Bashkim Koçi: Besa e një burri, e Sulo Gradecit

Luftëtarët e Çetës Plakë të Skraparit nuk jetonin me frikën e vdekjes, por me atë se një ditë do të ishin ndër më të gëzuarit për fitoren e madhe, të çlirimin të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Çeta Plakë e Skraparit, ishte një sprove e rëndë për Sulo Gradecin.Ai aty “investoi” të gjithë qënien e tij, ëndërrat dhe virtytshmërinë e moshës, duke e konsideruar pjesmarrjen në Çetësi formacionin partizan ku kishte rregjistruar veprimtarinë e tij të parë në luftën partizane.

Gjëja e rëndësishme për njeriun është të jetë gati në çdo kohë për të sakrifikuar për atë që do, por edhe për atë që mund të bëjë. Duke u njohur me jetën e një personazhi, emëri i të cilit ka qenë dhe është i njohur për të gjithë shqiptarët që lindën dhe u rritën në sistemin e kaluar, të komandantit të grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës, të Sulo Gradecit, krijova bindjen se ai mbetet një bashkëkombas i ndershëm, njeri i besnik i idealit të tij, të cilin e pa dhe e vlerësoi si njëëndërr të bukur e që do të ishte “çelësi magjik” i transformimit dhe modernizimit të Shqipërisë.

Jeta nuk mund të të japë dhuratë më të mirë se sa të lindësh dhe të rritesh në një mjedis ku të rrethojnë jo vetëm pjestarë të devotshëm e me autoritet në familje, por edhe mga një komunitet njerëzish, të cilët për vlerat dhe virtytshmërinë e tyre mbeten për të gjithë jetën në zemrën tënde. Sulo Gradeci, i cili lindi më17 mars të vitit 1922 në fshatin Gradec të zonës së Tomorricës në Skrapar, për çka po themi, fati qëndroi në anën e tij. Banorët e fshatit Gradec, si shumë të tjerë të asaj zone, janënjohur në të gjitha kohrat për njerëz të ndershëm e punëtorë, të interesuar dhe pjesmarrës të drejtpërdrejt në luftë për çështje që lidheshin me fatet e vëndit. Edhe Suloja u rrit e u burrërua i rrethuar nga ata qëdinin tëndanin historinë e familjes së tij, që kishin po atë frymë e po ato aspirata në rrjedhën e ngjarjeve të kohës. Pra ai ushqehej përditë me idenë që Atdheu është toka tënde, është vendi ku flitet gjuha që flet edhe ti, janë ata troje, ato ara e pyje, që për t’i mbrojtur e për të mos e pushtuar të tjerët, jepet edhe jeta. Në këtë kuptim Sulo Gradeci nuk se e kishte përzgjedhur vendlindjen apo njerëzit që banonin aty, të cilët, siç thamë, ishin patriot e shumë të virtytshëm, por ishin edhe si një dhuratë për të, ashtu si do të ishte edhe ai për ta.

Sigal

Sigurisht, që dashuria për vendin tënd është e pa kusht, nuk mund të bësh pazarpër mbrojtjen, për lartësimin e emërit dhe begatimin e tij në këmbim me gjënë qëtëpërmirëson cilësinë e jëtës tënde apo të familjes. Sulo Gradeci, në këtë këndvështrim, ishte “i dënuar” ta konsideronte fshatin e tij të lindjes, Gradecin, qyshsa ishte adolishent, si “dashurinë e parë”, të cilën nuk e tardhëtoi deri sa qe gjallë. Për atë maja më e lartë e Botës do të mbetej Çuka e malit të Tomorrit, e Malit Baba, i cili që kur ishtefare i vogël mendote se Ai, pra mali i Tomorrit, ishte “karakoll” që mbronte njerëzimin dhe gjithësinë.

