Ujërat termale të Shqipërisë në fokus të investitorëve gjermanë, Kliku promotor i turizmit

58
Sigal

Dita e tretë e panairit u mbyll me mbrëmje muzikore, si një buqetë lulesh për 30 vjetorin e Klik Ekspo Grup,  kompanive që operojnë prej 30 vitesh në treg dhe për 30 vitet e ardhshme.  Nuk mungoi as urimi i përzemërt i të gjithë të pranishmëve për ditëlindjen e presidentit të Klik Ekspo Grup, Luan Muhametaj.

Klik Ekspo Group tashmë prej tre dekadash është kthyer në ambasadorin më të mirë të diplomacisë ekonomike, duke tërhequr gjithnjë e më shumë investitorë të huaj në Shqipëri. Me kompani që vijnë nga 15 vende të ndryshme të botës në çdo edicion, ku pjesa më e madhe e tyre e kanë kthyer në një taditë pjsëmëarrjen në Klik Ekspo Group, por se midis tyre gjen edhe kompani të reja apo profesionistë individualë që vijnë për herë të parë, dhe e shohin Shqipërinë si një treg me mjaft potencial për të investuar në profilet e tyre.

NOA

‘’Është hera e parë që vijmë në Shqipëri përmes Klik Ekspo Group. Shqipëria është nje vend shumëngjyrësh, një vend i hapur, shumë interesant me një kulturë të rrallë dhe po shoh që ndërtimet po zhvillohen jashtë mase, dhe këto bashkë me turizmin janë disa nga faktorët që më kanë shtyrë për të ardhur këtu. Dhe me shumë mundësi do të investonim nëse do të gjenim një investitor, një partner që do të na përshtatej, pasi siç e patë edhe ju ne kemi karkateristikën tonë unike të veçantë dhe do na leverdiste një përshtatje, shkrirje e të dyjave, pasi investojmë në shumë sfera, në ndërtimin e shkollave, qendrave kulturore, ndërtesave të banimit, hoteleve etj. Por një fokus i veçantë i yni janë ndërtimi i pishinave, banjove termale dhe projekteve që kanë të bëjnë me mirëqenien fizike dhe shëndetin, dhe po shohim që Shqipëria ka mjaft potencial edhe në këtë drejtim,’’ tha  Andreas Ditschuneit, arkitekt gjerman që vjen për herë të parë në Tiranë, dhe ka bashkëpunuar me kompani të rëndësishme në Francë, Luksemburg, Austri e shumë vende të tjera.

Lidhur me ndërtimet në vendin tonë ai iu drejtua me një apel politikbërësve shqiptarë ndërsa tha se; duhet të ruhet natyra e bukur dhe të bëhet kujdes që në çdo ndërtim të respektohen rregulloret dhe parametrat e duhur, për të mos dëmtuar mjedisin.


Mrekullia e fundit e pazbuluar në Europë, diskutimet në panairin e Klik-ut për promovimin e Shqipërisë në çdo detaj.

Promovimi i Shqipërisë në të gjitha dimensionet e saj, është një nga synimet kryesore të GIZ Albania.

Ushqimi, këngët dhe vallet, kullat e veriut të shqipërisë, por edhe jeta e fshatit janë fokusi i këtij institucioni.

Në një diskutim me aktorë të rëndësishëm të sektorit të turizmit, u vu theksi te bashkëpunimi mes të gjithë nën sektorëve e kësaj industrie të rëndësishme vendase.

Sofjana Kotelli përfaqësuese e GIZ, tha se, “Na intereson shumë që të kemi më shumë kontakte me biznese shqiptare që promovojnë turizmin në Shqipëri.  Fokusi ynë është turizmi rural. Pikat kryesore të GIZ janë Agroturizmi, ku ne po punojmë për futjen e ushqimeve autoktone në këtë sektor. Trashëgimia kulturore është një tjetër pikë e rëndësishme. Nuk duam tu japim vetem agroturizmit vëmendje, por po promovojmë dhe vallet, këngët dhe kullat e në veriun e Shqipërisë. Jemi duke punuar gjithashtu edhe për profilet turistike të fshatrave.”

Ajo theksoi se, ushqimi është tepër i rëndësishëm, por më e rëndësishme është ruajtja e prodhimeve tradicionale.

Dhurata Thanasi, vuri në dukje se, rëndësinë e ushqimit që po bëhet si një pikë shumë e rëndësishme për të tërhequr turistët.

“Nuk duhet asnjëherë të humbasim thesarin tonë të madh, mikpritjen, që gjyshërit tanë na kanë mësuar. Por Shqipëria nuk tërheq të huajt vetëm për ushqimin apo peisazhet, por sigurisht edhe  për kulturën”, tha ajo.

