur i plagosur me plag në kokë trasportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se është goditur me tytën e pistoletës.

Nga të njëjtat burimet konfirmohet se në vendgjarje janë gjendur edhe gëzhoja.

Por personi në fjalë ska asnjë plag nga plumbi në trup.

Pasi ka marr mjekime në Orikum është shoqëruar në komisariat Teksa policia e Vlorës ka ngritur postobllok policor tek zona e Kalasë në ujin e ftohtë pasi dyshohet se autori apo autorët janë larguar.

Vlorë/ Informacion paraprak

Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se  si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet  me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se njëri prej personave  të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.