Ndonjëherë për njeriun mjafton një çast për t’i dhënë jetës drejtimin e duhur, apo herë-herë edhe për të realizuar kthesa të mëdha, ashtu si ndodhi me djalin skraparas, Sulo Gradecin. Kur ai, si shumë bashkëmoshatarë të tjerë nga fshati dhe nga zona e Tomorricës, mori rrugën për në Tiranë për tëpunuar dhe për siguruar ndonjë mjet jetese për familjen, ra në kontakt me djem të vërsës së tij, të cilët mereshin me ca punë që “ia prishën mendjen” dhe që i dhanë zemër të futej e të vepronte si ata. Siç më thoshte një herë Suloja, kur më fliste për fillesat dhe kontributin e tij në luftën Nacionalçlirimtare, nxitësit e parë që ai “të ndante mendjen” për t’u hedhur në luftë, ka qënë “Hero i Popullit” Skënder Çaçi dhe Ferit Bregu, një djalë nga Leshnja e Skraparit, i cili do të vritej në luftë dhe sot mban titullin “Dëshmor i Atdhet”.

Dinjiteti nuk të lë ta ulësh kokën. Edhe Sulo Gradeci ishte njeri me dinjitet ndaj çdo hap apo lëvizje e tij kishte si qëllim për të mos u përulur e ulur kokën përpara murit të vështirësive. Pas mbarimit të luftës, meqë edhe shkollën nuk e kish përfunduar të plotë për shkak të pjesmarrjes nëformacionet partizane, iu desh të shkonte në Shkollën e Bashkuar për t’u përgatitur si oficer.

Kur bëri këtë zgjedhje, pra që të angazhohej menjëherë me luftën Nacionalçlirimtare, Sulo Gradeci nuk e kishte vrarë mendjen gjatë, nëse kjo çka po bënte ishte e drejtë apo e gabuar. Ai thjesht mendoi se kjo gjë ishte me të vërtetë ajo qëai dëshironte dhe ia thoshte zemra. Dhe pa e zgjatur, në fillim të vitit 1942 mori rrugën për në fshat, aty ku kish dëgjuar disa zëra se do të formohej një formacion partizan i padëgjuar deri atëherë e që do të luftonte kundër pushtuesit. Megjithëse ai nuk ishte gjë tjetër veçse një adolishent si shumë bashkëmoshatarë të tjerë, kishte vendosur të shkonte te shokët, t’ju bashkohej atyre që mendonin si ai, e se nuk mund të bënin më sehir kur njerëzite shprehnin hapur urrejtjen ndaj pushtuesit. Në atë kohë, pikërisht më 14 mars të vitit 1942,u krijua formacioni partizan i zonës së Tomorricës, i cili më pas do të njihej në të gjithë Shqipërinë për luftërat dhe bëmat e  padëgjuara më parë. Ai formacion luftëtarësh ishte emërmadhja Çeta Plakë e Skraparit, e cila si vendlindje pati Qafën e Kulmakut, e që më pas ky vend do të mbetej edhenë këngën e ngritur nga populli: “Në Kulmak ku mblidhen retë/U formua Çeta me fletë”.  Në kujtimet që ka lënë Sulo Gradeci nxorëm faktin se ai është rregjistruar si pjestar i Çetës që në ditën e inaugurimit të saj.Po aty, pra tek kujtimet e tij, ai shënon edhe emrat e luftëtarëve të tjerë që morën pjesë në Çetë, e që unë shkruesi i këtyre rradhëve, ndjehem mirë t’i sjell ashtu si i ka radhitur në bllokun e shënimeve Sulo Gradeci: “Konkretisht në atë ditë të parë kanë qenë: Komandant Mestan Ujaniku dhe komisar Gjin Marku. Pastaj vijnë të tjerët me radhë, Xhemal Ujaniku, Sabri Ujaniku, Sulo Gradeci, Haziz Dalipaj, Merko Mahmutaj, Asllan Kapinova, Syrja Gremshi, Orhan Frashëri, Hajdar Krushova, Muharrem Trebicka, Kamber Cerova, Dake Kadiu, Bajram Radeshi, Xhevit Struga, Bektash Melova, “Hero i Popullit” Ramiz Aranitasi, Dhori Karagjozi, Minella Butka, Qimi Petro, Hysni Rusi, Mazllëm Kalemi, Muharrem Haxhiu dhe Shkëlqim Zaloshnja.”

