Besa që i preu në besë, jep dorëheqjen!

523
Sigal

Poetja Mimoza Rexhvelaj, në një reagim të saj ka reaguar ashpër ndaj minstres së Arsimit pas pakënaqësive të mëdha që maturantët shprehen të kishin në hartimin e tezës së provimit.Ajo shkruan se arsimi është në ditë më të zeza të tij dhe se ky është një tjetër vit  zhgënjimi nën qeverisjen e Rilindjes.

“Besa që i preu në besë, jep dorëheqjen!Arsimi në ditët e tij më të zeza, rinisi ankthi dhe frika, rinisi tortura për të siguruar një vend në universitet… U bënë vite që matura shtetërore dështon me “krenari” dhe drejtuesit e saj nuk mbajnë përgjegjësi për frustrimin e maturantëve.Një tjetër vit zhgënjimi nën qeverisjen e Rilindjes. Arsimi po shkon drejt kausit…Drejtuesit militant që nuk e njohin dhe nuk i mbulojnë fushat që drejtojnë, por janë të zot të shkatërrojnë të ardhmen dhe ëndrrat e gjithë maturantëve, sot duhet të japin dorëheqjen.Sot më shumë se kurrë fëmijët tanë kanë nevojë për mbështetje, prindër, mësues msyni sheshet e mos i lini vetem.Koha t’i marrim përpara maskarenjtë që po nëpërkëmbin punën shumë vjeçare të fëmijëve tanë.”