Biora Vojka: Propaganda me gjobat, ja pse qeveria duhet t’i hedh sytë te siguria rrugore dhe mungesa e parkimit

169
Sigal

Të gjesh një vend parkimi publik është fat i madh, kthyer në tmerr edhe për rezidentin, se për të huajt duhet të jetë mision më vete. Paradoksialisht, klientët blejnë një palë këpucë 4000 lekë dhe marrin një gjobë prej 3000 mijë lekësh, kështu që nuk iu shkon më në mendje të vijnë te bizneset anës rrugës, duke i falimentuar.

Biora Vojka

Qeveria ka bërë disa ndryshime në Kodin Rrugor, një rregull i ri konsiston për pagesën brenda 15 ditëve përfiton 50% ulje të gjobave. Përpara se të diskutohet për çështjen e gjobave, nëse gjobat duhet të paguhen dy javë para apo dy javë mbrapa, duhen paguar apo duhen çuar në gjykatë si të padrejta? Qeveria mund të konsideronte po aq madhore, që të merrte masa në radhë të parë për çështjen e rregullimit të rrugëve. Problematikat e theksuara të sinjalistikës rrugore, masa për pjesën e guardielave mbrojtëse, që ndajnë trotuarët dhe rrugët, qoftë brenda qytetit, qoftë ato nacionale, të cilat janë bërë shpeshherë burim aksidentesh sidomos nëpër ura, kanale, e nëpër zonat e vështira në dimër dhe në verë, apo kur ka probleme të kushteve atmosferike, si rrëshkitjet nga shiu që janë burim i madh aksidenti.

Shqetësimet e qytetarëve dhe aksidentet e shumta e faktojnë se në radhë të parë qeveria këto burime fatkeqësish duhet t’i supervizojë. Nga nga ana tjetër duhet të marrë parasysh atë që ka gjithë bota, që duhet të ketë një numër të limituar dhe të shkurtuar të parkimeve shtetërore të bashkive, të cilat  kanë vënë tabela në çdo cep të rrugëve të qytetit duke thënë: ‘shtetërore’, ‘shtetërore’, ‘me pagesë’, ‘me pagesë’ .

Por në fund të fundit ku ndodh kjo! Vetëm 10% të tabelave të qytetit kanë të drejtë  bashkitë të vendosin të tilla shenja, jo ta bëjnë 100%.

Sidomos në zonat ku janë rezident , të gjithë qytetarët duhet të kenë vendet bosh. Përllogaritja duhet të bëhet mbi bazën e numrit të rrugëve dhe mundësisë që kanë rezidenti për të parkuar. Këtu te ne gjysmat e parkimeve i marrin lokalet, dyqanet dhe më e tmerrshmja është se çdo 200 metra kemi vende me taksi të zëna nga 6-7 veta, për të cilat bashkitë japin leje, sepse fitojnë  për vete, por nga ana tjetër i duan dhe për qëllime politike dhe elektorale. Fitojnë dhe taksixhinjtë, po qytetari që paguan taksa gjatë gjithë vitit ku e ka vendin e vetë? Se nuk paguan pak, paguan për koalidimin,  rrugët për transportin etj.,. dhe nuk i jepet asnjë lloj favorizimi, kjo batërdi sikur “bërtet” dhe thotë:  ik ku të duash.

Të gjesh një vend parkimi publik është fat i madh, kthyer në tmerr edhe për rezidentin, se për të huajt duhet të jetë mision më vete. Urbanizimi i një vendi shpesh sjell zhvillim dhe përparim. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për qytete në vend, ku zhurmave akustike, ndotjes së ajërit dhe rrëmujës, trafikut që, ka i shtohet edhe stresi i parkimeve.

Paradoksialisht , klientët blejnë një palë këpucë 4000 lekë dhe marrin një gjobë prej 3000 mijë lekësh, kështu që nuk iu shkon më në mendje të vijnë te bizneset anës rrugës, duke i falimentuar.

Nuk ka në Europë një vend të tillë. Spanja i ka 80-90% të rrugëve bosh dhe pa pagesë. Italia, Greqia po ashtu. Europa në tërësi njihet që nuk mund të lejohet, përveçse në bulevardin kryesor ose në qendrën kryesore të një kryeqyteti apo qyteti, por pjesa tjetër është tërësisht e lirë për të parkuar.

I gjithë ky kaos duhet rregulluar, pastaj le të fillojë halli, me a duhet ta paguash gjobën shpejt apo s’duhet ta paguash. Nëse e paguaj për 2 javë le të ulet 50%, ose le ta paguaj të plotë , ose dhe me kamatë! Pse ky është shqetësimi real?

Qeveria dhe njerëzit duhet të shqetësohen se si mund të ulin sa më shumë gabimet gjatë qarkullimit dhe të eleminojmë sa më shumë aksidentet. Ky është misioni, këshillues. Dhe jo të ngulim këmbë, e të promovojmë pjesën; ju bëni sa më shumë gabime, aksidente, shkelni rregulloren e qarkullimit rrugor, por në fund të fundit 50% e keni të falur, po atëherë për çfarë e ke vendosur ti (qeveria). Atëherë nuk paske qëllim në vetvete edukimin e qytetarëve me rregullat e qarkullimit rrugor, qoftë të mjeteve apo të këmbësorëve, por ti paske qëllim kryesor, thjesht mbushjen e arkës së buxhetit të bashkisë, apo policies!