Blerina Llalla – USA
Në pesë vitet që do të zbatohet pakti sipas protokollit përkatës, vetëm marrja me qira e anijes do të kushtojë 270 milionë euro nga 15 shtatori deri më 15 dhjetor. Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, anija do të transportojë 200 emigrantë në Shqipëri tre deri në katër herë në muaj nga 15 shtatori. Koha e udhëtimit të një transporti llogaritet rreth 50 orë. Nëse anija mbulon më pak se 6,000 milje detare në tre muajt e planifikuar, kostot e funksionimit do të reduktohen me 15 për qind siç është rënë dakord.
Ku po shkojnë paratë? E kujt është anija? A janë pasqyruar këto kosto në buxhetin e shtetit Shqiptar? Përse Tirana zyrtare po përdor këtë marëveshje për të shlyer dhe siguruar edhe strehimin e refugjatëve Afganë dhe të tjera shpenzime?
Kush janë dy hotelet në Shëngjin, një i madh e një i vogël të cilat po përdoren për skemën e kamuflazhit dhe zhvatjes nëpërmjet këtij projekti? Përse ngeli duke vjedhur ndërkombëtarët dhe paratë e investuara nuk kanë asnjë impakt real në buxhetin e shtetit? Ku janë benefitët, apo vetëm për klientelen e tij të ngushtë për të ricikluar këto para. Sa shumë guxim të vjedhësh në emër të Shqipërisë dhe Shqiptarëve e ti sjellësh vetëm telashe në derë! Ramës, i cili mesa duket nderon vetëm paranë dhe mafien, e trafiqet, një njeri i pabesë edhe ndaj vetes e për pasojë një i paaftë për të bashkëudhëhequr, i paaftë të besojë askënd. Një individ që i lutet dhe nderon vetëm paranë në vend të zotit, sepse ndjehet vetë Misionar apo mesia apo një Noe i rremë i shekullit 21, qeshni.
Ishte Arka e Noes, Anija e Noes, behet anija e NoEdi-t & NoMelonit, të cilët po përdorin racat e ndryshme duke i imbarkuar në një mision shpëtimi të rreme dhe zhvatës të historisë! Çifti Mashtrues në dyert e Europës e Ballkanit, duke tradhëtuar cdo besim, çdo kult çdo qenie njerëzore. Duke fyer inteligjencën humane me të larte duke menduar se po ja hedhin me laboratorin e tyre të trafikimit. Në këto raste këta liderë quhen de fakto abuzuaes me misione humanitare nga vendet në nevojë dhe gjakpirës të buxhetit Europian, kujtdo që investon, gjakpirës të buxhetit shtetëror të shteteve përkatëse duke organizuar trafik të legjitimuar të qënieve njerëzore dhe duke i shërbyer interesave të ngushta të mafies.
Por figura më abuzive mbetet kryeministri i cili po mer llokmën më të madhe dhe po keqpërdor pushtetin, vendin e tij dhe po abuzon në mënyrë të tejskajshme me qytetarët e vendit të tij. Më poshtë gjeni një përmbledhje të shkurtër të këtij investimi, disa zërave të atij buxheti e marrëveshjeje për të cilat ata nuk flasin.
Si funksionon Transporti dhe logjistika në implementimin e këtij projekti farsë i cili edhe pas tentativave për bllokim duket se ata po nxitojnë të justifikojnë shpënzimet në bazë të marrëveshje. Gjeni më poshtë një pasqyrë të tij:
Llogaritja është pak më ndryshe, është e tillë:
- përafërsisht. 700 milionë euro për Rilindjen
- rreth 270 milionë për policinë italiane, autoritetet etj.
- dhe shpenzimet shtesë të transportit. Për të qenë në gjendje të transportojë emigrantë drejt Shqipërisë siç është planifikuar, qeveria duhet të punësojë anije private. 150,000 euro në ditë: ja sa do të kushtojë të marrësh me qira një anije private.
