Flet Prof.Assoc.Ilia S.Larti: Votat janë tregtuar për vende pune dhe favore të tjera: për para, privilegje dhe kontrata publike të punës

-Nëse qeveria nuk arrin të mbajë dhe aktivizojë intelektualë virtuozë, s`bën gjë tjetër vetëm i bën shtetit

– Këto shkëmbime konsiderohen si të pranueshme, edhe pse ndonjëherë cilësohen si “ryshfet i ndershëm”.

NOA

– Është bërë e zakonshme për zyrtarët administrativë të devijojnë nga ligjet administrative me qëllim të kënaqjes së ndihmësve të aparatit politik ose të shokëve.

– Punonjësit publikë duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe të kontribuojnë në përfitimin e Atdheut jo të partisë politike në pushtet.

-Ditën e zgjedhjeve, edhe pse paguhen prej arkës shtetërore, ata duhet ta nxjerrin votën prej zgjedhësve.

– Vjedhja, përvetësimi i padrejtë dhe shfrytëzimi i burimeve zyrtare për qëllime private,janë shembuj kryesorë të korrupsionit shqiptar.

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Pra nga gjithë kjo rezyme mund të themi se, asnjë sistem politik s’mund të qëndrojë pa këtë element?

Sigurisht! Por jo të gjitha llojet e shkëmbimeve politike janë ligjore në të gjitha shoqëritë. Një pengesë për ta kuptuar korrupsionin administrativ qëndron në përcaktimin e saktë se cilat lloje të shkëmbimit politik konsiderohen si pjesë të pranueshme të jetës politike, e cilat jo!?

Lidhur me çështjen e korrupsionit administrativ në SHBA ka lindur një diskutim midis normave dhe vlerave të dy kulturave politike. Njëra prej tyre është kultura që bazohet në strukturën politike, kurse tjetra në kulturën qytetare bashkëkohore. Këto kultura janë përfaqësuar në reformat e hershme të shërbimit publik të shekullit XIX dhe në lëvizjet progresive të pjesës së parë të shekullit të kaluar. Në kulturën politike të bazuar në aparatin politik, shkëmbimet politike bëhen ndërmjet qytetarëve, shefit ose agjentëve të tij dhe ndërmjet aparatit burokratik dhe biznesit. Votat janë tregtuar për vende pune dhe favore të tjera: për para, privilegje dhe kontrata publike të punës. Këto shkëmbime konsiderohen si të pranueshme, edhe pse ndonjëherë cilësohen si “ryshfet i ndershëm”. Është bërë po kështu e zakonshme për zyrtarët administrativë të devijojnë nga ligjet administrative me qëllim të kënaqjes së ndihmësve të aparatit politik ose të shokëve. Zyrtarët publikë mund të pranojnë dhurata prej klientëve dhe të tjerëve me qëllim të gjenerimit të vullnetit të mirë. Punonjësit publikë duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe të kontribuojnë në përfitimin material të partisë politike në pushtet. Ditën e zgjedhjeve, edhe pse paguhen prej arkës shtetërore, ata duhet ta nxjerrin votën prej zgjedhësve. Zyrtarët mund të përfitojnë në mënyrë legjitime edhe prej njohurive “të brendshme”, si psh., ata mund të dinë para të gjithave se nga do të kalojë rruga e re ose ku do ndërtohet ndonjë banesë sociale. Marrë në përgjithësi qëllimi i politikës nuk është arritja e qëllimeve ideologjike, por leverdia personale duke tregtuar mbështetje politike për të marrë para, apo për përfitimin e dobive dhe avantazheve qeveritare. Kultura qytetare nënkupton një perspektivë krejtësisht të ndryshme; ajo ka të bëjë me atë që është e përbashkët, e bashkësisë, me promovimin e interesave publikë ndaj atyre private. Në këtë kontekst qeveria nuk shikohet si mjet që shpërndan dhurata e të mira, por si një institucion i ngarkuar që t’i sigurojë shoqërisë mirëqënie të përgjithshme.

