Dr. Zekri Palushi: Moj Shqipni, e mjera Shqipni, kush po ta nxin faqen ty?

210
Sigal

U bëmë vërtetë një popull qesharak, me një servilizëm të tejskajshëm mazokistik, po mundohemi të kënaqim botën, dhe të poshtrojmë vehten! Ndërkohë që kjo botë, tepër e çoroditur, na sheh me një neveri të madhe, luan me ne, e në të njejtën kohë, edhe na përdor për kryerjen e nevojave të saj, sigurisht të pista.

Dr. Zekri Palushi (MD)
Australi

Po digjemi në shpirt duke pritur të dëgjojmë një lajm të mirë për vendin tonë, por më kot. Ndërkohë, kërkush s’mund ta besojë se sot për sot, e zeza e shqiptarëve buron prej idhullit të tyre, më të kahershmit në planet, rregullatori i demokracisë botërore, SHBA! Megjithatë, një gjë tashmë shqiptarët e kuptojnë mjaft mirë: Atë që Juri Kim, edhe pse jeton në Amerikë për interesat e saj, dhe të atyre që përfaqëson, vazhdon me tele-manipulimet e saj djallëzore, (sigurisht që ajo s’është gjë tjetër, veçse një nga mashat e shumta, në duart e mega-spekullatorit internacional, socialistit miliarder, George Sorosit). Juri Kim, për t’ia bërë sa më të lehtë, dhe për t’i kamufluar sa më shumë, punët “nën-rrogoz’’ të Edi Ramës, arrin të ftojë, (nën emrin e DASH/Soros) për një vizitë ‘studimore’, në Amerikë, një grup prokurorësh të SPAK, të kryesuar nga Altin Dumani, të cilët, pas një pritje të bujshme, dhe përfundimit të ‘studimeve’, me sukses, (ku morën edhe udhëzimet e duhura), përcillen nga SHBA me një mesazh, dhe mbështetje të publikuar në media të ndryshme, ku cilësohet se: “Reforma në drejtësi, po jep rezultatet e duhura’’! Sigurisht që kjo vizitë shambolike/ konfuzuese, së bashku me mesazhin mbështetës të përcjellur nga SHBA, tingëllojnë sa manipulative, aq dhe qesharake, kur tashmë e dimë të gjithë se si, i kapur ‘në flagrancë’ duke pritur të shoqen në aeroport, arrestohet Jamarbër Malltezi, për ‘krimin’ e marrjes së një pjese të vogël, të pronave të tij! Ndërkohë, jashtë çdo llogjike, i jepet Liderit Historik të PD, ish-presidentit, dhe ish-kryeministrit të rrepublikës, Kryetarit në detyrë të PDSH, deputetit Sali Berisha, -masë sigurie me detyrim paraqitje për korrupsion pasiv në bashkpunim! Po ku ka sot kaq budallenj, sa t’i hanë këto allishverishe sorosjane? Në të vërtetë askund. Këtë e vërtetova edhe vetë, gjatë ditëve që isha në Shqipëri. Kudo që shkova, me këdo që u takova, (edhe shumë socialistë), flisnin për këto ngjarje të turpshme, të sajuara jo-mjeshtërisht, nga SPAK, sigurisht nën dirigjimin e tipit mafioz të Edi Ramës. Ata, të gjithë solidarizoheshin me qëndrimet dhe guximin burrnorë të Sali Berishës, dhe mbështesnin luftën e Tij, ndaj këtij klani mafioz, anti-kombëtar, që synon të vrasë me një gurë dy zogj, -pra, të njollosë pastërtinë morale të Sali Berishës, e si rrezultat, të eleminojë opozitën reale shqiptare. Kjo e fundit, është shumë më e rëndësishme për to. Të dashur bashkatdhetar, tani e mbrapa, ju duhet të kuptoni se lufta ndaj familjes së nderuar Berisha, është një luftë edhe kundra jush, dhe të gjithë njerëzve, apo familjeve të ndershme shqiptare.

