Masat që mori Qeveria e Vlores në atë periudhë të veshtirë për vendosjen e rendit dhe sigurisë publike dhe luftën kundër bandave kriminale, përbëjnë një kontribut të çmuar në thesarin e trashëgimisë 112 vjeçare të Policisë së Shtetit në luftë kundër krimit, për të cilin sot çdo punonjës policie duhet të ndjehet krenar dhe i motivuarpër të vazhduar më tej këtë luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe gjithë formave të tjera të krimeve kundër jetës dhe pronës.
Më datën 13 janar 2025, përkujtohet një nga evenimentet më kulmore në historinë e shtetit modern shqiptar, 112 vjetori iThemelimit të Forcave të Rendit (Policisë dhe Xhandarmërisë). Në këtë datë të shënuar ne përulemi me respekt dhe nderojmë me krenari kontributin e mijëra e mijëra efektivave të policisë, si të atyre që kanë shërbyer dhe dëshmorëve të rënë në detyrë, nga ditët e para të shtetit shqiptar e deri në ditët tona. Vendimi historik i krijimit të Policisë nuk ishte spontan, por ishte produkt i aspiratave kombëtare, shpirtit demokrat e liridashës dhe respektimit të normave të së drejtës për rregullimin e jetës shoqërore-ekonomike, për ruajtjen e integritetit trupor e familjar që ka ushqyer në shekuj popullli shqiptar.
Shpallja e Pavarësisë dhe sigurimi i qetësisë e rendit publik në territoret që administroheshin nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës, ka qenë sfida kryesore e asaj qeverie dhe Kryetarit të saj, Ismail Qemali. Referuar dokumeneteve arkivore të kohës, analizave e studimeve të mia të bëra për këtë subjekt, do të japë një sintezë përmbledhëse të masave kryesore që mori Qeveria e Vlorës në drejtim të rendit dhe sigurisë publike, duke u fokusuar në dy aspekte themelore: Situata e sigurisë dhe masat emergjente të Qeverisë së Vlorës për përballimin e saj; dhe aspektin operacional të këtyre forcave në luftën kundër aktivitetit kriminal të bandave të armatosura.
- Situata e sigurisë dhe masat emergjente të Qeverisë së Vlorës
Referuar kontekstit të komplikuar historik e politik dhe sigurisë, situatës në të cilën ndodhej Shqipëria në kohën e Shpalljes së Pavarësisë, e cila ishte mjaft kritike dhe madje dramatike si në pikëpamje të sigurisë publike nga bandat kriminale e vjedhësit, ashtu dhe nga terrori, krimet e dëmet që shkaktonin ushtritë e huaja në popull në shumë zona, e sidomos në ato vende që ishin të pushtuara apo vija luftimi mes forcave. Në këto rrethana tepër kritike, Kryetari i Qeverisë, Ismail Qemali, si një shtetar me përvojë në administratën e huaj mori vendime inteligjente për organizimin e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë për vendosjen sa më parë të rendit dhe sigurisë publike në vend.
Dokumentet arkivore të kohës flasin qartë për atë se kryetari i Qeverisë, që në Aktin e parë juridik që nxori Kuvendi i Vlorës, Vendimin historik të Shpalljes së Pavarësisë dhe komunikimit të këtij vendimi autoriteteve të bashkive, prefekturave e n/prefekturave tëvendit, i kushtoi vëmendje dhe u dha porosi direkte atyre për mbajtjen e rendit dhe qetësisë së vendit.« Sot u çel Kongresi edhe shpalli Indipendecën e Shqipërisë që është rruga e shpëtimit tonë… Pra lutemi të shpallet edhe atje e nëpër rrethe Pavarësia e përpiquni për mbajtjen e rendit dhe të qetësisë së vendit (AQSH. Fondi 245, d II.1, fq.9).
Përveç këtij akti ka edhe 3-4 momerandume të tjera që i drejtohen Parësisë së vendit në prefektura dhe bashki si në Korçë, Starovë, Kosturdhe Fier, nënprefekturën e Tepelenës etj., të cilat bëjnë fjalë për shqetësimin dhe interesimin e drejtpërdrejtë të Kryetarit të Qeverisë për vendosjen e qetësisë dhe rendit publik në këto zona.
