Evdal Nuri: Kur të marrim pensionin…?

6
Sigal

Sipas vlerësimeve të institucionit financiar ndërkombëtar, rreth 14% e popullsisë jeton në varfëri, me më pak se 600 lekë në ditë për person. Në shkallë kombëtare, një familje mesatare shpenzon 58.5% të buxhetit të tyre për ushqimet, të cilat rriten vazhdimisht. Ne Berat janë rritur çmimet. Arsyeja është se mijra turist, që e vizitojnë s’i kanë problem çmimet, kurse banorët e varfër e kanë të pamundur.

Kjo fjali përsëritet çdo ditë. Pasi ke shpenzuar që në ditët e para  mbi 60% të pensionit , nga detyrimet që të kanë mbetur nga muaji i parë , dalin shumë nevoja të përditshme. Shpesh thua, kur të marrim pensionin . Fjala vjen unë dritat i shlyejë kur marrë pensionin, mbase janë 1\4 e tij. Pra çdo muaj mbetet diçka që s’mund t’i shlyesh! Me kalimin e muajve këto grumbullohen më shumë se pensioni.Ti merr hua, të cilat s’i shlyen dot e bije në varfëri.

1-Gjendja
Sipas vlerësimeve të institucionit financiar ndërkombëtar, rreth 14% e popullsisë jeton në varfëri, me më pak se 600 lekë në ditë për person. E përkthyer në shifra, janë rreth 350 mijë qytetarë.

Pensionistët shqiptarë përballen me vështirësi financiare për të përballuar nevojat më të domosdoshme jetike.
Në shkallë kombëtare, një familje mesatare shpenzon 58.5% të buxhetit të tyre për ushqimet, të cilat rriten vazhdimisht.
Ne Berat janë rritur çmimet. Arsyeja është se mijra turist që e vizitojnë s’i kanë problem çmimet, kurse banorët e varfër e kanë të pamundur.

71% e popullsisë, këtë vit nuk kanë mundësi të shkojnë  për pushimet për arsye ekonomike.

Buxheti i vitit 2025 parashikon një rritje minimale të pensioneve, me një indeksim prej vetëm 170 lekësh në muaj, që nuk mjafton për të përballuar rritjen e çmimeve të jetesës. –

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, pensionistët shqiptarë janë ndër më të varfërit, me pensione më të ulëta dhe më pak mbështetje nga shteti. Kjo e bën të vështirë për ta të përballojnë shpenzimet mujore

2- Çmimet e larta, pensione të ulta. …! Ky është fakt. Kjo pranohet dhe nga drejtuesit e Qeverisë. Çmimet e larta janë një çështje që lidhet me sistemin që kemi zgjedhur. Dihet që në vendin tonë dhe në vendet si i ynë ky funksionin ekonomia e tregut shteti nuk mund të jetë përcaktues i çmimeve. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, Shqipëria kryeson Europën për nivelin e lartë të popullsisë rreth 42 %, që është në rrezik për të qënë e varfër. Më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.  Kjo duken në pamundësia për të përballuar shpenzimet me vlerë deri 30.000 lekë të reja; Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor, ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%.
Çmimet fruta e zarzavateve janë   rriten me 13.6 %.  Çmimet e ushqimeve të përpunuara  si, vaji, makaronat, orizi, sheqeri  gjithashtu janë 10% më të larta.  Rritja e çmimeve të ushqimeve në vendin tonë  rëndon  shumë negativisht në  shpenzimeve mujore . Ato në shumë raste janë më të larta në Evropë. Një kg mish kushton 1500 lekë, djadhi 1200-1400 lekë, bamja , mashurkat 400 lekë kg, fiku i thatë 1200 lekë , qershitë  600 lekë e kështu të tjerat
Çmimet në Shqipëri janë ndër më të larta se në BE, fuqia blerëse është e ulët, arsyeja varfëria.

3- Pensionet e ulta  . Në fushatë nuk u premtua rritje, por ndonjë bonus nga vjeshta . Pensionet e ulta , jo vetëm i dëgjojmë , por dhe i shijojmë. Pensionistët s’janë pak, por mbi   791.000. Ata krijojnë , por dhe rrëzojnë qeveri. Për traditë , apo nostalgji 70-80% e të moshuarve votat ja kanë dhënë të majtës . Ajo i ka gënjyer me një rritje 3-4% , apo me ndonjë bonus 5000 lekë.
Varfëria ka lidhje jo vetëm me çmimet , por dhe me pagën nominale që është sasia e lekëve që merr në dorë . Paga   reale, shpreh sasinë e të mirave materiale që siguron me pagën nominale . Ti mund të marrësh më shumë lekë , por çmimet janë rritur më shumë se shtesa , kështu që niveli i jetës ulet.
Pensionet e ulëta, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë dhe sidomos disa vende të pune në  sektorin e bujqësisë po plotësohen nga popullsia në moshë pensioni.
Nga halli punojnë të moshuarit , por takati i ka nënë dhe rendimenti është i ulët . Popullsia mbi 64 vjeç  po rritet me shpejtësi, por nga ana tjetër edhe numri i tyre që vijojnë punën ka ardhur në rritje ,teksa popullsia në grup-moshat e reja po shënon rënie të shpejtë,  në moshën e vjetër ka rritje. Të dhëna më të detajuara tregojnë se burrat në moshë pensioni janë të angazhuar në punë më shumë se gratë, pavarësisht se këto të fundit jetojnë rreth 5 vite me gjatë se burrat.
Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 75,7% .
Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 69,5%, ndërsa për burrat ky tregues është 82,2%. Këto fenomene s’i gjenë në vendet e tjera.
Papunësia (mosha 15–29 vjeç) mbeti e lartë në 18.9%.
Kjo është gjendja me shumë probleme shpesh të vështira për t’i spjeguar, por aq më vështirë për t’i zgjidhur.