Në shoqërinë qytetare mbrojtës i interesave personale është shteti e jo zyrtari i lartë, parim ky i mishëruar në dokumente ligjorë të shkruar dhe të pashkruar. Në sisteme të tilla tregtimi i votave për të gjetur punë konsiderohet akt joligjor. Mënyra korruptimi konsiderohen edhe dhënia e parave për licensa, privilegje dhe kontrata të ndryshme. Këto të mira duhet të shpërndahen sipas rregullave që përparësi i japin interesit të bashkësisë e jo atij individual. Administratorët publikë e kanë të ndaluar që informatat e brendshme t’i shfrytëzojnë për synime private. Madje ligjet që kanë të bëjnë me konfliktet e interesit synojnë pengimin e keqpërdorimeve të tilla. Ata e kanë të ndaluar pjesëmarrjen në morinë e veprimtarive zgjedhore. Normat zbatohen ndaj të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë partiake, gjinore, profesionale, etnike, fetare, etj. Një pjesë e problemit të identifikimit të korrupsionit administrativ është fryt i bashkëjetesës së normave të këtyre dy llojeve të kulturës politike. Makineria politike tanimë është tkurrur, është fragmentuar, është më e dobët se sa në periudhën e hershme të shekullit XX. Kjo është një konseguencë e nënkuptueshme e reformave të shërbimit publik dhe e lëvizjeve progresive. Megjithatë, normat, vlerat dhe disa praktika të përgjithshme të aparatit politik të së kaluarës janë sot ende me ndikim në politikën e anësisë. Disa pozita nga “ekzekutivi politik”, ende janë mbi baza partiake. Punonjësit e administratës publike, të angazhuar në shpërndarjen e privilegjeve qeveritare, ndonjëherë udhëhiqen nga pikëpamjet e kundërta, siç është ajo e bazuar në adminstratën politike dhe tjetra në kulturën qytetare.


-Përkufizimet e korrupsionit dallojnë sipas kulturës politike, por brenda çdo sistemi politik ose administrativ ka disa lloje të korrupsionit apo jo?

Një mënyrë e dobishme për të menduar rreth korrupsionit është marrja në konsideratë e formës së realizimit dhe e synimit të veprimtarisë korruptive.

Pjesë e korrupsionit unilateral mund të jenë edhe përfitimet materiale si:

Vjedhja, përvetësimi i padrejtë dhe shfrytëzimi i burimeve zyrtare për qëllime private,janë shembuj kryesorë të këtij lloji të korrupsionit. Korrupsioni mund të jetë edhe transaksional, të përfshijë në vetvete këmbimin e drejtpërdrejtë. Në rast kur këmbimi e ngre autoritetin administrativ, kjo sjellje e mund të marrë formën e raporteve skajshmërisht të forta të klientelës. Me qëllim të kthimit të huasë për mbështetjen e dhënë, administratori i jep grupit të klientelës privilegje që nuk përputhen me interesin publik. Një lloj i zvetënimit të këtillë i interesit publik ishte shkak që ish presidenti amerikan Asenhauer i tërhoqi vërejtjen kombit për mundësinë e një “kompleksi ushtarako-industrial”, që do ta shtrydhte pasurinë e tërë shoqërisë. Një tjetër pamje paraqet korrupsioni në Shqipëri. Një sërë raportesh ndërkombëtare dhe vendase flasin për një tablo mjaft shqetësuese. Raporti më i fundit që vjen nga Amnesty International (AI) nënvizon se: “Shqipëria vazhdon të dështojë në qeverisjen e vendit. Kjo shihet në korrupsionin, në mungesën e paanshmërisë në çdo pjesë të jetës së përditshme dhe në humbjen e besimit të shoqërisë shqiptare”. Dështimi i qeverisjes shihet tek fakti se çfarë prioriteti i është dhënë zbatimit të politikave të ndryshme kur flitet për dhënien fund të: diskriminimit ndajshtresës së varfër, grave, komunitetit rom dhe jetimëve.

Sa herë që Amnesty International ka vizituar Shqipërinë, është parë një apati e veçantë
dhe një mosbesim tek autoritetet shqiptare, por po ashtu, në të njëjtën kohë, një pranim në një farë mënyre i korrupsionit, që është përhapur në çdo fushë të jetës shqiptare.

Nisur nga gjendja jonë aktuale…duhet domozdoshmërisht një reformë e thellë!

Reforma duhet të fillojë nga njerëzit dhe personat në të gjitha nivelet apo hallkat e administratës së shtetit, me angazhim të njerëzve të aftët dhe specialistëve dhe studjuesve të afirmuar të vendit tonë (që nuk mungojnë, por lihen në hije), për t,u përfshirë me koshjencë në  shërbim të komunitetit. Koha kërkon tani që ndaj administratës të veprohet me shumë kthjelltësi dhe pa u nxituar, por njëkohësisht me vendosmëri, që çdo pjestar i administratës të ketë nivel profesional, vlera intelektuale dhe të kenë moral për të diktuar moral.

Shteti duhet të bëjë gjëra të dobishme, ndërsa individi gjëra të bukura (Oscr Wilde)

Nëse qeveria nuk arrin të mbajë dhe aktivizojë virtuozë, s`bën gjë tjetër vetëm i bën shtetit (Mozi)