Suplementi Pena Shqiptare/ Frank Shkreli “Demokracia nuk pret”, dhuratë për “VATRA

816
Kohët e fundit në Bibliotekën e Vatrës janë dhuruar libra të rinj, që i shtohen fondit të saj më shumë se 100-vjeçar. Gazetari Frank Shkreli, ish-drejtor i Zërit të Amerikës, Divizioni i Euro-Azisë, ka dhuruar në 3 kopje librin e tij “Demokracia nuk pret”, me dedikimin “Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, shpëtimtares së Shtetit Shqiptar dhe mbrojtëse e flaktë e të drejtave të Kombit Shqiptar për më shumë se një shekull.

Me respekt: Autori Frank Shkreli
Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” e ka vënë në kalendarin e saj për vitin 2018 promovimin e këtij libri.
Ditën e sotme shkrimtari, Hasan Bajo, që provoi ferrin e diktaturës komuniste, dhuroi romanin e tij “Lulet e Pjeshkës” me dedikimin “Bibliotekës së Vatrës Shqiptare, krijuar nga kolosët shqiptarë Noli dhe Konica”, autori Hasan Bajo.
Romani i Hasan Bajos është një nga prurjet cilësore të postdiktaturës, që skanon në mënyrë artistike periudhën më të errët të historisë së shqiptarëve, ku për fat të keq ai ka qenë vetë viktimë.
Anëtari i Këshillit të Vatrës, z. Cezar Ndreu, solli për Vatrën librin studimor “DIBRA” të autorit Moisi Murra.
Libri prej 710 faqesh sjell të dhëna interesante nga historia e Dibrës prej Antikitetit në Monarki.
Njoftojmë komunitetin, se pas përfundimit të kartelizimit dhe inventarizimit të plotë të bibliotekës, që po kryhet nga studiuesja Arjeta Ferlushkaj, librat mund të tërhiqen për lexim.

Faleminderit dhuruesve.
(Dielli)
Sigal