Selena theksoi se është beqare, por mos ndoshta këto foto dëshmojnë të kundërtën?

105
Sigal

Selena Gomez është fotografuar *sërish* duke mbajtur duart me Drew Taggart. Rreth dyshes qarkullojnë shumë thashetheme se mund të jenë duke dalë bashkë, por mes tyre nuk ka asgjë serioze.

Selena theksoi se është beqare, por mos ndoshta këto foto

THE MEGA AGENCY

Selena postoi një foto në Instagram Story, ku theksoi se është single, pavarësisht zërave përreth.

Por, burimet dhe fotot tregojnë se ajo dhe Taggart duken më të afërt se kurrë dhe deri më tani, kanë dalë në disa takime së bashku. Sipas burimeve, Sel dhe Drew nuk po përpiqen ta fshehin raportin e tyre dhe Selena është shumë e dhënë pas artistit.

Selena theksoi se është beqare, por mos ndoshta këto foto

THE MEGA AGENCY

Selena Gomez ka qenë single për një kohë të gjatë (të paktën zyrtarisht), ndërsa Taggart i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me Eve Jobs (vajzën e Steve Jobs) pak kohë më parë.

Pas thashethemeve se Sel dhe Drew po dalin së bashku, Eve çaktivizoi llogarinë e saj në Instagram.