Engjëll Musai: “Mali” me dosje që po mban peng drejtësinë, dhe rekrutimi i juristëve nga institucionet që përgatisin aktet ligjore në Republikën e Shqipërisë

“Reforma në Drejtësi” edhe pse e domosdoshme prodhoi ato probleme që ne si media i kishim paralajmëruar, së bashku me Venecian, ku drejtësia nuk duhej të vihej në shërbim të politikës, krimit dhe korrupsionit. Ai që do ketë pushtetin do ketë edhe Vetting-un, thoshte Venezia në paragrafin 98-100 në përgjigje të pyetjeve që “Telegraf” i dërgoi në vitin 2015. “Mali” me dosje që po mban peng drejtësinë, rekrutimi i juristëve të rinjë, vakancat dhe strategjia e qeverisë për dalë nga situata.

Engjëll Musai
Drejtor i Gazetës Telegraf

NOA

Thuhet se një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar. Por nëse diskutohet për një drejtësi tejet të vonuar dhe jashtë, çdo imagjinate, atherë drejtësia ka pushuar. Janë mbi 143.396  dosje që presin të shqyrtohen në gjykatat shqiptare, si ato të shkallës së parë, Gjykatës së Apelit, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Këtu nuk po flasim se çdo bëhet me gjykatën e Strasburgut, pasi edhe për atje numri është shumë i madh dhe do vijë një ditë që dosjet do të duhet të transportohen me tren për sa i përket numrit të madh të çështjeve ,që duan drejtësinë e vonuar dhe atë të vendimeve tërësisht të njëanshme ose të “blerë” nga oligarkia,krimi dhe mafia, kryesisht e pronave. Vetëm në gjykatën e Apelit janë rreth 73 328  dosje, dhe kjo shifër është krejtësisht e papërballeshme nga stafi i gjyqtarëve të Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit . Qytetarët dhe cilido shtetas i huaj që punon dhe jeton në Shqipëri, qoftë edhe përkohësisht në këto kushte nuk marrin shërbimet e drejtësisë, nuk zgjidhin çështjet civile, familjare, pronësisë, ato penale. U mbyllën gjykata e rrethit, që ishin krijuar që në Shpalljen e Pavarsisë së shtetit shqiptar. U shkrinë gjykatat e apelit në qarqe edhe pse  ato ishin  domosdoshmërisht efiçente, si gjykata e Shkodrës, Korçës, Vlorës. Dhe kjo bëri që gjithçka të përqëndrohej në Tiranë. Minimalisht duhej të kishim 4 gjykata Apeli: Në Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Tiranë. Dhe tashmë qytetarët duhet të presin me vite të tëra për një proces gjyqësor dhe nuk e zhvillojnë. Kohë më parë, kur u mor vendimi fatal i shkrirjes së gjykatave të apelit dhe përqëndrimi “politik” në një dorë të vetme, jam marrë gjatë, dhe kam paralajmëruar pasojat sociale dhe juridike me këtë vendimarrje. Dhe tashmë jemi para një fakti që nuk ka nevojë për komente.  Sipas KLGJ, kuptojmë se momentalisht përveç institucioneve të posaçme, pra GJKKO-së dhe Apelit të Posaçëm, që kanë  staf të kompletuar, institucionet e tjera kanë probleme shumë të mëdha. Në Gjykatën e Lartë momentalisht ka rreth 18 mijë e 160 dosje që janë në pritje të vendimeve. Po ashtu shqetësuese situata dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës me rreth 21.302 dosje që presin vendimmarrje dhe në total  në shkallë vendi janë afërsisht 143.396 dosje. E sikur të mos mjaftonin këto shifra dhe fakte, “Reforma në Drejtësi” edhe pse e domosdoshme prodhoi ato probleme që i kishim paralajmëruar ne si media, së bashku me Venecian, ku gjyqtarët dhe prokurorët do viheshin në shërbim të politikës dhe mbrojtës të korrupsionit qeveritar. Ai që do ketë pushtetin do ketë edhe Vetting-un, thoshte Venezia në paragrafin 98-100 në përgjigje të pyetjeve që Telegraf i dërgoi në vitin 2015. Dhe ashtu doli!

E sikur të mos mjaftonin këto shifra dhe fakte, “Reforma në Drejtësi” edhe pse e domosdoshme prodhoi ato probleme që i kishim paralajmëruar ne si media, së bashku me Venecian, ku drejtësia do vihej në shërbim të politikës dhe mbrojtes së korrupsionit. Ai që do ketë pushtetin do ketë edhe Vetting-un, thoshte Venezia në paragrafin 98-100 në përgjigje të pyetjeve që “Telegraf” i dërgoi në vitin 2015. Dhe ashtu doli!

Por tashmë ne jemi para faktit që duhet një zgjidhje. Madje një zgjidhje e shpejt, pasi kjo situatë nëse vazhdon kështu do të bëjë që ligji të eci paralel me “Kanunin” si atë të “Malësisë” edhe të “Labërisë” në zgjidhjen e çështjeve. Ndoshta Kryeministri Rama dhe Qeveria si përgjegjëse për këtë ‘Reformë Drejtësie’, por edhe për këtë situatë duhet që të ndërhyjnë me shtimin e numrit të gjyqtarëve sidomos në shkallën e Parë dhe atë të Apelit, përveç faktit që duhet të rihapen gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë dhe Korçë. Duhet të ndërhyjë urgjentisht me ligj të posaçëm, apo shtesa në ligjin për gjykatat, mbi rekrutimin e juristëve që janë në institucionet shtetërore, përgjegjëse për përgatitjen e akteve ligjore, respektimin  e tyre, auditimin dhe sidomos miratimin e tyre. Sipas ligjit me ndryshimet e reja “Kuvendi mund të krijojë me ligj gjykata të tjera për fusha të veçanta, por në asnjë rast gjykata të jashtëzakonshme”. Dhe në rastin konkret duhet të përthithen specialist të fushës juridike të institucioneve që kanë përgatitur aktet ligjore dhe nën-ligjore, i kanë përshtatur më aktet e tjera ligjore, dhe janë vnedimarrës në miratimin e tyre, të cilin do ta shjegoj më poshtë.