Ai nuk kishte guxuar kurrëtë merte mundimin për të bërë punë tëkota e të pashpresa. Përkundrazi, atë që nuk duhet ta bënte, as që i binte ndërmend ta mendonte. Në këtë kuptim ai bënte të ishte një luftëtar nga ata që nuk i shmangej luftës, përballjes dhemp për dhemp me armikun, por edhe me shtypësit e popullit. Ngjarja që dëshmon për trimëritë e pashoqe të partizanëve të Çetës Plakë të Skraparit, pjesë e të cilës ishte edhe Sulo Gradeci, është ajo e përleshjes dhe çarmatimit të forcave më të rrezikshe për të gjithë atë zonë, të komanduara nga Xhaf Bali.

Sulo Gradeci e ka lënë të shkruar këtë ngjarje të artë të luftës partizane dhe që lidhet me veprimtarinë luftarake të Çetës Plakë: “Ishte një batalion i përbërë me xhandarë dhe karabinierë. Ai drejtohej nga i tmerrshmi Xhaf Bali.Këta nuk linin shtëpi partizani pa djegur në zonën e Tomorricës dhe më tej. Ishin kthyer në tmerr për popullatën e zonës. Ishin vërtet të rrezikshëm. Pikërisht Çeta Plakë mori vendimin të asgjësonte këtë organizëm ogurzi që po sundonte kudo me dorë të hekurt.Dhe me të vërtetë nuk vonoi ajo që kërkohej.Erdhi momenti dhe batalioni i Xhafës u rrethua keq.Rrethimi i tij është bërë në fshatin Mëlovë, pikërisht në shtëpitë e Zhitërve. Aty ndodhi dhe një moment sa emocional aq edhe interesant. Luftëtarët e Çetës Plakë i rrethuan, duke kërkuar edhe ndihmën e popullsisë për ta asgjësuar.Nuk vonoi shumë dhe pranë luftëtarëve u mblodhën më shumë se 800 vullnetarë”.

Nga njohja me episodet e luftës, ku ka marë pjesë edhe Sulo Gradeci, na lejohet të themi se luftëtarët e Çetës Plakë të Skraparit nuk jetonin me frikën e vdekjes, por me atë se një ditë do të ishin ndër më të gëzuarit për fitoren e madhe, të çlirimin të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Ashtu si ndodhi në luftimet e Mëlovës.Igjithë batalioni fashist, me xhandarë dhe karabinierë, u dorëzua pa kushte, duke pranuar të lëshonin armët një e nga një te një pikë që u caktua për grumbullimin e tyre. Luftëtari dhe pjesmarrësi në këto luftime, Sulo Gradeci, i jepte një notë speciale kësaj fitoreje jo se treguan para popullit se ata ishin ata që ishin, por edhe sepse njerëzit e thjeshtë panë me sytë e tyre luftëtarë të vendosur, ata tek të cilët kishin lidhur shpresat për një të ardhme më të mirë.Çeta Plakë e Skraparit, ishte një sprove të rëndë për Sulo Gradecin.Ai aty “investoi” të gjithë qënien e tij, ëndërrat dhe virtytshmërinë e moshës, duke e konsideruar pjesmarrjen në Çetësi formacionin partizan ku kishte rregjistruar veprimtarinë e tij të parë në luftën partizane.Ai aty kaloi pjesën më të madhe të kohës që i mori Lufta, por ndërkohë ishte kjo Çetë që do të rritej mes trimave dhe heronjve të vërtetë.Dhe le të ndalim një çast, le të përmendim heronjtë dhe dëshmorët, ata që dhanë jetën e me të cilët luftoi dhe fitoi mbi nazifashizmin Sulo Gradeci. Ata janë: “Hero i Popullit” Ramiz Aranitasi, “Hero i Popullit” Skënder Çaçi, “Hero i Popullit” Estref Caka, dëshmori i parë i qarkut të Beratit Alush Grepcka, dëshmorët Veri Zaloshnja, Malush Buzali, Ferit Bregu (Leshnja), Haki Bejko, Avni Kondi, Ismail Alushani, Xhevahir Ago, Mustafa Radovicka, Ferit Malindi, Alush Harizi, Halil Turhani, Sadush Myftari dhe shumë dëshmorë të tjerë. A nuk duhet dhënë komanda: çohuni në këmbë, nderoni të rënët e luftës Nacionalçlirimtare!?

