Lumi i Zagorisë është një prej lumenjve më të bukur të Shqipërisë. Një lumë i virgjër. Përshkruan mes për mes vargmalet paralele, Shëndëlli, Lunxhëri, nga njëra anë dhe Dhëmbel Nemërçkë nga ana tjetër. Prej shekujsh ka qenë jeta, uji dhe begatia e 10 fshatrave të krahinës së Zagorisë, katër fshatrave të Malëshovës dhe Peshtanit rrëzë malit të Golikut. Lumë që ka mbi 10 ura të shekullit 15-të. Lumi që ka kanionin më të bukur nga Shkëmbi Bigës deri në Peshtan ku vende vende kanioni është nga 500-1000 metra i thellë, shumë i vështirë për t’ju afruar. Asnjë hidrograf, arkeolog nuk e ka fotografuar apo përshkruar kanionin e Lumit të Zagorisë. Përveç dy peshkararëve të apasionuar Sinan Bejko dhe Fatos Çafka që në vitet 1980-të mundën të përshkruanin këtë kanion që nga ura magjike e Kalasë deri në Gropën e Derrit. Lumi është shumë i pasur me 8 lloje peshqish të ujrave të ëmbëla, të cilat gjithmonë kanë qënë pjesë e tavolinave të apasionuarve pas peshkimit. Kujtojmë mësuesin e apasionuar pas peshkimit Rrapo Këlliçi. Lumi Zagorir në 32 kilometrat e gjatësisë së tij ka pasë 24 milllinj bloje për drithërat, grurë, misër koçkulla, duke filluar nga mulliri i Sheperit e duke përmendur dy mullinjtë më të mëdhenj, mulliri Haredin Malos tek rrepet e Bregut të Përrorit Bardhë që është përroi më i madh qe buron nga fusha e Çajupit dhe mulliri Zogo Meshinit tek ura e Limarit.

Lumi ujiste çdo arë në dy krahat e tij që nga Sheperi e deri në Peshtan . Pyjet e virgjëra që nuk kanl njohur kurrë sëpatë në dy anët e lumit nga Nderani deri në Doshnicë ishin me lisa, shkozë, xanë, frashër e shumë e shumë pemë mesdhetare. Pylli i Senovës është pylli i derrave të egër, dhe shumë e shumë kafshëve të egëra. Pyjet e Përroit të Bardhë dhe të Sogorës, janë me lisa shekullirë breth të bardhë dhe të zinj, ku mbizotërijnë dhitë e egëra dhe kaposhët e egër. Kafsha e egër që popullon tërë pyjet në dy anët e lumit është ujku, pastaj dhelpëra , kunadhja, lepuri egër baldosa. Ndësa nga shpendët mban vendin e parë në Shqipëri, duke filluar nga shqipnja kafe ose ngjyrë argjendi, larashi krahëbardhë, kaliqyqja, skifteri kafe, korbi me sqep të zi, dhe plot 550 specie të zogjve nga më të rrallët në Shqipëri. Në lumë ka mbi 10 lloj gjarpërinj uji dhe mbi 12 lloj nepërkash dhe gjarpërinj shumë helmues në pyjet rrotull tij. Andon Zako Çajupi korbin pendëzi ka shkruar disa herë. Të 45 përrenjtë e lumit të Zagorisë, si dhe burimet karstike janë elementët kryesorë të hidrografisë së tij. Të gjitha poezitë e Lame Kodrës, burimin e frymëzimit e kanë tek misteret e natyrës së Lumit të Zagorisë. Mjafton të kujtojmë vjershëm Këmbëkryq përmbi selishtë. Apo mbresat e tij për teqenë e Zastenit.

Në dy anët e lumit dhe në disa raste shumë afër shtratit të tij në 32 kilometrat e gjatësisë së tij janë mbi 50 kisha, xhamija teqe, kondisma dhe objekte të tjera kulti në 15 fshtrat që jetojnë me ukët e tij. Lumi i Zagorisë ka gjatësi 32 km dhe sipërfaqe të pellgut 172 km2, buron në qafën e Dhëmbelit (1450 m) dhe derdhet në grykën e Këlcyrës (160 m), në Vjosë në vendin e quajtur ngushtica e Pirros. Është lum tipik malor me pjerrësi 45%, me lartësi mesatare 600 m, me prurje mes/vjetore 5,37 m3/sek dhe koeficient të rrjedhjes 0,52. Në rrjedhjen e sipërme ka pak ujë dhe quhet përroi i Dhëmbelit. Lumi i Zagorisë ushqehet nga shirat, shkrirja e borës së Nemërçkës, Malit të Çukës dhe ka mbi 100 burime nëntokësore. Merr përrenj të shumtë si nga Dhëmbeli dhe nga Lunxhëria, por më kryesorët janë Përroi i Bardhë, Leskaj, Përroi Frenkthit, Doshnicë, përroi i Shkallës Prcofasë Leskaj, Rrungaja e Kalasë, Dy Hingat e Malëshovës e të Limarit. Një rol të madh luan dhe përroi i Zastenit. Kujtojmë se në dy anët e lumit të Zagorisë ndodhen mbi 300 llpje bimësh medicinale, si sherebela, çaji, vjeshtulla, fënjinja e kuqe dhe e zezë por dhe dëllinja blu ose Juniperus, akthi, tërndelina, mbi 30 lloj kërpudhash, murrizi, kulumbria tërndafili egër, pjergulla e egër ose lurushku e shumë e shumë të zjresa. Në rrjedhën e sipërme të lumit të Zagorisë janë burimet e shumta që dalin në të dy krahët; në krahun e djathtë të luginës dalin burimi i Bambullit, Gurra e Nivanit, e Konckës, e Hoshtevës që kanë prurje 5 – 20 l/sek. Në malin e Dhëmbelit e kanë zanafillën burimet e grykës së Këlcyrës, si si përroi i Bubthit, përroi i shkallës. Në krahun e majtë dalin burimet e Ndëranit me prurje 70 – 300 l/sek, burimet e Çajupit me prurje 0,2 – 3,5 l/sek. Në dy anët e Lumit të Zagorisë nga Ndlrani deri në Urën e Kalasë ka me mjëra rrënjë arrë shumë të shijshme që rriten në gjendje të egër. Liqenet mungojnë, vendin e tyre e zënë lerat për grumbullimin e ujrave dhe në vitin 1978 është ndërtuar ujëmbledhësi i Sheperit me kapacitet 800 m3 ujë. Dekurata e lumit të Zagorisë është Ujvara e Dishnicës, ose Rema. Lumi Zagorisë është i kalushën nga maji në shtator ndërsa në dimër i pakalueshëm. Por dhe një lumë i pabesë në kuptimin e mirë të fjalës. Kur bie shira të papritur në verë lumi ka marrë mbi 50 jetë njerzish që nga Topova deri në Peshtan. Gjetja e të mbyturve është shumë e vështirë, për shkak të guvave që krijon në shkëmbinjtë që e rrethojnë.