Frank Shkreli: Dhoma e Përfaqësuesve e Shtetit Teksas, dënon komunizmin dhe kërkon miratimin e ligjit që në shkollat e shtetit të mësohet mbi krimet e komunizmit

25
Sigal

Nga Frank Shkreli * Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë*

Dhoma e Përfaqsuesve e shtetit Texas miratoi të mërkurën e kaluar projekt-ligjin sipas të cilit shkollat publike të atij shteti duhet të mësojnë nxënsit dhe studentët , nga fillorja deri në mbarim të shkollës së mesme mbi krimet e komunizmit ndërkombëtar. Ky projektligj ishte aprovuar marsin që kaloi nga Senati i shtetit Teksas me 28-3 vota dhe javën që kaloi Dhoma e Përfaqsuesëve e këtij shteti miratoi projektligjin me vota dërmuese, 119 në favor

Dr. Elida Dakoli, Shqiptaro-Amerikanja, anëtare e Këshillit të Fondacionit të Viktimave të Komunizmit në Washington (Victims of Communism Foundation) dhe banuese në shtetin Teksas i ka dhënë goditje të rënda komunizmit shqiptar në dëshmitë e saja gjatë viteve në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit Teksas, ndërsa ka kujtuar përvojat tragjike të familjes së saj nën regjimin komunist të Enver Hoxhës. Dëshmi që i kanë paraprirë miratimit, javën që kaloi, të projektligjit në legjislaturat e Teksasit për të detyruar mësimin – në të gjitha shkollat publike të atij shteti — mbi historinë dhe krimet e komunizmit.

Dhoma e Përfaqësuesve e shtetit Texas miratoi të mërkurën e kaluar projekt-ligjin sipas të cilit shkollat publike të atij shteti duhet të mësojnë nxënsit dhe studentët — nga fillorja deri në mbarim të shkollës së mesme — mbi krimet e komunizmit ndërkombëtar. Ky projektligj ishte aprovuar marsin që kaloi nga Senati i shtetit Teksas me 28-3 vota dhe javën që kaloi Dhoma e Përfaqsuesëve e këtij shteti miratoi projektligjin me vota dërmuese, 119 në favor, ndërsa 13 demokratë votuan kundër. Projektligji i dërgohet tani Governatorit republikan të shtetit Teksas,Greg Abbot, i cili sipas medias lokale atje, pritet ta nënshkruaj duke e bërë këtë ligj detyrues për të gjitha shkollat publike në Teksas. Detyron ndryshimin e programeve aktuale mësimore për klasët 4-12 me qëllim që të kuptohet më mirë historia kriminale e “komunizmit dhe ideolgjive”, që siç u shpreh zëvëndës governatori i atij shteti, Dan Patrick, një ligj i tillë ishte i nevojshëm, “ashtuqë historia të mos përsëritet më”.

Mediat njoftojnë se Bordi Shtetëror i Arsimit të Teksasit do të këshillohet me viktimat e komunizmit për të bërë ndryshimet e nevojshme në programet e mësimit për klasët 4-12-vjeçares. Miratimi i këtij projektligji nga dy dhomat legjislative të Teksasit është në vazhdën e shumë përpjekjeve të tilla, viteve të fundit, nga disa shtete amerikane për të njohur zyrtarisht publikun dhe politikën amerikane mbi krimet e komunizmit dhe për të kujtuar viktimat e komunizmit anë e mbanë botës. .  Frank Shkreli: Florida përforcon me ligj standardet shtetërore të edukimit mbi rreziqet, krimet dhe të këqiat e komunizmit | Gazeta Telegraf.  Por jo vetëm shtete individuale të Amerikës, por edhe Kongresi amerikan i është bashkuar kësaj lëvizjeje për të denoncuar komunizmin si ideologji dhe për të kujtuar viktimat e tij. Frank Shkreli: Kongresi i Shteteve të Bashkuara denoncon tmerret e socializmit | Gazeta Telegraf.

Këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është Fondacioni i Viktimave të Komunizmit (Victims of Communism Foundation), organizata kryesore që promovon, lobon dhe mbështet – në nivel shtetëror dhe federal – që zyrtarisht të dënohen krimet e komunizmit dhe të kujtohen miliona viktimat e pafajshme të atyre regjimeve, anë e mbanë botës.  Për fat të mirë, komuniteti shqiptaro-amerikan dhe viktimat e komunizmit në Shqipëri kanë një zëdhënse të forte, shumë të aftë si Këshilltare e Fondacionit, Elida Dakoli, pianiste e njohur botërisht, autore, profesoreshë, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe sipërmarrëse dhe aktiviste kundër krimeve të komunizmit këtu në Shtetet e Bashkuara.

 

Shqiptaro-Amerikanja Elida Dakoli, D.M.A.Dr. rrjedhë nga një familje, politikikisht, e përsekutuar nga regjimi diktatorial komunist i Enver Hoxhës.  Ajo është stërmbesa e Avokatit Hysen Myshketa, një nga themeluesit e Parlamentit të parë Shqiptar në vitin 1921 dhe një mbështetës i flaktë i demokracisë shqiptare, në kohën kur ai jetoi e veproi. Pas vrasjes së tij nga regjimi komunist, familja e Elida Dakolit u persekutua për bindjet e tyre politike anti-komuniste pro-demokracisë. Sadik Dakoli, gjyshi i saj nga babai, është vrarë edhe ai në kampet komuniste. Elida ka deklaruar se persekutimet ndaj anëtarëve të familjes së saj kanë vazhduar me dekada dhe ndonëse kanë kaluar 35-vite të ashtuquajturit tranzicion nga regjimi komunist në “demokraci”, ende nuk dihet se ku i kanë varret familjarët e saj, të vrarë nga komunizmi. Për më shumë hollësi mbi historinë e vuajtjeve të familjes Dakoli mund të lexoni në portalin Kujto.al: Elida Dakoli: Një histori përndjekjeje, e shoqëruar në piano – kujto.al | Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit në Shqipëri

Mos përballja me të të kaluarën kriminale të një sistemi totalitar siç ishte komunizmi i Enver Hoxhës, dhe me viktimat e atij sistemi, le të kutohet, sipas Vaclav Havelit se një sistem që mund t’a quaj veten post-totalitar nuk do të thotë, domosdoshmërisht, se nuk është totalitar. “Kjo është arsyeja pse jeta në atë sistem është kaq e përshkuar me hipokrizi dhe gënjeshtra: qeveria me burokraci, quhet qeveri popullore; klasa punëtore skllavërohet në emër të klasës punëtore; degradimi i plotë i individit paraqitet si çlirimi i tij përfundimtar;

Përfaqsuesi demokrat i shtetit Teksas, Riçard Pena Raymond u bën thirrje anëtarëve të Partisë së tij të votojnë në favor të projektligjit që u kërkon shkollave publike të edukojnë fëmijtë mbi krimet e komunizmit dhe të kujtohen viktimat e tij, ashtuqë ato kirme të mos përsëriten më. ©Texas House of Representatives© The Center Square

Por ajo vazhdon veprimtarinë e saj për të zbukuar të vërtetën dhe për të publikuar krimet e komunizmit kudo. Këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është Fondacioni i Viktimave të Komunizmit (Victims of Communism Foundation), organizata kryesore që promovon, lobon dhe mbështet – në nivel shtetëror dhe federal –për dënimin e krimeve të komunizmit dhe për kujtimin e viktimave të pafajshme të atyre regjimeve anë e mbanë botës.  Për fat të mirë, komuniteti shqiptaro-amerikan dhe viktimat e komunizmit në Shqipëri kanë një zëdhënse shumë të aftë si Këshilltare e Fondacionit të Viktimave të Komunizmit.

