Ishte si sot, 3 prilli i vitit 1973, kur inxhinieri amerikan – Martin Cooper (1928- ), në qytetin e New York-ut, në prani të gazetareve dhe kalimtarëve të rastit, i telefonoi gruas të vet që gjindej disa kilometra larg, me një paisje, telefon pa tel (wireless). Zëri dëgjohej pastër por ajo që i habiti të gjithë ishte mungesa e telave lidhës, siç ndodhte me telefonat e zakonshëm Fiks. Kjo e bëri ing. Cooper të konsiderohet sot si “ati” i telefonit Celular, për të cilin ai edhe u patentua.
Celulari i Cooper-it peshonte rreth 1 kg dhe kishte përmasat e një tulle, por kishte avantazhin që atë mund ta mbaje me vete dhe të komunikoje, pa qënë nevoja të ndodheshe diku, ku të kishte telefona fiks.
Ai kishte bindjen se ky telefon “i mençur” kishte një potencial të jashtëzakonshëm komunikimi dhe koha e provoi atë, kur zerit ju bashkëngjit edhe figura dhe në kohën tonë, falë Internetit edhe video. Por qysh atëhere ai shfaqi edhe shqetësimin se kjo paisje do ta rriste vartësinë e njeriut dhe do ta cënonte privatësinë e tij.
Gjithsesi Telefoni pa tel (celulari) rezultoi një prej shpikjeve më të mëdha të shek.20-të, që revolucianizoi komunikimin mes njerëzve dhe e bërri Botën tone shumë të vogël.






















