Kush do t’i kontrollojë gjyqtarët, prokurorët dhe anëtarët e vettingut, të cilët po shëtisin nëpër kryeqytetet e Evropës dhe botës?!
Engjëll Musai
Drejtor i “Telegraf”
Në parimet e së drejtës thuhet se “një drejtësi e vonuar është drejtësi e munguar”. Por, askush nuk e kishte menduar që kjo vonesë e afateve te shkonte deri në marrëzi, duke krijuar një padrejtësi të qëllimshme që shkon deri në çmenduri. Dhe sot demokracia shqiptare është futur në një kaos, ku shkaku kryesor është “Drejtësia e re shqiptare”, e cila ka ka prodhuar mijëra dosje, të cilat që presin të shqyrtohen, nga “Ushtarët e Sorosit” pjesë e sektit të “ Shoqërisë së Hapur”. Madje janë edhe mijëra vendime që presin të zbardhen, pasi kanë vite pa u zbardhur. Ata dhe ato që u emëruan nga parlamenti i krimit, dhe kriminelëve që u morën me urdhër të ngrinin kartonat në “kuvendin e batakçinjëve” sot kanë filluar të zhveshin vellot dhe pelerinat e gjyqtarëve të vetingut duke u kthyer në origjinën e tyre të patronazhimit , si kandidatë për deputet dhe zyrtarë të lartë të administaratës politike. Një pjesë e vetingasve u shkarkuan për dokumenta të falsifikuara, dhe pjesa tjetër e modelit të prokurorisë apo drejtësisë së salloneve të së majtës, Ina Rama & Sokol Çomo, së bashku me mësuesen e Marksizëm-Leninizmit Mimoza Tase Pano, na kanë sjellë sot këtë katrahurë me emrin drejtësi e re. Sigurisht nuk po flasim për shumat marramëndëse që kanë qarkulluar se me to jemi marrë dhe do merremi së shpejti, kur të vijë koha e drejtësisë së re. Do meremi edhe me ONM dhe ndihmësit e tyre, me orgjitë dhe pazaret e tyre të fëlliqura. Por sot do shtrojmë vetëm një pyetje për institucionet e drejtësisë së re, të cilat kanë të bëjnë me gjyqtarët e partisë dhe vettingasit e orgjisë : Sa gjyqtarë, prokurorë dhe anëtarë të vetingut, që kanë kaluar vetingun janë kontrolluar se ku po banojnë ? I kanë banesa të falura apo të blera, çfarë kompletimi dhe punime ka brenda banesave të tyre dhe a kanë fatura se kush ua ka bërë punimet? Sa herë kanë udhëtuar jashtë vendit gjyqtarët dhe vetingasit ? Në cilat shtete dhe me çfarë shpenzimesh? Nëse gjyqtarëve para vetingut, disave ju kontrollua edhe luga e bukës, por për ushtarët e partisë u mbyllën sytë para milionave në banka dhe pasurive të paluajtshme. Ndaj, sot është momenti të kontrolloni gjyqtarët dhe prokurorët e rinjë, që fluturojnë e notojnë në çdo cep të botës. Bëjeni sa nuk është vonë, se institucionet euro-atlantike kanë kohë që po e bëjnë këtë investigim…!