Bardhyl Berberi: “Tartabiqët” djeshëm dhe të sotëm të politikës

623
Kanë kaluar 25 vjet që nga rënia e diktaturës dhe përsëri jetojmë në një sfond të murrmë me njolla të vjetra që ende demokarcia jonë tranzitore ende nuk i ka pastruar ,askush nga partitë politike nuk do t`i pastrojë pasi janë një makiazh në sfondin e tyre të errët. E në këtë sfond kanë filluar protestat. Gojë njerzish të shqyera që gjuajnë me vezë dhe gurë ndërtesën e qeverisë dhe të parlamentit, sy të lodhur dhe të zbetë të hallexhinjve nga një konsum intensive që ju ka humbur shpresa dhe ju është sosur durimi…Makutëria për t`u pasuruar sa të hapësh e mbyllish sytë, sapo një takëm merr një karrike të madhe, tashmë është kthyer në modë që të bëhet milardier menjëherë…Një vorbull hallexhinjsh thëthijnë papushim psherëtima, merak njerëzor për djersë dhe jetë të harxhuara qesim, cmirë për fqinjin që i shkojnë punët fjollë…I gjithë ky sfond ngjan me një tokë të vjetër shumë të vjetër me një atdhe të lashtë ku ulërima e dhimbjeve të cilat janë kaq të lashta dhe të përvojtura dhe therëse, që nuk shterrin kurrë dhe të vjen të ulurasësh… Sa herë që krahasohemi me fqinjët tanë në ndonjë tregues jemi të fundit. Nuk kemi as një tregues për minimumin jetik. Para pak kohësh një mik në Prishtinë më tha:- Mos e ç’bëni Shqipërinë, bëni ç’të doni vetëm Shqipërinë mos na i ç’bëni sepse sa herë ka turbullira tek ju ato vijnë si suname dhe përplasen dhe në Kosovë…Kur Atdheu ynë mëmë nuk ecën mirë ndihemi keq. Ne sytë i kemi tek ju duhet të ruajmë identitetin tonë kombëtar. Ju nuk u kuptoni të gdhihesh në mëngjes pa këtë identitet…Po jetojmë në një realitet që po na lodh, që na i ka bërë kokën kosh me lloj – lloj idesh, na i ka lënë barkun bosh dhe kuletën petë… Realisht ne shqiptarët jemi debitorë me të ardhmen,ngaqë duhet të paguajmë borxhet morale të së shkuarës…Duket që më shumë dëgjohet në pemë kënga e kukuvajkës se sa kënga e zogjëve të tjerë. Është kjo arsyea që na shqetëson shpirtin dhe shpesh herë kalojmë situata spontane. Ne nuk e kuptojmë se fajin e kemi vetë, se të paaftit dhe aventuriët i sjellim me votë në pushtet dhe më pas ju pijmë lëngun. Ata na lenë në udhëkryq dhe ne mbatemi pa rrugë dalje. Kaluan 25 vjet nga rënia e diktaturës dhe ne kemi ngelur tek i njëjti sherrpluralizëm. Politikanët tanë asnjëherë nuk i kanë zgjidhur këto tre pyetje: Ku ishim, ku jemi dhe ku do të vemi? Ata e kanë për detyrë të zgjidhin këtë enigma, ndryshe politikanët nuk kanë pse na duhen. As partitë dhe as liderët e tyre. As fjalimet, hokat e qokat e tyre. As fjalimet batutat, cinizmat e sherret e tyre bajate në parlament, që shajnë me libër shtëpie njëri tjetrin. Atyre iu ka dalë boja. Ligji për dekriminalizimin do të largojë një takëm deputetësh dhe funksionarë në institucione me njolla të zeza, por ka ardhur koha që të largohen nga parlamenti të inkriminuarit, ish – komunistët e PPSH që vazhdojnë të qëndrojnë aty duke bërë moral. Populli thotë nuk ndërtohet shtëpia e re me trarë të vjetër se ata kanë tartabiqe dhe këto tartabiqe po na hanë dhe po na zgjaten si metastaza kanceroze.

Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 05.01.2016
Sigal