Nga Edmond Panariti – Sepse ka në dorë ushqimin. Prej të cilit jemi të varur.Sepse nuk bëhet shaka me “bukën e gojës”.
Prandaj, bujqësia duhet mbajtur edhe aty ku ajo nuk ka përparësi konkuruese.
Me fjalë të tjera, përveç frutave dhe perimeve ku kemi avantazhe konkuruese, duhet të ketë edhe prodhim gruri e drithërash, qumështi dhe mishi etj.Patjetër, me ç’do kusht dhe çmim.
Për këtë është shteti!
I cili, i mbështet me subvencione këta sektorë edhe pse jo konkurues, për qëllime strategjike.Ashtu siç bën edhe BE me fermën dhe prodhimin e saj, për të ndalur pushtimin me produkte nga anë të tjera.
Sepse kohët kanë qenë dhe janë të pasigurta dhe në rast lufte dhe katastrofe, ndërpriten rrugët e furnizimit nga jashtë dhe do të duhet të mbahesh me tënden.
Prandaj u bë edhe e famshmja hartë e rajonalizimit të Bujqësisë, për të ruajtur tërësinë e saj dhe për të mos e lënë pre të konjukturave dhe të shantazheve ndërkombëtare.
Prandaj duhet ruajtur me ç’do kusht dhe çmim prodhimi bujqësor vëndas.






