“Prandaj, ruajtja e IDENTITETIT tonë kombëtar, ngelet një detyrë patriotike për secilin prej nesh. Tensionet në mes të popullit dhe qeverive, për këtë çështje, po bëhen më shumë evidente, sidomos në Angli, ku publiku i kërkon qeverisë stopimin e menjëhershëm të emigracionit ilegal. Të njejtin qëndrim, edhe më të fuqishëm, e shohim edhe në Poloni, Hungari, dhe Çeki, këto vende po përplasen çdo ditë me zyrtarët e lartë, socialistë të BE-së, -bile më fuqishëm se sa anglezët, gjatë Brexit-it.”

Mesazhi i kësaj lufte është i qartë, ‘’kur këtë ia bëjmë Sali Berishës, dhe familjes së Tij, sigurisht që nuk do t’ju kursejmë as ju, prandaj rrini urtë, e mos u ndjeni’’. Kështu pra, edhe ju, (dhe familjet tuaja), tani, jeni shumë më tepër në rrezik, jo vetëm nga pushteti mafioz i Edi Ramës, por edhe nga arma e tij besnike, SPAKU-sorosjan, tejet i fuqizuar, nga vizita e tij ‘studimore’ në SHBA! Në lidhje me këtë çështje, më duhet të pranoj se për herë të parë, pas shumë vitesh, u largova nga Shqipëria, me një rrespekt të veçantë për ju, bashkatdhetarët e mi. Fakti që shumica prej njerëzve që takova, ndjeheshin të turpëruar, me çfarë po ndodhte, dhe jetonin me shqetësimet krejt të panevojshme, shkaktuar familjes Berisha, nga fabrikime të guzhinës së mafies globale sorosjane, fabrikime, që shpesh njerëzit e ndershëm i përjetojnë me shumë veshtërsi, ngjallin shpresë tek ne, shqiptarët e diasporës. Kjo tregon se ju, ngadalë-ngadalë, po zgjoheni nga gjumi. Kjo është një shenjë e mirë, reflektuese, dhe shumë e nevojshme. Filozofi George Santayana, ka thënë: “Ata që s’mbajnë mend të shkuarën, apo që s’mësojnë prej historisë, janë të dënuar/predispozuar ta përsërisin atë’’. Tani, le të ndalemi pak tek një skandal tjetër, po me origjinë sorosjane, pra; me problemin e rrefugjatëve, që së shpejti do t’i bashkangjiten jetës suaj të përditshme. Për ta kuptuar këtë situatë më mirë, që në fillim më duhet të them se kjo qenje njerëzore, pra: rrefugjatët, po përdoren nga socialistët, në bashkpunim të ngushtë me miliarderët e Majtë, si një mjet destabilizues, që ka qëllim, dobësimin e vendeve perëndimore. Loja me rrefugjatët po përdoret prej tyre, si një mjet efektiv, në luftën kundra civilizimit perëndimor, dhe zëvendësimin e saj me një barbarizëm lindor. Për askënd, s’është më çudi një aleancë e ngushtë dhe krejt e pazakontë, në mes të Socialistvëe të Majtë, dhe ideologjisë Islamike. Në këtë kontekst, nuk është e rastësishme që pothuajse gjithkund, të shihet një sediment anti-perëndimor, -gjë që mund të ilustrohet edhe me protestat e fundit pro-terroriste, të fermentuara dhe kontrolluara nga i njejti grup njerëzish, që organizon, dhe financon të dy palët në luftim! Një protestë e tillë dhe mjaft e egër, u zhvillua dje edhe në Melburn të Australisë, -sigurisht që protesta të tilla, ju keni parë të zhvillohen në të gjitha vendet perëndimore, -një protestë të tillë e pashë të organizohej edhe në Tiranë. Kur flasim për një luftë të mirë-kamufluar, kundra civilizimit perëndimorë, më duhet të them se ajo s’mund të arrihet pa një luftë të ashpër, kundra të Djathtëve Konservatorë. Një fenomen i tillë, mund të ilustrohet me luftën tepër djallëzore, që bëhet kundra Presidentit Donald Trump, e sigurisht, këtu futet edhe lufta imorale, e gjithanshme, kundra Sali Berishës, dhe familjes së Tij fisnike. Le të kthehemi përsëri tek rrefugjatët! Në shumë vende perëndimore, popujt po humbin durimin. Kjo vërtetohet edhe me qëndrimin e tyre të prerë, dhe kundërshtues ndaj politikës së Bashkimit Europian (BE), dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, për emigracionin. Përpjekjet e BE, për t’i detyruar vendet e saj antare që të pranojnë sa më shumë emigrantë, duke i kërcënuar ato edhe me gjoba të rënda, po kundërshtohen çdo ditë e më tepër.