Ashtu si ata që dhanë jetënnë përballjen me pushtuesin edhe Sulo Gradeci ishte trim. Nga ata trima që nuk i ruhej plumbit. Gjatë luftës ai mori tre plumba, tri plagë, e madje u dënua edhe me vdekje.Po, po, me vdekje. Për atë dhe disa të tjerë u mor ky vendim sepse ishin shumë aktivëdhe ishin bërë të rrezikshëm për pushtuesit dhe bshkëpuntirët ballisto-zogistë. Dhe dënimin me vdejke për Sulo Gradecin nuk e morën as pushtuesit italianë, as ata gjermanë, por e mori komanda balliste. Po si kishte ndodhur?

Ishte fillimi i viti 1943. Koha kur kishte kapitulluar Italia Fashiste. Krerët e Ballit Kombëtar me Abaz Ermenjin e Ali Këlcyrën në krye, ishin vendosur në Berat. Vetë krerët ishin pozicionuar në hotel “Kolombo”. Po aty afër ishin edhe shokët e qarkorit partizan, madje përballë tyre ishin vetë Mestan Ujaniku dhe Kahreman Ylli. Batalioni partizan ishte vendosur te mali përballë, në Drobonik, por edhe forcat e Ballit ishin vendosur po në atë krah, ishin pak më larg se ato partizane. Ishte koha kur në Berat erdhën gjermanët, të cilët ishin vendosur në Otllak. Flitet për momentin e shumëpërfolur të kompromisit të famshëm. Ka qënë një moment kur Sulo Gradeci është takuar me luftëtarin Njazi Çepani, i cili ishte komandant i batalionit partizan. Batalioni ndodhej në periferi të fshatit Drobonik. Batalioni ballist, i cili ishte përqendruar më larg zonës ku ishin vendosur partizanët, pra më lart Drobonikut, drejtohej prej Ali Këlcyrës.

Suloja kishte gjetur një motoçikletë nga shokët e qarkorit dhe e kishte marrë përkohësisht për ta përdorur për ndonjë punë të ngutëshme. Ishte i markës “Motoguz”, kujtonte Suloja. Dhe rasti për të pordorur motorrin kishte ardhur. Njazi Çepanit i duhej të kryente një detyrë, por rruga nga duhet të kalonin ishte plot me ballistë. Po mirë, hajde ngjitemi- ish gjendur i papërtuar Sulua, – le të bëhet ç’të bëhet.

Pas kësaj, të dy hipur në motor, kishin marë rrugën e shpatit, në drejtim të lagjes Goricë. Në ngjitje të së përpjetës u ndeshën me ballistët, të cilët kishin bërë postbllok. Të dy partizanët, Suloja dhe Njazi Çepani, nuk ndaluan, por kishin çarë me shpejtësi. U dëgjuan edhe të sokëlliturat e ballistve “ndal, ndal, ndal!”, por ata ishin futur në kthesën drejt një përroi ku kishte mundësi maskimi. Ballistët ishin bërë gati t’i vrisnin, madje kishin qëlluar me breshëri të vazhdueshme, por ata ishin zhdukur si rrufe, duke shfrytëzuar terenin e thyer.