Si aktiviste e palodhur anti-komuniste në Shtetet e Bashkuara, Elida Dakoli nuk pushon së kërkuari drejtësi për familjarët e saj të vrarë nga komunizmi enverist. Si anëtare e lidershipit të Fondacionit të Viktimave të Komunizmit, me qëndër në Washington, Elida Dakoli — Elida Dakoli, D.M.A. | Victims of Communism Memorial Foundation – është në krye të përpjekjeve për të dënuar krimet e komunizmit ndërkombëtar, përfshir viktimat e komunizmit në Shqipëri, dhe për të kujtuar ato viktima, me qëllim që ato krime të mos përsëriten më. Prandaj Elida Dakoli i është bashkangjitur ndoshta organizatës më të njohur anti-komumiste në Amerikë, Fondacionit të Viktimave të Komunizmit, në përpjekjet për të informuar politikën dhe publikun e gjërë në Shtetet e Bashkuara për krimet e komunizmit ndërkombëtar, anë e mbanë botës, pjesë e të cilës, natyrisht, janë edhe krimet e regjimit komunist ndaj kundërshtarëve të tij politikë në Shqipëri, por jo vetëm.

Po e ve në dukje rolin e Elida Dakolit në përpjekjet për të edukuar publikun dhe politikën amerikane mbi krimet e komunizmit në Shqipëri dhe në botë – duke e lidhur punën e saj të palodhur disa vjeçare në këtë fushë, drejtë për drejtë, me vendimin që mori javën e kaluar legjislatura e shtetit Teksas për të detyruar shkollat publike në atë shtet që në progamet mësimore të përfshijnë krimet e komunizmit ndërkombëtar dhe historinë e komunizmit në përgjithësi si dhe të kujtojnë viktimat e atyre regjimeve. Në portalin e Fondacionit të Viktimave të Komunizmit thuhet se në paraqitjet e saja para legjislaturës, me dëshmitë e saja për krimet e komunizmit në Shqipëri, Elida Dakoli ka shkundur Dhomën e Përfaqsësuesve të Teksasit me historinë tepër të dhimbëshme të përvojave tragjike të familjes së saj nën regjimin komunist të Shqipërisë.

Unë jam përpjekur ti sjellë këto shembëlla të dënimit të krimeve të komunizmit dhe miratimit të ligjeve që mandatojnë mësimin në shkolla të krimeve të komunizmit ndërkombëtar nga kongresi amerikan dhe nga legjislatura shtetesh të ndryshme këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo për të shitur mend as për të provokuar njeri – por për të informuar me qëllim dhe me shpresë se edhe Shqipëria, por edhe Kosova mund të marrin shembëll dhe të ndërmarrin nsima të tilla legjislative për mësimin në shkollat shqiptare – mbi krimet e komunizmit – ndër krimet më barbare në trojet shqitare dhe në në botën komuniste, në përgjithsi. Për fat të keq në rastin e Shqipërisë por edhe të Kosovës – sa u përket krimeve të komunizmit sllavo-aziatik prej gjysëm shekulli në trojet shqiptare, kemi të bëjmë me një klasë politike të pa ndërgjegjshme dhe të papërgjegjshme, për të mos thenë të pa moralshme, sa i përket dënimit të krimeve të komunizmit dhe kujtimit të viktimave të atij regjimi sllavo-shqiptar! Për 35-vjet tani, kjo klasë politike shqiptare hanë me dy lugë sa i përket krimeve të komunizmit dhe dënimit të krimeve të atij regjimi, siç ka bërë e gjithë bota perëndimore. Brenda vendit hanë me “lugë të ndryshkura” të komunizmit të Enver Hoxhës duke mohuar ose në minimum duke u treguar indiferent ndaj krimeve të komunizmit, por shpesh edhe nostalgjikë ndaj atij regjimi. Ndërsa me të huajt, siç ishte rasti i takimit të fundit të “European Political Community (EPC)”,  Komuniteti Politik Evropian në Tiranë, politika zyrtare shqiptare paraqitej si demokratët më të mëdhej të Evropës dhe Amerikës, duke përdorur “lugë argjendi”, me të huajt – me pretendimin se “Shqipëria është Evropë”.

Abuzimi arbitrar i pushtetit quhet respektimi i kodit ligjor; shtypja e kulturës, quhet zhvillimi i saj; zgjërimi i ndikimit perandorak paraqitet si mbështetje për të shtypurit; mungesa e shprehjes së lirë konsiderohet si forma më e lartë e lirisë; zgjedhjet qesharake bëhen forma më e lartë e demokracisë”, ka shkruar, ndër të tjera, Vaclav Havel në esenë Fuqia e të Pafuqishëmve (the Power of the Powerless).