Qeveria dëshiron të transportojë rreth 800 emigrantë në muaj drejt Shqipërisë. Qiraja fillimisht ishte caktuar për tre muaj; Qeveria e Georgia Melonit ka miratuar një tavan kostoje prej 13.5 milionë euro për tre muaj. Pas kësaj, përsëri e njëjta sasi për 3 muaj, etj.
Sipas planeve të Ministrisë së Brendshme italiane, refugjatët do t’i dorëzohen anijes private nga varkat e shpëtimit të rojes bregdetare në det të hapur disa milje detare në jug të Lampedusës. Anija fillimisht do t’i çojë emigrantët në një kamp në bregdetin shqiptar në një udhëtim që zgjat rreth 50 orë në portin shqiptar të Shëngjinit. Destinacioni përfundimtar është një kamp i dytë paraburgimi 20 kilometra më tej në brendësi të vendit.
Në pesë vitet që do të zbatohet pakti sipas protokollit përkatës, vetëm marrja me qira e anijes do të kushtojë 270 milionë euro. nga 15 shtatori deri më 15 dhjetor. Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, anija do të transportojë 200 emigrantë në Shqipëri tre deri në katër herë në muaj nga 15 shtatori. Koha e udhëtimit të një transporti llogaritet rreth 50 orë. Nëse anija mbulon më pak se 6,000 milje detare në tre muajt e planifikuar, kostot e funksionimit do të reduktohen me 15 për qind siç është rënë dakord.
Kësaj i shtohen edhe kostot e ndërtimit dhe funksionimit të kampeve për pesë vjet, të cilat do të përballohen plotësisht nga Italia – në total rreth 850 milionë plus shpenzimet për policinë, etj., sipas llogaritjeve aktuale, janë rreth 270 milionë euro.
Fillimisht, qeveria përmendi vetëm në mënyrë të paqartë një “shumë të garantuar” prej 105 milionë eurosh që Roma do t’i transferonte Tiranës. Dhe më pas ishte një kontratë në të cilën ishte rënë dakord një çmim 7-fish. Rritja e kostos i detyrohet Shqipërisë.
Sa mirë kështu?
Pra 270 milionë euro për 16 refugjatët e parë, të rikthyer mbrapsht, dhe për 8-të të tjerët sipas shifrës së bërë publike dje në mediat e vendit tonë, shtator dhjetor transportuar vetëm 22 emigrantë, dhe policët që vijnë poshtë e lartë, deri në Dhjetor, a do ti justifikojnë këto qindra miljona euro me këto shifra qesharake, apo dhe nje rrugë me nja 8 të tjerë në dhjetor e mbyllet raundi i parë shtator – dhjetor, pjesë e një shoë të shëmtuar që as më i pandrituri nuk do ta besonte? Je berë i rrezikshëm, të tjerët ja hedhin lumit, ti po don me ja hedh detit…!
Pra cfarë po bëjnë këta të pangopur nën moton kap çfarë të kapësh? A mos vallë po transportoni gjera të tjera nëpërmjet këtyre anijeve dhe po justifikoni më para zyrtare kostot e veprimeve tuaja mafioze? A mos vallë thjesht po ricikloni paratë duke ia dhene oligarkëve tuaj të besuar paratë për ti ndarë me tej.
270 milionë euro për 16 refugjatët e parë, të rikthyer mbrapsht, dhe për 8-të të tjerët sipas shifrës së bërë publike dje në mediat e vendit tonë, shtator dhjetor transportuar vetëm 22 emigrantë. Përse emigrantët që vijnë nga italia dhe policia shoqëruese po akomodohen në dy hotelet në Shëngjin me fatura të fryra duke u përzier me emigrantët e luftës Afgane për të cilat Shoqatat e huaja nuk po paguajnë më, pasi u hodhën lotet e para dhe leku avulloi, e mareveshjet quhen të mbyllura sipas tyre, nuk të detyrohen më.
Përse emigrantët që vijnë nga italia dhe policia shoqëruese po akomodohen në dy hotelet në Shëngjin me fatura të fryra duke u përzier me emigrantët e luftës Afgane për të cilat Shoqatat e huaja nuk po paguajnë më, pasi u hodhën lotet e para dhe leku avulloi, e mareveshjet quhen të mbyllura sipas tyre, nuk të detyrohen më.