Armando Muça themelues i Albania Night theksoi se “Fokusi i qendrës tonë është muzika, kostumet popullore dhe elemente të tjerë të traditës shqiptare, që të gjithë turistët të kenë mundësi të shohin se sa shumë kulturë ka Shqipëria dhe pse jo, të tërheq edhe më shumë të huaj”

Panorama e bukur e vendit tonë, plotësohet  nëse bashkë me shërbimet transmetohet historia dhe jeta e vendasve

Elton Caushi  CEO Albania TRIP, u shpreh se, “Turistët që vijnë në vendin tonë nuk mjaftohen vetëm me ushqimin e mirë në një zonë të caktuar, ata  kërkojnë më shumë histori, duan të dinë më shumë për jetën aty. Duhet folur edhe më shumë për financimin, për taksat dhe për mbështetjen.”

Panairi Klik Ekspo Grup, është një urë shumë e rëndësishme bashkëpunimi, ndaj dhe kjo konferencë për turizmin në vend u shoqërua me diskutime mes panelistëve dhe pjesmarrësve.

Shoqata e bartenderave, kërkoi më shumë mbështetje për projekte të cilat në fokus kanë promovimin e prodhimeve shqiptare në botë.  Në fund të konferencës, për të konkretizuar atë që u diskutua, u shijua edhe rakia shqiptare me shafran.

Teknologjia në bujqësi, në panairin e Klik Ekspo Grup promovohet prodhimi vendas dhe ushqimi i sigurt.

Një nga sektorët më të rëndësishëm që kanë zënë vend në panairin e Klik Ekspo Grup, padyshim është edhe agrokultura dhe ushqimi shqiptar.

Paneli i diskutimit, i moderuar nga Dhurata Thanasi, CEO e Luga e Argjendtë, konsideroi me rëndësi inovacionin dhe teknologjinë në këtët sektor.

Thanasi solli shembujt e vetë ku tregoi se sa me rëndësi është promovimi i produkteve shqiptare, dhe të qenit miqësor me mjedisin.

“Në kompaninë tonë, me rëndësi kemi parë të mbajmë në treg produktet shqiptare, sigurisht shpesh herë edhe duke i eksperimetuar me to. E rëndësishme për ne gjithashtu është shmangia totalisht e plastikës në ambalazhimet dhe serviset.” tha Thanasi, teksa u ndal tek rëndësia e zbatimit ë teknologjive të reja.

Adrian Haxhiaj, Ceo i Albadron, tha se, “Droni është i rëndësishëm për bujkun edhe si krah pune, pasi jo gjithmonë mund të gjenden punonjës për sektorin e bujqësisë. Kam dashur që të nxis të rinjtë që të përfshihen në këtë zhvillim teknologjik në bujqësi.” Bujqësia në Shqipëri gjithashtu kërkon më shumë matje, më shumë të dhëna, në mënyrë që të parashikohet e të ketë bujqësi bashkëkohore.

Gjergj Mulla, vuri në dukje se “fokusi është  më shumë për sigurinë ushqimore”, “Edhe bujqit shqiptarë janë të interesuar që të prodhojnë produkte cilësore, në mënyrë që të ken treg të sigurt ndërkombëtar”, tha ai.

Iris kazazi, shoqata  shqiptare e marketingut, u ndal tek përfshirja e teknologjisë së informacionit në grupet e punës në bujqësi.

“Teknologjia në përgjithësi na ndihmon shumë të zgjerojmë tregun, por edhe të kemi produkte me të sigurta.  Edhe pse kemi shumë vite që punojmë, ende kemi informacione të copëzuara për prodhimin dhe tregjet, ndja kemi krijuar një platformë me i formacionet më të rëndësishme, si tregjet, listën e prodhuesve shqiptarë, etj. Kemi ndihmuar disa prodhues shqiptarë për të operuar në tregjet botërore, kjo sigurisht duke bërë të mundur certifikimi organik. Janë rreth 260 prodhues të vegjel, pjesë e kësaj iniciative” , tha ajo

Besnik Koçi, CEO i BIOBES, u shpreh se, “deri në 2010 për këto prodhime punohej ende me kazma e drapër, por me vonë pas viteve 2020 dixhitalizimi solli mbi të gjitha rregullimin e tregut dhe gjurmueshmërine e produktit” .

Edlira Smelli, drejtore e cilesisë në Aiba, theksoi se, “Veza e pasterizuar e Aibës ka në fokus tregun e jashtëm, por edhe në Shqipëri po kërkohet nga disa biznese të cilat kanë njohuri për rëndësinë e këtij produkti”.

Bujqësia është një nga sektorët që më së shumti vuan nga mungesa e fuqisë punëore, por sipas ekspertëve nëse teknologjia do të ishte pjesë në këtë industri, edhe të rinjtë do e shihnin si një mundësi të mirë për të investuar.