Shpallja e Pavarësisë dhe sigurimi i qetësisë e rendit publik në territoret që administroheshin nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës, ka qenë sfida kryesore e asaj qeverie dhe Kryetarit të saj, Ismail Qemali. Referuar dokumenteve arkivore të kohës, analizave e studimeve të mia të bëra për këtë subjekt, do të japë një sintezë përmbledhëse të masave kryesore që mori Qeveria e Vlorës në drejtim të rendit dhe sigurisë publike, duke u fokusuar në dy aspekte themelore: Situata e sigurisë dhe masat emergjente të Qeverisë së Vlorës për përballimin e saj; dhe aspektin operacional të këtyre forcave në luftën kundër aktivitetit kriminal të bandave të armatosura.
Më krijimin e Qeverisë së Vlorës, më 4 Dhjetor 1912, filloi nga funksionimi dhe diktaseri i Minstrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes. Kuptohet që barrën kryesore për sigurimin e qetësisë dhe rendit publik e kishte Ministria e Brendshme. Kryetari i Qeverisë, Ismail Qemali, menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë, u impenjua personalisht duke nxjerrë e dërguar për veprim mbi katër urdhra operacionqlë nëpërmjet M. Brendshëm që bëjnë fjalë për marrjen e masave konkrete në vende për sigurimin e rendit e qetësisë publike. Po ashtu, ai u dërgoi edhe disa udhëzime bashkive e prefekturave të vendit nëpërmjet të cilave ata udhëzoheshin që të krijonin sa më parë forca vullnetare civile për të mbrojtur popullsinë nga dhuna, plackitjet nga banditët dhe sulmet e forcave të huaja.
Për të siguruar rendin dhe qetësinë, Qeveria e Vlorës që në fillim mori masa për mbledhjen e një Fuqie Civile, një pjesë të së cilës filloi të luante rolin e policisë, duke u marrë kryesisht me ruajtjen e ligjshmërisë e me zbullimin e kapjen e grabitësve e vrasësve, ndërsa pjesa dërrmuese e saj do të shërbente për krijimin e xhndarmërisë, e cila krahas ruajtjes së rendit, do të lunte edhe rolin e ushtrisë në mbrojtjen e vendit.
- Veprimet operacionale të forcave të rendit kundër bandave kriminale
Eshtë interesante të theksojmë se megjithë mungesën e përvojës së forcave të sigurisë në aspektin operacional, shohim qasje të veprimeve të natyrës profesionale kundër bandave të armatosura në territor. Në një situatë kaotike, ku dhe dokumentet zyrtare dhe kronikat e kohës flasin për atë se bandat kriminle apo kaçakët që dilnin nëqafat e maleve dhe rrugëkalimet kryesore, nga njëra anë, dhe sulmet bandave të ushtrive të huaja ndaj popullatës, nga ana tjetër, ishin bërë shumë problematike nëprag dhe mdje pas Shpalljes së Pavarësisë. Shumë informata që i dërgohshin qeverisënga prefektët e nënprefektët bënin fjalë për vjedhjet e plaçkitjet që bënin këto banda apo kaçakëndaj karvanëvetregtare, dyqaneve dhe populsisë lokale.
Në këto rrethana, Qeveria e Vlorës dhe Ministria e Brendsshme, mori masa për mobilizimin e forcave në ndihmë të rendit e sigurisë për luftën kundër bandave dhe kriminelëve që vepronin në zonat midis Fierit dhe Vlorës, Vlorës dhe Tepelenës; prefekturës së Elbasanit dhe Beratit. Me vendim të posacëm të Qeverisë të 7 Dhjetor 1912, u caktua edhe buxheti i posaçëm për rrogat e efektivit të xhandarmërisë dhe për blerjen e ushqimeve për mustahfizët (forcat civile rezervë) të mbledhur për mbrojtjen e popullatës në disa qendra. Ky angazhim shprehet qartë në Telegramin/Urdhër të Kryetarit të Qeverisë, të datës 29 Dhjetor 1912, drejtuar komandantit të Kompanisë së Batalionit Rezervë- Fier, i ngarkonte detyrën që të kryente një operacion për të shtypur banditët dhe kriminelët që dhunonin tregëtarët dhe njerëzit që kalonin përmes Qafës së Koshovicës në Fier (AQSH.f.71, D.1, Dok. 131).
