Megjithëse sipas INSTAT, shumica absolute e fermave të lopëve dhe deleve te ne, pra mbi 90 perqind e tyre zoterojne me pak se 10 lope dhe me pak se 100 dele dhe dhi, sipas qeverisë duhet të kesh me shumë se 10 lope dhe më shumë se 100 dele e dhi per te përfituar mbështetje financiare.
Megjithëse 94 perqind e fermave bujqesore, kanë me pak se 3 hektarë, po sipas qeverisë qe te përfitosh mbështetje për njësi të sipërfaqes,duhet të kesh me shumë se kaq.
Hiqet subvencioni i naftës per bujqësinë kur çmimi i saj në treg është në rekordin historik prej 220 lekë, litrin.
Pra e thënë ndryshe ju ftojmë t’i ktheheni parmendes!
Por edhe kur të prodhosh do të ngarkohesh me 20 përqind të vlerës së produktit, kur Evropa e ka mesatarisht 6 përqind.
Çmimi në bursë i një toni plehrash azotike, është rreth 500 dollarë!
Fqinjët tanë Itali dhe Greqi e shesin me 600 euro tonin për fermat e tyre ndërsa te ne shitet me 850 euro tonin, nën heshtjen e plotë të autoritetit të konkurrencës.
Sot domatja shitet me 450 lekë kg!
Pra shitet 5 euro kg në tregjet e një vëndi i cili gëzon plot 300 ditë me diell, ka tokë pjellore dhë ujë me bollëk.




















