Elmaz Sherifi: “Dua të bëhem president”

211
Sigal

Nuk është dëshira ime, pasi e di shumë mirë, se si zgjidhet presidenti. Por një “lëvizje” e madhe e disa personave, që i ngjason një komedie politike, kur shpallin, se janë gati te bëhen president.
Disa i ofrojnë, disa veteofrohen si kandidat !
Mos e ulni kaq shumë rolin e kryetarit të shtetit. Për zgjedhjen e tij ka disa procedura kushtetuese. Fillimisht duhen te paktën 20 deputet, që të firmosin për të paraqitur si kandidat për deputet. Mandej duhet mbështetje politike për të konkuruar.
Në situatën kur opozita parlamentare është në krizën e saj të brendëshme dhe e përçarë si kurrë ndonjëherë ne historinë institucionale parlamentare, zgjidhja realizohet me lehtësi nga maxhoranca parlamentare.
Kryetari i PS i kënaqur nga kjo situatë, po “eksperimenton”, duke sajuar disa procedura që nuk janë, as ligjore, as statutore. Ai ka autorizuar një grup qe të bëj propozime, të cilat i ngjasojnë “fishekut ne pajë”.
Kohë komedish, që shfaqin tragjedinë politike që shqiptarët po përjetojnë !