Përse po përzihen këta emigrantë dhe po vidhet në menyrë kaq brutale? Përse nuk bëhen transparente detajet e këtij projekti për publikun shqiptar. Përse nuk pasqyrohen këto kosto në buxhetin e shtetit dhe përse lejohet ripërsëritja e një skeme si ajo e inceneratorëve. C’farë ironie, refugjatë dhe plehra, dy projektë të trajtuara në të njëjtën mënyrë. A mund të përdoret humanitarizmi dhe drejtësia në këtë mënyrë? Mafia e dimë që nuk ka shpirt, por e liga që fle mbi karrigen Kryeministrore në Shqipëri duket se është me e keqe se vetë mafia e cila tallet me të, karrigen kryeministrore.
Ju kërkojmë publikisht të na tregoni dhe kompaninë që ofron shërbimin e transportit të tyre dhe zotëruesit e saj, në pronësi të kujt është kjo anije? Shtoni dhe të gjitha detajet e tjera.
Na tregoni dhe të gjithë zërat e projektit në fjalë, marreveshja më famëkeqe, Meloni & Rama. Duam të shohim të gjitha lëvizjet e parave dhe të na bëhët e ditur se si po menaxhohen ato.
Rama mos harro atë që i bën njerëzimit, Zoti ta Bën mbrapsht, po marr spunto nga thënia e kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës, i cili dikur do të thoshte: Atë që i bën Tiranës, Tirana ta bën Mbrapsht. Tani na thoni të dy: Ç’farë u bë me çështjen e inceneratorëve, dhe cfarë po ndodh me marëveshjen e emigrantëve.
Mund t’u hedhësh sir të tjerëve, por me ne i vetmi kusht është te thuash të vërtetën dhe vetëm të vertën. Ndryshe as nuk të dëgjojmë, as nuk të besojmë, dhe as nuk ti konsiderojmë replikat, talljen, indifierentizmin apo injorimin dhe thëniet qësëndisësë. Nëse sthua dot të vërtetën më mirë mos e hap gojën fare.
Ne nuk jemi si ata me të cilët ti je mësuar të tallesh, shpërqëndrosh dhe të kalosh lumin duke kërcyer si një cigan magjistar duke ëndërruar se je Mesia dhe i lejon vetes cdo gjë!
Nuk të lejojmë të luash më me shqiptarët, me fondet dhe investimet e huaja. Ke marë para nga Turqia, Europa dhe Amerika e Rusia pa fund dhe ivestimin bazë po e përdor për të ricikluar e justifikuar vjedhjet e parave publike nga shtetet e tjera, pasi e boshatise arkën e Shqipërisë dhe shite Shtetin Shqiptar në qarqe të errëta. Nuk dua asnjë kundërshtim për këtë, sepse përgjigjen e ke Brenda vetes, e di mirë ti se cfarë ke berë e po bën, dhe pa dyshim nuk do të më vinte aspak keq edhe nëse do të kërcenonin apo do ishe në rrezik prej Mafiozëve të cilëve ti mbështet e punon, sic nuk të erdhi ty keq kur përzure Shqiptarët dhe don të vjedhësh tashmë duke marrë hua emigrant bashkë me riskun e tyre. Siç nuk të vjen ty keq të shohësh Shqiptarët të përpëliten rrugëve të botës e aty në Shqipëri, ashtu nuk më vjen keq pë ty aspak!
Nuk ta falim talljen që ti ke bërë këto 12- vite rresht me ta, dhe nuk ta falim, injorimin, qësendisjen, ironinë dhe shoën që ti ofron për asgjë. Një cirk i shëmtuar ofruar me biletën me cmimin më të shtrenjtë. Ka ardhur koha të fillosh të lidhësh këpucët dhe të mos genjesh me për mandatin 2025. Nuk na intereson fare asgjë. Ti skishe vesh për Shqiptarin 12-vjet. Tani nuk kemi ne për ty! Kafshatë që skapërdihet ka me ken për ty Emigranti Shqiptar dhe i huaj! Dhe Trafikantët! Dhe Mafia!