Ergys Alushi/ Rama, bisedë telefonike me Metën, për Fullanin

542
Sigal

Skandali i grabitjes së bankës, përveçse sheikut Fullani, ngarkon me përgjegjësi të rëndë dhe drejtuesit më të lartë të shtetit, Kryeministrin dhe Kreun e Parlamentit… Ja dhe biseda imagjinare mes këtyre dy lë fundit lidhur me skandalin dhe Fullanin….

Rama:- Ë mo Ilir, si ke qenë?
Meta:- Mirë në përgjithësi, po bëhemi gati për disa ditë pushime, t’ju bëjmë qejfin kalamajve.
Rama:- Po çfarë pushime thua ti, po me Fullanin çfarë do të bëhet?
Meta:- Po pse çfarë ka Fullani, edhe ai për pushime ka shkuar, njëri është edhe ai si të gjithë të tjerët, nuk ka të drejtë të pushojë!
Rama:- Si ore me pushime, po vjedhja e Thesarit, u bëra gazi i botës, presin shqiptarët reagimin tim, nuk dal dot as në TV, më shkuan dëm arritjet për 300 ditët.
Meta:- Po rri ore mos e vrit mendjen, atë punë kanë shqiptarët, të flasin, pak folën për mua, pak fole ti për mua e unë për ty e ja ku jemi, përsëri bashkë.
Rama:- Po duhet hequr Fullani që t’u mbyllet goja shqiptarëve.
Meta:- Je në vete ti ore, si ore duhet hequr Fullani.
Rama:- Po o burrë, duhet të iki, është më mirë për ty e për mua.
Meta:- As mos e shko në mendje dhe lëri këto budallallëqe, mos fillo nga e para se e kemi sqaruar njëherë atë punë. Fullanin e ke tek lista e njerëzve të mi që nuk duhet të preken.
Rama:- Po nuk mbyllet kjo punë po nuk iku Fullani, ndryshe nuk kemi më sy e surrat tu dalim para syve shqiptarëve
Meta:– Të ka kapur paniku shoku, më ke mua ti, çfarë më gjeti mua që folën, protestuan e u vranë shqiptarët, për videon time, asgjë, ndaj qetësohu e mos e vrit mendjen, hajde me pushime me mua.
Rama:- Thuaj të paktën mbase jep dorëheqjen e ta çojmë në ndonjë post tjetër, aman të keqen.
Meta:- Ore fillove përsëri ti, nuk ikën Fullani e pikë, ia kam detyrim të shoqes së tij që më ndihmoi të mbyll gjyqin e videos, nuk bëhet, nuk shkon, pse mosmirënjohës jemi ne.
Rama:- Po si t’ia bëjmë o burrë?
Meta:- Bëje si e bëre me 21 janarin, me familjarët e të vrarëve, organizo ndonjë takim, mbaj ndonjë fjalim të bukur ashtu siç di dhe i duan shqiptarët, shaje Fullanin, kërcënoi me burg, jepu dënimin para kamerave se vetëm kur dëgjojnë burg, qetësohen shqiptarët. Edhe me Tikun, kryeprokurorin e ke të mbyllur se edhe ka njeriun e vet të punësuar tek Fullani. Edhe Berishën, e kam porositur që të mos flas.
Rama:- E kam hall të madh o burrë, pse të më ndodhin mua të gjitha këto terse, nuk më ndihmon askush, të gjithë heshtin
Meta:- Qetësohu vëlla, i ka pushteti këto, do mësohesh, nuk qeveriset vetëm me çfarë shikon në ëndrra, lëre Fullanin se e kemi shokë të mirë, nga ata që të gjendet në ditë të vështira.
Rama:- Mirë, mirë, do të dëgjohemi përsëri, ika tani se do të shkoj në takimin e organizuar për arritjet në 300 ditë në sektorin financiar shqiptarë.
Meta:- Ok., shoku, ik e mos vrit mendjen se do ta mbyll unë me Fullanin, do të lë porosi edhe tek ndonjë media që të mos shkruaj e flas. Bëje si e bëre me 21 janarin, me familjarët e të vrarëve, organizo ndonjë takim, mbaj ndonjë fjalim të bukur ashtu siç di dhe i duan shqiptarët, shaje Fullanin, kërcënoi me burg, jepu dënimin para kamerave se vetëm, kur dëgjojnë burg, qetësohen shqiptarët. Edhe me Tikun, Kryeprokurorin e ke të mbyllur se edhe ka njeriun e vet të punësuar tek Fullani. Edhe Berishën, e kam porositur që të mos flas më, se me Fevzon e disa të tjerë e fola dhe ranë dakord që të mos flasin më. Pa merak. Të fala Erion Braçes dhe mbyllja gojën atij, se ai ndez shqiptarët.