Avni Nako: Zgjedhjet pa statut në OKDA -n e Lushnjes

Ditë më parë, zhvilloi punimet mbledhja e përgjithshme për zgjedhjet e reja në OKDA dega Lushnje. I deleguar i kryesisë nga qendra ishte kryetari Gjergji Velo. Si përherë, pjesën e parë u mbajt raporti nga kryetari i OKDA dega Lushnje Nexhip Çela. Normalisht u zhvilluan edhe pyetjet dhe diskutimet nga delegatët.

Pikërisht këtu fillon ngërçi:

NOA

Në etapën e zgjedhjeve të reja, punimet duhet t’i drejtonte i deleguari Gjergji Velo, po, për çudi, drejtimin e vazhdoi Nexhip Çela, që tashmë e kishte humbur fuqinë sipas statutit. Ai kërkoi që delegatët të votonin kandidaturën që donin (ishin katër).

Në këtë moment, ndërhyri njëri nga kandidatët, Kastriot Saliasi:

__ Nexhip, është shkelje e statutit. Prap si para katër vjetësh do bëhet?!

Po atëhere, i deleguari ishte mjaft korrekt dhe nuk e lejoi këtë shkelje, po rebelimi i një grupi, bëri që të shkelet statuti e Nexhipi u zgjodh kryetar. I deleguari çoi relacion në kryesi në qëndër për këto shkelje. Zoti Gjergji e quajti rebelim këtë që ndodhi, por heshtja vazhdoi për katër vjet. Ne besuam se ardhja e tij këtë radhë si i deleguar, do të reflektonte korrektësi, por ndodhi e kundërta. I kërkuam të lexonte statutin, ai e tundëte në dorë, por për të lexuar s’e mori mundimin fare.

Po ç’thotë Statuti?

Neni 22

__ Mbledhja e përgjithshme zgjedh Këshillin e degës nga 21 deri 45 anëtarë.

__ Mbledhja e përgjithshme zgjedh komisionin e kontroll- revizionit financiar me 3 – 5 veta.

Nuk thotë këtu që Mbledhja e përgjithshme zgjedh kryetarin.

Por është neni 23 që thotë:

Pika B _ Këshilli i degës zgjedh Kryesinë, të përbërë nga 7 deri 15 anëtarë

Pika D _ Kryesia zgjedh kryetarin, nënkryetarët dhe sekretarin.

P8o, asnjëri nga këto nene nuk u zbatua

I deleguari Gjergji Velo i hapi dritën jeshile zgjedhjes së kryetarit nga mbledhja e përgjithshme .

Po, pse u zgjodh kjo formë që shkelte Statutin?

Kryesia e degës kishte vendosur që, në çdo katër veta, të ishte një delegat. Kjo u zbatua vetëm për Dushkun, ku nga 12 anëtarë ishin 3 delegatë.

Po sa delegatë ishin në sallë? 48 (dyzet e tetë)

I bie që anëtarësia aktive të ishte 192 anëtarë, kur në raport u tha se aktivë janë 37 përqind, baraz me 70 anëtarë gjatë katër vjetëve.

Po, nga dolën këta delegatë?                  

U zgjodhën nga Nexhip Çela duke i manipuluar që më parë. Ishin marrë edhe i vetëm një anëtar në një fshat, edhe dy edhe tre, edhe katër etj. Për të kaluar edhe më tej, si në Kolonjë që s’ishin anëtarë fare, bile dhe emigrantë të ardhur për pushime. Ishin dy çifte bashkëshortësh, midis tyre bashkëshorti i njërës kandidate, çifte vëllezërish e kushërinj të parë etj.

Këta janë të dokumentuar në listë e në foto.

Kjo lojë kishte synim spostimin nga gara të Kastriot Saliasi, i vetmi bir dëshmori, me arsim të lartë e me shumë përvojë në drejtim.

Ndaj në krye u zgjodh ajo që kishte vendosur Nexhipi me Gjergjin.

Po s’është vetëm kaq.

Loja e pistë vazhdon më tej:

Nexhipi, ulur pranë të deleguarit, hartoi një listë e pas votimit e prezantoi atë si kryesinë e re.

Dikush nga salla e ngre zërin: Kryesinë e zgjedhim ne.

Nexhipi i përgjigjet:  Po ja e kemi vendosur ne!

Kryetarja,e sapo zgjedhur, e merr këtë listë, që s’ishte as 7 , as 15 , por shumë më tepër dhe e prezanton si kryesinë e re.

I deleguari, tashmë, bëhet aktiv , uron kryetaren dhe mbledh ata të listës , që s’u votuan fare dhe emëron sekretarin dhe nënkryetarët.

Kjo ishte një katraurë që nuk ka asgjë të mbështetur në Statut, pra në ligj.

Kryesia në qëndër s’duhet të hesht!?