Po atë ditë, Kryetari i Qeverisë u jep porosi edhe autoriteteve të Fierit që t’i krijonin lehtësitë e duhura dhe ndihmat e nevojshme komandantit të kësaj kompanie (Hysni Aga Toska) për të kryer operacionin për shkatërrimin e bandave atje ‘Po aty). Natyrisht, qafa e Koshovicës ishte një pikë strategjike, që lidhte rrugën Berat-Fier-Vlorë, pa qarkullimin normal të së cilës nuk mundësohej jo vetëm komunikimi me Qeverinë e Vlorës, por edhe transporti e tregëtia e mallrave që vinin nga Porti i Vlorës për në brendësi të vendit. Operacioni Kompanisë rezervë të Fierit u krye në një kohë të shpejtë me sukses, duke shpartalluar, kapur dhe arrestuar banditët që ishin bërë tmerr për popullsinë vendase dhe tregtarëve apo banorëve që qarkullonin në këtë rrugë. Po ashtu, edhe operacioni nga forcat e xhandarmërisë lokale për kapjen e një krimineli tek ura “Hasan Beut”në Berat, u finalizua me sukses në Dhjetor 1912.
Qeveria duke marrë shkas nga dëmet dhe krimet që po u shkaktonin komitët grekë popullsisë në disa fshatra të Skraparit (djegia e fshtatit Malind) dhe djegia e Pojanit të Fierit, në Dhjetor 1912, urdhëroi komandën e Batalionit të rezervistëve në Fier, që të merrnin masa për ndjekjen e armikut deri në fund. Komanda e batalionit nëpërmjet një telegrami drejtuar komandantit të kompaninë e rezervistëve Skrapar, i jep porosinë që kjo e fundit të mblidhte forcat për veprim të menjëhershëm.(AQSH. F.71,D1, Dok. Nr. 8033)
Në dokumentet arkivore të kësaj periudhe gjejmë edhe tekste të urdhërave operacionale të Ministrisë së Brendshme, të firmosuara nga Kryetari i Qeverisë drejtuar prefektëve e nënprefektëve, për kapjen dhe asgjësimin e kriminelëve të rrezikshëm që vepronin në zonën e Mallakastrës dhe Tepelenës(AQSH. F.71, d.2, dok.nr.11025). Madje ka edhe urdhëra që përmbanin norma të karakterit bashkëpunues midis dy a më shumë komandave të forcave të rendit të prefekturave e nënprefekturave.
Krijimi i strukturave të sigurisë (të Policisë dhe Xhandarmërsië), më 13 Janar 1913, shënoi një hap të rëndësishëm në vendosjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe luftën kundër bandave kriminale. Zyrat/Drejtoritë e Policisë ishin strukturat përgjegjëse për luftën kundër kriminalitetit, organika e të cilave përbëhej nga Drejtori, kryekomiseri, komiserët, nënkomiserët dhe agjentët e policisë. Nga ana tjetër edhe xhandarmëria kishte përgjegjësi dhe detyra për mbajtjen e rendit dhe qetësisë dhe kryerjen e operacioneve me anën e detashmenteve shëtitëse ose njësi të posaçme. Detyrat e policisë sipas ligjit ishin sigurimi i ligjshmërisë, mbajtja e rendit dhe qetësisë, sigurimi i tregjeve nga vjedhësit, kapja e personave që kishin kryer krime ose që kërkoheshin, vëzhgimi i personave që kryenin veprimtari antikombëtare ose kundër Pavarësisë, kontrolli në port dhe pajisja me leje kalimi e personave që shkonin jashtë shtetit.
Me krijimin e këtyre forcave, operacionet kundër grupeve kriminale e organizimeve antikombëtare vazhdojnë edhe gjatë vitit 1913. Kësisoj, më 15 Janar 1913, Kryetari i Qeverisë, nëpërmjet një telegrami shifër “Me Shumë Rëndësi, Urgjent”- drejtuar Prefekturës Elbasan-urdhëron që “Të merren masa kundër kryengritësve që, megjithë rrugën e bindjes dhe të ligjit që është përdorur, ata me veprimet e tyre antiligjore rrezikonin interesat politike e jetike të Shqipërisë, prandaj me fuqinë që dispononin (xhandarmërinë dhe policinë) urdhëroheshin ta përdornin atë për të siguruar suksesin e operacionit ndaj tyre (AQSH. F.71. Tel- nr. 1.25..).
