Kryemadhi publikon pagesat e inceneratorëve për fluturime gjatë pandemisë: Që asnjëri mos të harrojë kur pyetet përpara SPAK apo komisionit hetimor

186
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka publikuar në facebook, listpagesat e kryera nga kompania koncesionare e inceneratorëve për flututime gjatë periudhës së pandemisë.

Teksa publikon shifrat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Kryemadhi shton se e bën me qëllimin që akush të mos “harrojë”, duke ironizuar në këtë mënyrë me administratoren e “Integrated Energy”, Ariola Kodra, e cila përballë Komisionit Hetimor deklaroi se nuk i mbante mend shpenzimet për udhëtime.

“Që asnjëri të mos “harrojë”, kur pyetet para SPAK, Komisionit Hetimor apo opinionit publik.

Ja ku i keni, me data dhe shuma ekzakte, se si inceneratorët që gjasme do të zgjidhnin emergjencën mjedisore, paskan harxhuar miliona për fluturime edhe në kohë pandemie!”, shkruan kryemadhi në facebook.

Kanë shpenzuar për bileta:

Tabela 1/ Inceneratori i Tiranës: 80 milionë lekë të reja
Tabela 2/ Inceneratori i Fierit: 3 milionë lekë të reja

Tabela/ Inceneratori Elbasan: 7 milionë lekë të reja
Zoto: 94 milione leke

Datat janë sipas faturës së prerë dhe shuma e shpenzuar

Kryemadhi publikon pagesat e inceneratorëve për fluturime gjatë