Këtë ngjarje ai e sillte shpesh në kujtesë teksa bisedonte me miqtë e tij. Jo pse kishin shpëtuar nga një vdekje e sigurt, por shtronte pyetjen: pse kjo gjëtë kish ndodhur midis shqiptarësh. Kur aty parakalonin gjermanët, kujtonte Suloja, ballistët i nderonin, kurse kur kalonim ne partizanët, na qëllonin me breshëri plumbash. Vërtet një çudi e madhe! Kishin një egërsi dhe një kënaqësi t’i shikonin në hell, të pjekur.

Sulo Gradeci e vendoste respektin ndaj vetes vetëm duke bërë veprime të nderëshme. Ca më shumë në vitet e luftës. Në një rast kur njësitipartizan, i përbërë prej shtatë-tetë vetësh, mes tyre Sulo Gradeci, Luan Qafzezi, një ushtar italian me emrin Roko, një partisan tjetër me emrin Bajram nga Dobrusha e Skraparit, dhe që komandohej nga Mitat Luçi, kishin zënë pozicionet në një gjatësi të konsiderueshme për t’i bërë kundërveprim ballistëve, tëcilët i kishin sulmuar teksa ata iknin në rrugën tyre. Suloja e cilësonte “situatë zjarri” atë çka kishte përjetuar. Ishte vrarë shoferi i kamionit dhe disa ballistë. Pas kësaj ishte bërëdhe një goditje në Kuçovë. Ishin këto aksione që Sulo Gradeci dhe Njazi Çepani të ishin në listën e të dënuarve me vdekje. Ishte urdhër i prerë, që të gjendeshim kudo që të ishim dhe të ekzekutoheshim me paderman. Por për Sulon, dhe për këdo partisan tjetër, dënimi me vdkje nuk ishte ndonjë gjë e re. Pastaj, siç thoshte ky luftëtar i orëve të para, ata ecnin përditë në rrugën ku në krah u qëndronte vdekja.

Ky luftëtar i sakrifikuar për çlirimin e vendit nga të huajt ishte vazhdimisht në kontakt me zhvillimet që kishin të bënin me fuqizimin e farmacioneve partizane. Ishte ndër të parët që u rrjeshtua në radhët e Brigadës së I-rëSulmuese më 15 Gusht të vitit 1943 në Vithkuq të Korçës dhe më pas, në radhët e Brigadës së VII- Sulmuese, e cila u formua në 17 Mars të vitit 1944 në fshatin Vlushë të Skraparit. Në të gjitha betejat e zhvilluara pushkës së Sulo Gradecit iu dëgjua krisma, ashtu sikundër e shokve të tjerë luftëtarë. Madje prova që tregon se ai nuk e kishte frikë as vdekjen janë plagët që mori nga plumbat në përballjen me armikun. Të parën herë u plagos në Roskovec të Fierit, të dytën në vendin midis Fanit të Vogël e Fanit të Madh në Mirditës ku u zhvilluan luftime të ashpra me një Divizjon gjërman dhe herën e tretë plagën e mori në Mal të Zi kur Brigada e VII-të Sulmuese luftonte në viset e Jugosllavisë.

Dinjiteti nuk të lë ta ulësh kokën. Edhe Sulo Gradeci ishte njeri me dinjitet ndaj çdo hap apo lëvizje e tij kishte si qëllim për të mos u përulur e ulur kokën përpara murit të vështirësive. Pas mbarimit të luftës, meqë edhe shkollën nuk e kish përfunduar të plotë për shkak të pjesmarrjes nëformacionet partizane, iu desh të shkonte në Shkollën e Bashkuar për t’u përgatitur si oficer. (Më duhet të them se nuk është e vërtetëçka thotë një kalemxhi, përfaqësues i të humburve të luftës Nacionalçlirimtare, se Sulo Gradeci kishte vetëm dy klasë shkollë.) Nga këtej, si njeri me kontribute të mëdha në luftë dhe me aftësi e talent si rrallë, ai u ngarkua të kryente detyra shumë të rëndësishme, të cilat kishin të bënin me mbrojtjen e popullit dhe të vendit nga provokacionet dashakeqe të të huajve. Mund të sjellim detyrën që iu ngarkua në provokacionet e Gushtit të vitit 1949, nga shteti fqinj, Greqia, atë të kryetarit të Degës të Punëve të Brendëshme në Berat, në Përmet dhe disa detyra të tjera që i jepnin funksione me peshë në Ministrinë e Brendëshme dhe atë të Mbrojtjes.Në të gjithë pozicionet dhe detyrat që iu caktuan si ushtarak ai nuk priti kurrë të shpërblehej me grada apo me një cope shiriti me ngjyrë. Përkundrazi ai në kësi rastesh detyrën e re e mendonte si diçka që donte të thoshte “unë akoma nuk kam filluar të luftoj”.

