Çadra e injorancës dhe Republika Fantazmë

510
Mark Topollaj
Kino-Regjisor

Çfarë fati është të jesh i ndershëm dhe i ditur, sepse Atdheu të nderon
Në tensionin e një ashpërsie të dhunshme të shqiptarëve lind “Korifenjtë e racës” sintonia e tejet komplekse në PD. Në pamundësi për të gjetur një alternativë tjetër shpikën çadrën për të recituar monologë pa kuptim. Pak ditë për para se të ngrihej çadra e injorancës në Tiranë erdhën qindra mijëra qytetarë të pakënaqur nga qeveria socialiste në një protestë që shprehej si produkt shpirtëror i tyre. I mbështetur mbi opinionin komunist PD-ja përdori miksimin e zinxhirit të injorancës me pasionin e serisë psikotike të saj. Ajo u rrit nga një revolucion popullor i dështuar dhe krijoi një atmosferë politike mjaft dhunuese. Zoti Basha, diskutimet euforike që ke bërë po krijojnë mundësinë me përpikërinë e disfatës. Përsëritja çdo ditë e të njëjtave gjëra do të thotë të bisedosh me vetveten. Pasaktësia në komentet politike prezanton refleksione të paaftësisë. Asnjëherë nuk e the, por askush nuk e di se si do funksionojë Republika Fantazmë. Ndoshta nuk e ke të qartë ende vetë. Zoti Basha lavdia e ngritur në rrugën e krimit dhe paqartësia e të qenit në, politikë është çnjerëzore. Mundësitë që na ka dhuruar natyra, ju mehmurët e politikës, i përktheni sipas interesit në sistemin e ngritur prej jush. Magjia e fekondimit të kokrrës së misrit është fillimi i preokupimit të natyrës për të gjithë format e jetës. Edhe këtë e kemi pasur në programin e dosjes së komunizmit? Vendimi përfundimtar mbi ekzistencën ose jo të zotit nuk mund ta shmangësh, sepse pengon harmoninë e jetës. Ju politikanë zorzopë e zerzevulë (djallëzorë) në kërkim të ndërgjegjes së humbur doni që gushëkuqi, Zogu i pranverës të këndojë melodinë e jetës. Gushkuqi tha, jo!… Nuk mund të këndoj mbi varfërinë dhe viktimat njerëzore. Ardhja jote në politikë zoti Basha, të dha mundësinë të punosh për një maniak serb, i cili ka punuar për interesat e shovinizmit sllav në dëm të shqiptarëve. Zoti Basha, largohu se e keni humbur besimin! Kjo parti asnjëherë nuk ka pasur kurajën për të denoncuar krimet dhe të komunikojë me popullin. Karakteri i dyshueshëm bëri privatizimin e PD-së dhe shmangu ekuilibrin shoqëror me atë shpirtëror dhe deformoi ndjenjat njerëzore. Mendimi ndryshe në PD nuk ekziston. Sipas tezës politike berishiane në qendër të vëmendjes duhet të jetë vetëm ai. Zërat e studentëve revolucionare në grevën e urisë i dhanë oshëtimë të fortë tokës dhe universitetit për largimin e kësaj murtaje të zezë. Por këtij revolucioni i mungonte një drejtim shpirtëror. Ramiz Alia ishte përgatitur për shkatërrimin dhe frenimin demokratik. I udhëzuar nga Katovica fekondoi ndjenjat revolucionare me futjen e Azemi Hajdarit si grevëthyes. Mbrapa i vuri Sali Berishën, një komunist i thekur dhe një egoist i pafrenuar. Revolta studentore dhe revolucioni popullor filloi të venitet nga këta grevëthyes. Populli u mashtrua. Grevëthyesit u përgatiten për të marrë pushtetin dhe çdo zë kundra, jo vetëm nuk dëgjohej, por edhe të eliminonin. Nuk besonte dhe kuptonte askush, se cila ishte e vërteta e cila ishte false. Çdo të ndodhë me një vend të varfër dhe pa resurse, i përfshirë nga intrigat e trashëguara të injorancës myslimane. Siç deklarojnë mediat botërore, në Shqipëri u krijua një klasë politike e pistë nga pjella e utopisë shkatërruese. Zoti Basha, duke u nisur nga ky mendim i saktë dilet në përfundimin, se të mungon njohja individuale, sepse ajo është një gjë që bën të ngatërrosh aftësinë me paaftësinë. Këtu është burimi i zgjedhjes së kuadrit politik. Kjo quhet mangësia e përballja me ujqërit e PS-së. Zullumet që ka bërë PD-ja mbeten të pa analizuara. Ti u fute në një rrugë pa krye dhe vazhdon të ecësh i bindur në rrugën e berishizmit. Nga koha e ngritjes tënde në postet më të larta shtetërore, ti nuk ke bërë asgjë, vetëm ke pastruar thonjtë e përgjakura të Sali Berishës. Zoti kryetar, origjina e civilizimit demokratik-komunist me paqartësinë e drejtësisë ia ka zverdhur dhe shuar shpresat shqiptarëve. Kryetari yt shpirtëror, me heshtje dhe veprime, për kulturën katolike ka një urrejtje të frymëzuar. Në 100-vjetorin e pavarësisë nuk donte që katolikët të prezantohen me madhështinë e veprave të tyre, se i mbetet hatri Turqisë. O Zot na ruaj, çfarë mostrash kemi mbi krye! Sten Dragotit nëpërmjet Xhevdet Ferrit i dhe 250000 Dollarë për një skenar të pa shkruar. Përgjigju Zoti Berisha, nga dolën këto para dhe ku përfunduan? Duhet ta dini mirë, se gjuha dhe letërsia shqipe është e mangët pa letërsinë katolike. Këta korifenj të racës sonë patën një frymëzim hyjnor të ngjashëm me Orakujt.

At Zef Valentinin, këtë figurë madhore, që ka shkruar mbi 60 volume për Shqipërinë, e frenove. Të pëlqen Hoxha Tasimi që ka punuar vetëm për Turqinë. Edhe revolta e Spaçit e aprovuar në tre shtete të Evropës nuk mund të xhirohet, se godet ideologjinë tënde. Bisedën që zhvilluam unë e ti dhe Arben Broci për katolikët të zbuloi si fondamentalist të pakorrigjueshëm. Përgjigjen ta dha i ndjeri Arben Broci. Këto mendime i keni dhe ju Zoti Basha? Për t’jua kujtuar juve Zorzopëve të politikës, sepse unë e shumë të tjerë jemi rritur së bashku me moshatarët që kishin përkatësi fetare të ndryshme dhe asnjëherë nuk ia kemi kujtuar njëri-tjetrit. Kërkesa jote për një marrëveshje me Ramën do të thotë vazhdimësia e kompleksitetit mental të padronit tënd. Mendimi juaj nuk ishte i pastër dhe nuk prodhonte asnjë të vërtetë, prandaj hilja triumfoi mbi hilenë.
Sigal