Tensionet në mes të popullit dhe qeverive, për këtë çështje, po bëhen më shumë evidente, sidomos në Angli, ku publiku i kërkon qeverisë stopimin e menjëhershëm të emigracionit ilegal. Të njejtin qëndrim, bile edhe më të fuqishëm, e shohim edhe në Poloni, Hungari, dhe Çeki. Këto vende po përplasen çdo ditë me zyrtarët e lartë, socialist të BE-së, bile më fuqishëm se sa anglezët, gjatë Brexit-it, (kur Anglia ishte një nga kontributorët financiar kryesor të BE-së). Pra, më duhet ta përsëris edhe njëherë se çështja e rrefugjatëve, s’është një çështje humanitare, por, në të vërtetë, është një çështje krejt politike, me një qëllim të caktuar: shkatërrimin e civilizimit perëndimor, dhe të së Djathtës Konservatore. Në këtë kontekst, unë ndjej një keqardhje të thellë për Kryeministren Italiane, Georgia Meloni. Nuk e di, nëse ajo e ka kuptuar qëllimin e vërtetë, të lojës së refugjatëve. Sigurisht që po! Ajo është një femër e zgjuar dhe thellësisht konservatore, dhe për këtë, pra, për konservatorizmin e saj -, ajo, që në ditën e parë të marrjes së postit të kryeministres, është futur në shënjestrën e mafies globale, e veçanërisht, në atë të BE-së. Marrveshjet e saj, me Edi Ramën, (një nga snajperët në përdorim të mafies globale, dhe BE-së), në lidhje me refugjatët, dhe ‘nderin’ që ai po i bën, -tregojnë se Georgia Meloni, ka rënë plotësisht në kurthin e socialistëve të BE-së, në këtë rast, të përfaqësuar nga krye-korruptori ynë ndërkombëtar, Edi Rama!

“Për ta kuptuar këtë situatë më mirë, -që në fillim, me duhet të them se kjo qenje njerëzore, – pra rrefugjatët, po përdoren nga socialistët, në bashkpunim të ngushtë me miliarderët e Majtë, si një mjet destabilizues, që ka qëllim, dobësimin e vendeve perëndimore. Loja me rrefugjatët po përdoret prej tyre, si një mjet efektiv, në luftën kundra civilizimit perëndimor, dhe zëvendësimin e saj me një barbarizëm lindor.”

Zj. Meloni duhet ta kuptojë këtë lojë tepër të rrezikshme, dhe të tërhiqet urgjentisht prej saj, dhe Edi Ramës. Do të ishte në interesin e Italisë, dhe të saj personal, që këto ‘rrefugjat’ t’i kthejë urgjentisht në vendet e tyre të origjinës, dhe të ruajë me vendosmëri, dhe rigorozitet, kufijtë e Italisë, ndryshe, ditët e saj në pushtet, janë të numëruara. Ruajtja e kufijve kombëtar, s’ka të bëj aspak me shkeljen e të drejtave të njeriut, (si pretendojnë socialistët e Majtë). Nga ana tjetër, zbatimi i marrëveshjes, apo bërja e një ‘nderi’, nga Edi Rama, ndaj Zj. Meloni, do të ishte me pasoja mjaft të rënda, edhe për popullin, dhe vendin tonë. Si thashë edhe më sipër, këtu s’bëhet fjalë për refugjatë të vërtetë, pastaj, a i keni bërë ndonjëherë pyetje vehtes, -pse këto rrefugjat, kurrë nuk dërgohen në vende të tjera islamike, (shumë më të pasura nga Shqipëria, apo edhe vende të tjera Europiane Perendimore), që flasin pothuajse të njejtën gjuhë, dhe kanë të njejtën kulturë? -Këtë përgjigje, jepjani vehtes! Por mua më duhet t’ju kujtoj se 30.000 rrefugjatë, (3.000 në muaj), për një vend të vogël, dhe të varfër, dhe tashmë të destabilizuar, si i joni, edhe sikur të ishin engjuj, do të prishnin jo vetëm ballancat ekonomiko-financiare, por edhe ato etniko-kulturore, dhe historiko-tradicionale të kombit tonë. Pa përmendur këtu, diluimin/hollimin patriotik shqiptar, shtimin e varfërisë, shtimin e krimeve, shtimin e përdhunimeve …! Këto s’janë gjëra të hamendësuara, (dhe as të nxitura nga ksenofobia, racizmi, islamofobia,…etj. epitete që të Majtët i kanë me bollëk, dhe në majë të gjuhës, për të gjithë ata që mendojnë ndryshe, apo kanë vlera konservatore. Ata mendojnë se vlerat e tyre ‘progresive’, u japin atyre një stad superioriteti moral.