Periudha më e gjatë e punës për luftëtarin e Luftës së Dytë Botërore, Sulo Gradecin, ka qënë ajo e shërbimit pranë Komandantit, siç e thërriste ai Enver Hoxhën. Për afro 30 vjet ai kreu detyrën e kryetarit të grupit të sigurimit të Sekretarit të Parë, të Enver Hoxhës, duke e konsideruar veten në këtë pozicion “shumë të vlerësuar, shumë të besuar, por edhe detyrë delikate e me plot rreziqe”. Çastin kur Hysni Kapo i kishte komunikuar detyrën e re, ai e kujtonte si ditën kur “fati më kishte trokitur në derë e unë paskësha qënë brënda në shtëpi”.

Vitet e gjata të shërbimit pranë Enver Hoxhës për Sulo Gradecin kishte qënë jo vetëm përvojë për t’u bërë garant për jetën njeriut më të rëndësishëm të vendit për kohën, por edhe si i të qënit i previligjuar për të parë nga afër cilësitë dhe virtytshmërinë e një burri shteti, siç ish Enver Hoxha. Fjalët e para që më tha Ai, ditën sapo mora detyrën, tregonte Sulo Gradeci, ishin porosi që të shumtat lidheshin me karakterin, me thjeshtësisë që duhej të tregonim në ambiente të jashtme, të korrektësisë që duhej të na karakterizonte kudo që kontaktonim me njerëzit. Sulo Gradeci nuk mbante mend qoftë edhe një rast që të mund të abuzohej me emrin e Tij, që të mund të përvetësonteqoftë edhe një “kafe të zezë” jashtë rregullave e ligjeve të shtetit. “Madje më akuzuan e ç’nuk më thane, tegonte ai, dhe për tre vjet gërmuan dhe ku nuk gërmuan për të gjetur qoftë dhe një lloj abuzimi. Dhe e di ç’farë? Pas tre vjetësh jam liruar në sallën e gjyqit me pafajësi absolute. E pra, ai ishte Enver Hoxha që nuk na dha asnjë lloj kompetence dhe vendosi rregulla në shërbimin e vet që të mos abuzohej. Gjithçka që shpenzohej apo prekej aty, evidentohej më së miri. Çdo blerje dhe çdo veprim është bërë vetëm me vendim kolegjial, duke u firmosur nga një komision.”Ai kujtonte ditën e arrestimit, të viteve të burgut, të gjitha fyerjet e përbaltjet që iu bënë vetëm për faktin që i kish shërbyer Enver Hoxhës, Komandantit të Luftës Nacionalçlirimtare dhe të transformimit të vendit, të nxjerrjes së tij nga injoranca dhe mjerimi, siç thoshte ai.

Sulo Gradeci bëri tre vite burg. E trajtuan si të ish vrasës, si të kishte qënë fashist. Por edhe pse gjykatat ishin të Sali Berishës, pra të atij që e burgosi, atë e nxorën të pafajshëm. Kur vinte fjala për punën dhe jetën e tij ai guxonte të thoshte publikisht se “e kam pasur për nder të më quajnë enverist, emër i barazvlefshëm me një shqiptar të ndershëm e të përkushtuar për vendin tim.”