Në dokumentet arkivore të kësaj periudhe gjejmë edhe tekste të urdhërave operacionale të Ministrisë së Brendshme, të firmosuara nga Kryetari i Qeverisë drejtuar prefektëve e nënprefektëve, për kapjen dhe asgjësimin e kriminelëve të rrezikshëm që vepronin në zonën e Mallakastrës dhe Tepelenës(AQSH. F.71, d.2, dok.nr.11025). Madje ka edhe urdhëra që përmbanin norma të karakterit bashkëpunues midis dy a më shumë komandave të forcave të rendit të prefekturave e nënprefekturave. Kësisoj, në komunikimin telegrafik të Kryetarit të qeverisë së Vlorës, të datës 21 janar 1913, drejtuar nënprefektit të Tepelenës, urdhëroheshin që të bashkëpunonin ngushtë me forcat e rendit të dërguara atje dhe të ngarkuara për ndjekjen dhe goditjen e çetave të hajdutëve e kriminelëve që vepronin në Mallakastër e Tepelenë. Po në këtë datë, kemi një komunikim tjetër të Kryetarit të Qeverisë me Prefektin e Beratit, me anën e të cilit e njofton atë mbi masat e marra kundër hajdutëve në Mallakastër, duke dërguar atje një kompani të posaçme me tre komandues të sprovuar për luftën kundër bandave të hajdutëve.(AQSH, F.71, Dosje 2, dok. Nr. 11025) Nga shqyrtimi i korrespondencës vijuese rezulton se këto forca për një kohë shumë të shkurtër i kapën dhe ua dorëzuan drejtësisë këta kriminelë të rrezikshëm. Neutralizimi i këtyre bandave jo vetëm që pati ndikim psikologjik në popullatën e këtyre zonave, por rriti dhe besimin tek Qeveria e Vlorës dhe forcat e rendit.
Duke bërë një paralele, nga vështrimi histo-kriminologjik i fenomenit të bandave kriminale të asaj kohe vërejmë se pak a shumë ka një përputhje me fenomenologjinë e grupeve kriminale të ditëve të sotme. Kësisoj, gjatë krizës dhe anarkisë në vitin 1997 dhe në disa raste të mëvonshme është venë re i njëjti modus operandi i grupeve ose individëve të përfshirë në këto krime si në Qafën e Koshovicës, në rrugën Tepelenë-Vlorë, në rrugën Mallakastër-Tepelenë- Berat, Qafën e Devrisë në Skrapar etj.
Për kapjen e kriminelëve, përveç operacioneve në terren, në rastet kur ata largoheshin në drejtim të panjohur, policia përdorte edhe dhënien e shpërblimit në të holla. Kësisoj, në një rast kur një kusar-vrasës në Qafën e Devrisë–Skrapar, kishte grabitur dhe vrarë një tregëtar nga Vlora në vitin 1913, policia kishte dhënë një shpërblim prej 20 lirash për kapjen e vrasësit. Për autorët e krimeve që largoheshin në drejtim të panjohur, policia shpallte kërkimin dhe listat dërgoheshin në drejtoritë e policisë dhe në portet detare (vendkalimet kufitare). Në një komunikim të Drejtorit të Policisë Vlorë, dërguar Ministrisë së Brendshme, njoftohet për kapjen në Portin e Vlorës në tentativë për të shkuar në Amerikë, të një personi nga fshati Bargullas-Berat i dyshuar për vrasje (AQSH.F. 245viti 1912d.V-1, fq.2/1)
Problematike në këtë hohë ishin bërë edhe vjedhjet me thyerje të dyqaneve në komunën e Fierit e gjetkë. Në një telegram që i dërgon kryetari i Komunës Fier Ministrisë së Brendshme në Vlorë, më 22 Maj 1913, thekson se “Dyqanxhinjtë s’ndigjojnë të hapin dyqanet, pa iu dhënë sigurime se nuk kanë për t’u thye. Komunikimet shkresore të Ministrisë së Post Telegrafës me Ministrinë e Brendshme bëjnë fjalë edhe për vjedhjen e telave të telegrafës në zonën e Krujës më 8 korrik 1913. (AQSH. Fondi 245, viti 1912, d v-1, fl.20).
Policia e asaj kohe merrej edhe me zgjidhjen e konflikteve civile që ishin trashëgim i regjimit të vjetër dhe që bëheshin shkak për hakmarrje e gjakmarrje . Në një komunikim zyrtar të prefektit të Beratit me Ministrinë e Brendshme thuhej “I asht dhanë një farëmodus vivendi konfliktit të disa myslimanëve me të krishterët, konflikt që asht trashëgim i kohës së pushtimit, ku të dy palët i kanë ba keq njëna tjetrës”( ASH.Fondi 245, viti 1912, d.V-1, fq.1)
Masat që mori Qeveria e Vlorës në atë periudhë të vështirë për vendosjen e rendit dhe sigurisë publike dhe luftën kundër bandave kriminale, përbëjnë një kontribut të çmuar në thesarin e trashëgimisë 112 vjeçare të Policisë së Shtetit në luftë kundër krimit, për të cilin sot çdo punonjës policie duhet të ndjehet krenar dhe i motivuar për të vazhduar më tej këtë luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe gjithë formave të tjera të krimeve kundër jetës dhe pronës.