Ergys Alushi: KLSH, e hapur me publikun, e rrept me finacat

540
Larg politikës, të hapur me publikun, të rreptë me financat publike
Jo shumë kohë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit konceptohej për publikun si një institucion hijerëndë, me njerëz të vrazhdë. Sot, KLSH është një institucion i hapur për publikun, ku audituesit publikojnë rregullisht në gazetat qendrore, rezultatet e kontrolleve publikohen pa rezerva. Një nga format e hapjes së KLSH për publikun është edhe zhvillimi i analizave vjetore të KLSH jashtë Tiranës. Vlora është qyteti i cili për herë të trete është përzgjedhur nga kryetari i KLSH, Bujar Leskaj, për Zhvillimin e analizës vjetore 2016. Universiteti “Ismail Qemali” është përzgjedhur jo rastësisht si vendi i zhvillimit të analizës, duke ftuar dhe Pedagogë e studentë të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultete të tjera. Për dy ditë, në Analizë janë referuar mbi 20 referate, nga ekspertë vendas të KLSH, Kosovës dhe Evropës. Me mjaft interes ishin referimet e dy përfaqësuesve të ndërkombëtar të nivelit të lartë;

1. Partneriteti me ekspertë të INTOSAI-t dhe të Bankës Botërore
Përmirësimi i monitorimit të përputhshmërisë dhe rritja e transparencës në prokurimet publike në Shqipëri-referuar nga Simeon A. Sahaydashny, ekspert amerikan i BB për projektin e prokurimeve publike 

2. Forcimi i kapaciteteve të auditimit të jashtëm në Shqipëri-referuar nga z.Wojciech Kutyla, zv.president i NIK-ut polak dhe z. Jacek Jezierski, këshilltar i Presidentit të NIK-ut polak

Ndër temat e referuara në Analizë ishin, Auditimet e Performancës, Auditimi me Menaxhimin e Financave Publike, Auditimet me Dogana dhe Tatime, Auditimi në Sistemet Informatike, Auditimi në sektorin energjetik, Auditimet në Bashki, Auditimet në administrimin e pronave, Prezantimi i kolanës së botimeve të KLSH për vitin 2016. Gjate analizës është raportuar se dëmi Ekonomik i shkaktuar shtetit për vitin 2016 është 188 milionë euro. Në fjalën e tij kryetari i KLSH, ka kërkuar rritje të cilësisë së auditimeve, se nuk do tolerojë askënd, do të rriten kallëzimet ndaj institucioneve dhe individëve. “Duke filluar nga dita e nesërme këdo auditues që do të konstatoj se bën komente politike në fb apo në zyra të KLSH-së, do ta largoj nga detyra”. Kështu është deklaruar në fund të analizës dy ditore te KLSH të zhvilluar në Vlorë, kryetari i këtij institucioni Kushtetues, Bujar Leskaj. Për Leskaj, shumica e audituesve janë të specializuar, të trajnuar jashtë shtetit e të rritur profesionalisht. Një ndër objektivat e vitit 2017 sipas Leskaj do të jetë që rezultatet e punës për vitin 2017 do të jenë më të larta, se tre vitet 2009-2010-2011 si edhe krijimi i Departamentit të Kontrollit të IT-së dhe investimeve të huaja.
Sigal