Maska është e vetmja fytyrë që njeriu e zgjedh vetë, thoshte Sulo Gradeci. Ai skuqej kur shikonte të paraqiteshin si heronj e si viktima ata që bashkëpunuan me fashizmin, ata që përgatitën kurorën për Viktor Emanuelin, ata që vranë heronjtë e Shkodrës, heroinat e Mirditës, të Bule Naipit e Persefoni Kokëdhimës. Ai skuqej nga turpi kur shikonte të shkuleshin e përdhoseshin monumentet, bustet e heronjve të ngritur në pidestale. Kanë filluar të tregohen patriotë të mëdhenj, thoshte luftëtari Sulo Gradeci, ata që i kanë bërë gjëmën këtij vendi martir. Dhe ai ligështohej kur dikush kishte kurajë e fytyrë të mbronte Gjon Marka Gjonin, Hamit Matjanin, Isa Toskën e dhjetëra bashibozukë e derdimenë të zinj të cilët i kishin bërë gjëmën këtij vendi. E unë, ngrinte zërin ai, duhet të trembem e të mos flas për Enver Hoxhën?

Kur kam folur me të dhe i kam kërkuar opinionin e tij për njeriun që i shërbeu me besnikëri të pashoqe për 30 vjet, nuk nguronte të thoshte: “Enver Hoxha është Enver Hoxha. S’bën më nëna tjetër, jo!” Kishte mendimet e tij edhe për qëndrimin që u mbajt ndaj figurës së tij apo për rrëzimin e bustit që, siç thuhet, e bëri populli. “Nuk jini i saktë, ndërhyri ai disi i prishur në fytyrë. Sa e sa spekulime janë bërë dhe po bëhen në emër të popullit! Monumenti ishte përgatitur që më parë për ta rrëzuar, mundësisht në mes të ditës, mundësisht në sy të kamerave, mundësisht në sy të botës”.

Sulo Gradeci, duke qënë fare pranë familjes Hoxha iu krijuan mundësitë për të njohur mirë edhe fëmijët e tij, bashkëshorten, Nexhmijen dhe shumë të tjerë që hynin e dilnin në të ashtuquajturën vilë të tij. Për Nexhmije Hoxhën kishte këtë konsideratë: “Ajo, si askush tjetër, i mbeti besnike Enver Hoxhës. Një grua si ajo, ilegale antifashishte e orëve të para, një trimëreshë që përballoi persekutime dhe ndëshkime antinjerëzore në burgun që e dërguan pseudodemokratikasit, një intelektuale e formuar, pa lëkundje në dobi të vendit, të shqiptarëve, meriton vetëm respekt e mirënjohje.”

Tri dekada pranë Enver Hoxhës janë një jetë e tërë. Sipas Sulo Gradecit “puna dhe kujdesi për jetën e Komandantit ishin kthyer në kujtime të çmuara dhe që për të ishin e vetmja pasuri e patjetërsueshme. Janë kujtimmet e lumtura dhe të bukura, janë çaste që pulsojnë në vitet që më kanë mbetur, thoshte ai.  Madje ai, siç e dimë të gjithë, ka shkruar edhe një libër me kujtime, “30 vjet pranë shokut Enver”. U nda nga jeta në Tiranë më 18 dhjetor të vitit 2015.

Shpesh disa njerëz fshihen pas heshtjes dinake. Sulo Gradeci nuk u çfaq kurrë i tillë. Ai mbeti i fortë dhe askush nuk e mposhit, mbeti njeri fisnik dhe askush nuk e përuli. Për aq sa rrojti ai i pati të mjftueshme vitet për të mbetur në kujtesën e bashkëkombasve si luftëtar dhe si njeri besnik që i shërbeu të mirës, progresistes. Sa për vlerësimin dhe nderimin që i është bërë nga instancat shtetërore dhe shoqerore mjafton t’i hedhësh një sy fotografisë ku nuk mund të gjesh vend për të vendosur si shtesë një dekoratë. Ai ka merituar edhe titullin “Qytetar Nderi” i bashkisë së Skraparit dhe qëndron në krah të burrave si Kahreman Ylli e Mestan Ujaniku.