Florian Toma: 25 – vjetori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

768
Sigal

“YOU KEY “- ÇELËSI JE TI , një  dhuratë unike si  Unazë për 25-vjetorin e martesës së argjendë për OSCE /OSBE dhe Shqipërinë

Plot 25 më parë ( në 1997) pas kompleksitetit të zhvillimeve politiko-sociale në Shqipëri , u vendos misioni i prehershëm i OSBE – organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit Europian në Tiranë .

OSBE – organizata e themeluar në 1975  bëri një dhuratë speciale , duke e zgjedhur dhe dhënë Presidencën e radhës Shqipërisë në Vitin 2020 edhe Pse Shqipëria nuk ishte një nga shtetet Themeluese të OSBE-së, por insistimi i personave me virtyte të larta demokratike me performancën dhe iniciativat e tyre sollën këtë sukses unik në historinë e Shtetit Shqiptarë .

Tetori i vitit 1997 solli domoshdoshmërin dhe nxitjen e iniziativave ndërkombëtare , duke u reflektuar me  aktin konkret të OSBE-së për të vendosur në mënyrë përmanente prezencën e Sajë në Tiranë .

Ardhja dhe prezencës së OSBE- së , nxiti edhe vendojen e bazave, parametrave dhe standarteve Europiane në funksionimin e shtetit ligjor, të ndërveprimit të institucioneve shtetërore dhe mes tyre,demokratizimin e shoqërisë, organizmin e zgjedhjeve  të lira e të ndershme mbi parimet bazë të OSBE-ODIR që procesi dhe zgjedhjet të jenë demokratike, të lira , personale dhe të fshehta  edhe në Shqipëri.

Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut iu dha nga Prezenza e OSBE në Shqipëri një prioritet nëpërmjet iniciativave ndërparlamentare , në arsyetimin dhe bashkëpunimin e hartimit të ligjeve dhe akteve nënligjore , në asistencën në sistemin gjyqësor , për projektimin dhe zhvillimin e proceseve demokratike dhe lirive individuale në nismat e gjëra mbi organizimin e Zgjedhjeve Parlamentare dhe Administrative , me asistencë dhe të dërguar special dhe  vëzhgues të OSBE dhe ODIR para , gjatë dhe deri në shpalljen e zgjedhjeve politike në Shqipëri.

Qeverisja e mirë një nga konceptet dhe parimet bazë të OSBE ka qenë dhe mbetet prioriteti dhe sfida kryesore e Misionit në Tiranë .

Efektiviteti i çdo Qeverie  qendrore apo lokale është dhe mbetet forma më e drejtë e reflektimit dhe pasqyrimit të punës dhe misionit të OSBE në hapsirën Shqiptarë .

Për të arritur këtë qëllim mbetet Organizimi i Zgjedhjeve të Lira të Ndershme dhe Demokratike në Shqipëri .

OSBE dhe ODIR ( Motrat Binjake ) të Zgjedhjeve , mbështesin Institucionet Demokratike dhe njëkohësisht të Drejtat e Individit .

Të dy organizmat sëbashku i shohin Zgjedhjet dhe procesin e Votimit  si të vetmin Instrument që unifikon në mënyrë të patjetërsueshme , me të gjitha garancitë proceduriale, si bazat dhe parimet themelore, të të drejtave të individeve dhe jo të nën-shtetasve apo qytetarvë të ndarë në bashkësi politike.

Në konceptin e patjetërsueshëm të Zgjedhjeve në gjitha proceset dhe standartet Ligjore dhe demokratike të Votimeve, është parimi i “You Key “ –  Aplikacionit për Zgjedhje të lira , demokratike ,personale, të fshehta, të patjetërsueshme dhe të pacënueshme edhe ne nëpërmjet mbrojtjes unike personale dhe biometrike, që vjen si Dhuratë apo Një Unazë për “Martesën e Argjendë” me rastin e 25- vjetorit  të vendosjes  së misionit përmanent të OSBE në Tiranë -Shqipëri .

Sot  lufta dhe  sulmet Cyber e bën një nevojë absolute për Mbrojtjen e Demokracise, Institucioneve  Shtetërore  ( Parlament, Qeveri , Gjykata ) , Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe garancitë mbi të dhënat personale, ndaj App-“You Key “ përfaqëson instrumentin dhe modelin brilant në prespektivën e zgjedhjeve në Shqipëri .

Gëzuar përvjetorin Shqiperisë dhe OSBE .