Pra është koha të rekrutohen juristë që kanë përfunduar Arsimin e Lartë Juridik, mundësisht shtetëror dhe të kenë përfunduar edhe 1 master profesional. Dy mastera, do ishin edhe më mirë. Të kenë një përvojë pune jo më pak se 3 vite në këto institucione. Fakti që në Gjykatën e Lartë , emërohen edhe gjyqtarë, jashtë sistemit gjyqësor, mjafton që të mos kenë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike, gjatë 10 vjetëve të fundit para kandidimit, është mjaftueshmërisht i pranueshëm, që i njëjti kriter të zbatohet edhe në gjykatën e shkallës së parë.  (Neni 136/a, shtuar neni me ligjin Nr. 76/2016, datë 22.7.2016).

E përmenda këtë rrugëtim të gjatë të miratimit të një ligji për të treguar se pikërisht këta zyrtarë dhe këto drejtori që e kanë përgatitur, përpunuar dhe miratuar këtë akt ligjor, dinë edhe t’a interpretojnë, nëse do jenë në pozicionin e gjyqtarit të Shkallës së Parë. Ndaj pa humbur kohë kryeministri duhet të zhbllokojë këtë situatë të 143.396 dosjeve, që prekin gati 80% të shqiptarëve



Rekrutimi i juristëve nga institucionet e administratës shtetërore dhe ato të pavarura.

Nëse një akt ligjor i propozuar nga ekspertë apo grupe të caktuara, ai duhet të kalojë fillimisht  nga ministria e linjës apo institucionet e pavarura  pranë drejtorisë së Kodifikimit në ministrinë e Drejtësisë, ku një grup juristësh janë përgjegjës për verifikimin dhe kordinimin e ateve ligjore dhe nënligjore. Pas miratimit të tyre janë një grup juristësh të tjerë pranë qeverisë që përgatisin këto akte dhe i kalojnë për tu miratuar në Këshillin e Ministrave. Këto akte dërgohen në komisionet parlamentare të kuvendit dhe miratohet në parlament, ku edhe këtu ka një grupim juristësh, me përvojë. Pasi kalon dhe fazën e miratimit në Kuvendin e Shqipërisë, projektligji dërgohet në Presidencën e Republikës për tu dekretuar , duke marrë zyrtarisht edhe vulën përfundimtare për futjen në fuqi, pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Pra edhe në Presidencë ka një Drejtori Juridike që bënë verifikimin e detajuar të këtyre ligjeve, nese duhet të dekretohet nga Kreu i Shtetit, apo duhet të rikthehet për plotësime të nevojshme ligjore. E përmenda këtë rrugëtim të gjatë të miratimit të një ligji për të treguar se pikërisht këta zyrtarë dhe këto drejtori që e kanë përgatitur, përpunuar dhe miratuar këtë akt ligjor, dinë edhe t’a interpretojnë, nëse do jenë në pozicionin e gjyqtarit të Shkallës së Parë. Ndaj pa humbur kohë kryeministri duhet të zhbllokojë këtë situatë të 143.396 dosjeve, që prekin gati 80% të shqiptarëve, edhe pse ky vendim nëse do merret nga qeveria Rama do të ketë oponencën e opozitës të cilës nuk i intereson dalja nga ky kaos për qëllime elektorale. Pasi janë 2 dhe më shumë palë që janë në proces gjyqësor, dhe po ti llogarisim edhe 10 persona që kanë të dy familjet , numri i interesuar për procesin gjyqësor arrin në rreth 3 milion banorë. Çdo lloj justifikimi tjetër nga politika, të çfarë do lloj krahu, është e papranueshme dhe dashakeqëse. Vetingu ka kusuret e veta . Kur u zgjodhën si anëtar të Vettingut  disa individë, të cilët gjatë rrugës, u përjashtuan nga këto organe, dhe një pjesë tjetër e kandidatëve nuk kishin integritet, por u emëruan anëtar Vetting-u, të KPA dhe KPK, pa u Vetting-uar vetë, me probleme të mëdha me pasuritë dhe integritetin. Pra, u bë kompromis vrastar për reformën, mjafton që ata ishin lehtësisht të shantazhueshëm. Ndaj më mirë vonë se sa kurrë! Qeveria t’i kërkojë Parlamentit miratimin e akteve për rekrutimin e juristëve të këtyre institucioneve që kanë kaluar filtrat e integritetit dhe profesionalizmit sikurse janë institucionet e lartpërmendura, duke filluar në mënyrë të përshpejtuar dhe paralel  magjistraturën. Sot shumica e vendeve europiano-perëndimore dhe SHBA-të kanë gjyqtarë të zgjedhur nga populli,duke u ngritur në gradë sipas arsimimit dhe rezultateve profesionale.