Dita nis me diell, si do të ndryshojnë temperaturat sot

281
Sigal

Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin tonë, ku në Luginat e lumenjëve do ketë prezencë të dukshme të mjegullës.

Orët e mesditës vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike për pjesën më të madhe të vendit vetëm zonat juglindore do kenë zhvillim të vranësirave dhe shira afatshkurtër. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e ditës së enjte.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 2°C në zonat malore ndërsa mesdita zbret deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Pjesa e parë e ditës në republikën e Kososvës do të paraqitet me kthjellime dhe prezencë të dukshme të mjegullës sidomos në zonat luginore. Duke ju afruar mesditës dhe kryesisht orët e pasdites do të bëjën që kthjellimet të jenë mbizotëruese por moti vijon të jetë i ftohtë.

Republika e MV gjatë paradites paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat perëndimore edhe pse nuk priten reshje. Pasditja dhe orët vijuese mbeten në të njëjtat kushte atmosferike.