Ndërkohë që organizojnë, dhe financojnë luftra, dhe konflikte, në vende të ndryshme të botës, ku humbin jetën mijëra njerëz të pafajshëm), por janë ngjarje të vërteta, që kanë ndodhur, dhe po ndodhin çdo ditë, në të gjitha vendet perëndimore, që kanë ra në kurthin e të Majtëve. Mos-pranimi absolut i këtyre ‘rrefugjatëve’ nga ana juaj, nuk do të ulë aspak, vlerat tuaja njerëzore, dhe as ato morale, përkundrazi, çdo veprim, që ju do të bëni, në interes të vendit, do t’i shtojë, dhe pasurojë shumë më tepër vlerat tuaja, duke përfshirë këtu, edhe vlerat tuaja patriotike, dashuria për vendin tuaj, apo patriotizmi, nuk është një turp, (si mundohen ta quajnë të Majtit), ajo është një vlerë e lartë, dhe e detyrueshme, për të gjthë ata që ndjehen krenar, pse janë shqiptar. Mos u shqetësoni, mos lakmoni, dhe kurrë mos u nxitoni të merrni vlerat Europiane. Për ata që mbajnë mend rregjimin komunist, Enver-Hoxhian, ju kujtoj se Bashkimi Europian (BE), s’është gjë tjetër, veçse një organizatë parazitike socialiste, që çdo ditë e më shumë, po ngjan me një kooperativë e tipit të lartë, ku kryetarët e kooperativës, zgjidhen gjithmonë nga krahu i Majtë, socialist.

Prandaj, ruajtja e IDENTITETIT tonë kombëtar, ngelet një detyrë patriotike për secilin prej nesh. Përfundoi duke konkluduar se të gjitha, çfarë thamë më sipër, shto këtu edhe intensifikimet e luftës kundra Trump, për të cilën Soros, çdo ditë ulet me Demokratët Amerikan për plan A,B,C, për t’ia bërë të pamundur ardhjen në pushtet, dhe atë kundra Berishës, megjithëse janë luftra imorale, spekulative, djallëzore, dhe mjaft të rrezikshme. Në kënd-vështrimin tim, intensifikimi i kësaj lufte, është një shenjë e mirë, që flet për plagosjen e kësaj bishe socialiste globale, e që në dështim e sipër, në kulm të dëshpërimit, kërkon t’ju japë një goditje fatale, jo vetëm konservatorizmit, dhe përfaqësuesve të saj, por edhe Cilivizimit Perëndimor. Por, nuk mund ta mbyll këtë shkrim, pa një komplementim të përzemërt, ndaj Argita (Berishës) Malltezit. Ajo, me një zgjuarsi natyrale, integritet njerëzor, dhe finesë të mendimit konservatorë, (në një intervistë televizive me Grida Dumën) demonstroi vlerat e saj familjare, morale, fisnike, humane, patriotike, intelektuale, dhe profesionale, në nivelin më të lartë, e të mundshëm njerëzor. E siguroj Zj. Maltezi, se me këtë intervistë, -Ajo fitoj zemrat e shqiptarve, kudo që jetojnë.