Po, po,shqiptarët dëshirojnë të jetojnë në një Shqipëri të lirë e demokratike, me zgjedhje të lira, e në një Shqipëri të begatë për të gjithë dhe pa dallim. Shqipëtarët më shumë se liderët e tyre politikë, dëshirojnë të këthehen në Evropë. Por në Evropë nuk shkohet me bagazhin e krimeve të komunizmit dhe me nostalgjinë zyrtare komuniste për Enver Hoxhën.  Si në asnjë vend tjetër ish-komunist, falë kësaj klase politike nostalgjike për një sistem të vdekur, shqiptarët që kanë mbetur pa u larguar nga trojet shqiptare vazhdojnë të jetojnë, brenda gënjeshtrës komuniste gjysëm shekullore dhe jo brenda të vërtetës historike!  Ndryshe nga Shqipëria dhe Kosova të cilat nuk dënojnë, zyrtarisht, krimet e komunizmit gjatë dhe pas Luftës së II Botërore –këtu në Shtetet e Bashkuara disa shtete – siç është Teksas-i shteti i dytë më i madh pas Kalifornisë, me më shumë se 30-milionë banorë, po miratojnë ligje për të mësuar brezat për krimet e komunizmit ndërkombëtar – me qëllim që të mos përsëriten më.  Po, Shqipëria, por edhe Kosova, kur do të përballen me të kaluarën barbare komuniste të dy regjimeve si motra që së bashku dhe veças kanë shkaktuar mijëra viktima të kundërshtarëve të komunizmit, anë e mbanë trojeve shqiptare?UNITED STATES – Texas State Capitol building in Austin, Texas. (Photo By Bill Clark/CQ Roll Call)

Fatkeqsisht, në rastin e Shqipërisë, kemi të bëjmë me atë që Vaclav Havel e ka quajtur “sistem post-totalitar”, i cili sipas tij nuk duhet të keqkuptohet se me parashtresën ‘post’, nuk do të thotë se ai sistem nuk është totalitar.  Sipas Havelit, një regjim i tillë, “është rob i gënjeshtrave të veta, ai duhet të falsifikojë gjithçka. Post-totalitarizmi, falsifikon të kaluarën. Ai falsifikon të tashmen dhe falsifikon të ardhmen. Falsifikon statistikat…”, ka shkruar ndër të tjera Havel në esenë, (i978) “Fuqia e të pafuqishëmve”, në lidhje me sistemet post-totalitare, një shkrim, që në atë kohë, ka shkundur themelet e komunizmit në Evropën Lindore e Qendrore, por siç duket jo në Shqipëri, as atëherë as sot. Mos përballja me të të kaluarën kriminale të një sistemi totalitar siç ishte komunizmi i Enver Hoxhës, dhe me viktimat e atij sistemi, le të kutohet, sipas Vaclav Havelit se një sistem që mund t’a quaj veten post-totalitar nuk do të thotë, domosdoshmërisht, se nuk është totalitar.

 “Kjo është arsyeja pse jeta në atë sistem është kaq e përshkuar me hipokrizi dhe gënjeshtra: qeveria me burokraci, quhet qeveri popullore; klasa punëtore skllavërohet në emër të klasës punëtore; degradimi i plotë i individit paraqitet si çlirimi i tij përfundimtar; privimi i njerëzve nga informacioni thuhet se po ua ve në dispozicion informacionin; përdorimi i fuqisë për të manipuluar, quhet kontrolli publik i pushtetit, dhe abuzimi arbitrar i pushtetit quhet respektimi i kodit ligjor; shtypja e kulturës, quhet zhvillimi i saj; zgjërimi i ndikimit perandorak paraqitet si mbështetje për të shtypurit; mungesa e shprehjes së lirë konsiderohet si forma më e lartë e lirisë; zgjedhjet qesharake bëhen forma më e lartë e demokracisë”, ka shkruar, ndër të tjera, Vaclav Havel në esenë Fuqia e të Pafuqishëmve (the Power of the Powerless).