Eksportet shqiptare në tregun europian,  biznesi apel shtetit: Mbroni prodhimin vendas

‘’Konsumo dhe rrit produktet lokale – Rëndësia e prodhimit vendas dhe orientimi i tij drejt eksporteve ndërkombëtare’’, ishte tryeza e radhës e organizuar në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, që vjen këtë vit në edicionin e tij të 30-të dhe që po shërben gjithnjë e më shumë si një urë bashkëpunimi  mes bizneseve vendase dhe të huaja, duke ndikuar më tej në forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Pjesë e panelit të diskutimeve për eksportin e prodhimit vendas ishin përfaqësues të ministrive, AIDA-s dhe bizneseve të ndryshme shqiptare.

Arjan Jaupllari,  zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural theksoi në fjalën e tij se qëllimi kryesor i Ministrisë së Bujqësisë është që të jetë afër fermerëve dhe ti orientojë drejt se si duhet të vazhdojnë rrugën për të dalë në tregun e madh europian. Sipas tij bashkimi i fermerëve në prodhim, kontraktim dhe garantim të produkteve, është shumë i rëndësishëm, pasi nuk mundet që të arrijnë veç e veç në tregun e madh.

Sokol Duma zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,  tha se ‘’Sektori i industrive kreative është në fokus të Ministrisë së Ekonomisë, dhe të gjithë e dimë që turizmi në 2 vitet e fundit ka shënuar një sukses me 10.5 milionë turistë në vitin e shkuar dhe këtë vit pritet të shkojë në 13 milionë turistë. Rëndësia e zhvillimit të sektorit të turizmit përkthehet në 1 në 5 persona të punësuar në ndërmarrjet që lidhen me sektorin e turizmit. Një tjetër strategji që do të jetë në vëmendjen e Ministrisë së Ekonomisë vitin e ardhshëm është pikërisht zhvillimi i industrive kreative, ku këtu dua të ndalem në dy shifra që vijnë nga tregu i BE-së ku angazhohen 1.2 milionë ndërmarrje në sektorët e kësaj industrie kreative, e ku 99 % e tyre janë sipërmarrje të vogla dhe të mesme. Këto sipërmarrje gjenerojnë rreth 600 miliardë euro në vit, nëse e raportojmë këtë me kushtet e Shqipërisë potenciali është 600 deri 700 milionë euro shtesë të ardhura në ekonominë shqiptare, ose në raport me punësimin mund të ishin 50 mijë vende të reja pune. Pra ky do jetë pa diskutim një fokus i madh ku arti dhe kultura nuk janë thjesht mekanizma argëtimi por nxisin biznesin, punësimin, turizmin, ekonominë,’’ tha z.Dumi.

Laura Plaku (Saro) drejtore ekzekutive pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), kërkoi nga ana e bizneseve që të adresonin nevojat e tyre konkrete për të ofruar më pas mbështetjen e duhur ndaj tyre me qëllim eksportin e produketeve ‘made in albania’ në tregjet e huaja. ‘’Panairet janë metodat tradicionale mbështetëse për të zgjeruar rrjetin e komunikimit, kontakteve, mundësive për tu njohur me tregjet ndërkombëtare, por vetëm panairet janë të pamjaftuesme për të adresuar të gjithë nevojat që kanë bisneset shqiptare për të eskportuar në tregjet e huaja”.

Nga ana tjetër përfaqësues të biznesit ngritën disa problematika të cilat ka hasur sektori i tyre, siç është edhe mbrojtja e prodhimit vendas. Edvin Prençe, nga grupi fason, manifaktura e veshjeve dhe këpucës, si dhe kryetar i shoqatës Pro-Export Albania, tha se vendimarrës duhet të jenë të gjithë së bashku, institucione dhe biznese, pasi nga këtu nis partneriteti.

Në kuadër të promovimit pijeve dhe ushqimeve të mira, në ambientet e pallatit të Kongreseve u organizua edhe degustimi i verës.

Alehandro Grup, kompani e cila operon në vendin tonë prej 2001, ofroi shumllojshmëri verërash për të pranishmit në panair, me produktet më të mira italiane dhe franceze

Albi pashako – marketing manager Alehandro Group, e konsideron panairin e Klik Ekspo grup si një mundësi të mirë për tu njohur edhe më shumë në tregun vendas.

“Së shpejti ne do të dalim me një kantinë tonën, që do të prezantohet brenda fundvitit, shpresoj që sa më shpejtë të jemi gati për tregun shqiptarë dhe me prodhimin tonë. Tregu shqiptarë ka filluar të rrisë interesin për kantinat italiane dhe franceze.

Rreth 85% e verave që pihen në shqipëri janë italiane.  Ky panair i jep një dorë shumë të madhe importuesve dhe prodhuesve të verave, ndaj dhe shihet me i teres për ne”  u shpreh ai.