Ben Blushi: Po hapni bunkerin e Enverit dhe nuk hapni dosjet

619
Sigal

 

Deputeti Ben Blushi
hodhi dyshime për hapjen e dosjeve pasi sipas tij ky ligj do të jetë i
politizuar. Në fjalën e tij në Kuvend Blushi tha se nuk mund të ndodhë që të
hapët një bunker në qendër të Tiranës dhe mos hapen dosjet e atyre që kanë
ndërtuar bunkerët. Sipas tij as PS dhe as PD nuk duan t’i hapin dosjet. “Jo
vetëm që procesi i dosjeve do të jetë totalisht selektiv, por edhe më shumë se
kaq dhe tjua them po të doni. Po si
 
mendoni ju se mendojnë shqiptarët, kur nuk hapëm dosjet e 50 viteve të
diktaturës do hapim dosjet e 30 viteve xhungël kapitaliste. E beson njeri këtë?
Mund të kishim hapur dosjet e diktaturës pa penalizuar njeri, përveç atyre që
kanë bërë krime. Po kush beson që kur nuk hapëm dosjet e atyre viteve do hapim
këto tani. Me reformën në drejtësi, se nuk bëmë drejtësi kur e kishim mundësinë
dhe ata që kishin qeverisur para nesh, e do bëkemi drejtësi popullore apo
drejtësi të kualifkuar me reofrmën në drejtësi të këtyre 25 viteve. Askush nuk
e beson. Prandaj besoj se ky parlament është jo produktiv dhe cdo normë që
kalon nuk e zbaton. Prandaj kam aryse të besoj se ky parlament është ndërtuar
për të mos bërë asnjë punë. Mund të kaloni një ligj për dosjet siç e keni
kaluar, edhe mund të votoni autoritetin që bën të mundur hapjen e dosjeve, por
do të jetë totalisht i pabesueshëm Dhe nuk beson njeri dot që po hapni një
bunker dhe nuk po hapni dot dosjet e atyre që bënë bunkerin dhe kjo nuk ka
kuptim. Të hapni bunkerin e Enverit, por nuk hapim dosjet e Enverit. A mund të
ndodhi kjo? Kjo nuk mund të ndodhë pra. Hapim bunkerët që ka bërë Enveri poshtë
bulevardit dhe shtëpinë me gjethe, pavarësisht se shumë të shëmtuara. Se ky
bunkeri që donin të prishnin këta me kaçavida është i tmerrshëm në fakt në mes
të Tiranës, është një katastrofë. Keni ndërtuar një bunker të tmerrshëm aty.
Mund ta kishit bërë atë hyrje me një mënyrë tjetër, por jo me një bunker,
bunkerët na kanë lodhur. Nuk ka kuptim të hapim bunkerët dhe mos hapim dosjet
mbi të cilëtr bunkerët janë ndërtuar”, tha Blushi.