Atë Nikolla Marku: Besimi ortodoks shqiptar në rrezik, gjuha shqipe në rrezik, martesa e shenjtë në rrezik

64
Sigal

Besimi ortodoks Shqiptar është një institucion teologjiko fetar i themeluar dhe ndërtuar mbi  gjakun shqiptar të kombit shqiptar me origjinën e tij pellazgjiko ilire arbnore përgjatë kohës deri në ditët e sotme.

Besimi ortodoks shqiptar, ka në themel traditën shqiptare dhe zakonet e saja më të virtytshme, të cilat fillojne me Kostandinin e Bizantit i ngjizur në malësinë e Shpatit sot qendër Gjinar – Elbasan.

Besimi ortodoks Shqiptar, është ndër themeluesit e identitetit kombëtar Shqiptar me zhvillimet e gjuhës Shqipe, ndërtimin e institucioneve shpirtrore dhe shtetrore në çdo aspekt. Po ju kujtoj në gjuhën shqipe Kostandin Kristoforidhi Dhaskal Todri, Petro Luarasi e të tjerë. Në shtet formim më të ndritshmin Pandeli Evangjeli, Koço Kota e të tjerë. Në besimin ortodoks me të përjetshmin kryepeshkopin Fan Noli, Visarjon Xhuvanin dhe priftërinjtë e martirizuar nga diktatura gjakatare komuniste me Josif Papamihalin e të tjerë.

Me të drejtë dhe të vërtetë të jetës tonë ndër shekuj dhe mijra vjet botë shqiptare dhe ortodoksi shqiptare ortodoksinë shqiptare së bashku  duhet ta mbrojmë dhe zhvillojmë mbi origjinën tonë dhe  themeluesit e saje të ndritur. Diktatura komuniste e pa fe, krijoi një humnerë të rrezikshme të mbushur me viktima shkatrrime dhe krim gjaksor ndaj  besimit ortodoks deri në vitin 1990. Mbas rivendosjes së besimit në Shqipëri, në vitin 1990, kemi zhvillime në hierarkinë kishtare deri tek sinodi i shenjte  dhe  kryepeshkopin. Zhvillime  qe  kane  problem  identiteti në lidhje me ortodoksinë Shqiptare.

Organizata shoviniste helene me pretendime teritoriale ndaj jugut të Shqipëriseë dhe parti nacionaliste si Agimi Artë me një dozë psikopatie dhe mungese të theksuar të njohjes së historisë dhe realitetit, sulmuan me të gjitha format besimin  ortodoks Shqiptar dhe hierarkinë institucionale duke përdorur autoritetin e patriarkanës ortodokse të Stambollit, apo Kostandinopojës. Fjalitë dhe konkluzionin që po zhvilloj më poshtë ju lutem perceptojeni drejt. Nënshtetasin, apo shtetasin më të fundit shqiptar të dekretuar nga presidenti Meta zotërinë Anastas  Janullatos e cilësojmë si një erudit teologjik të përmasave ndërkombëtare në fushën e tij të teologjisë. Janullatosin e përdorën dhe e keqpërdorën, e shfrytëzuan deri në poshtërsi organizata kriminale shoviniste helene, me në  krye partinë terroriste ‘Agimi i Artë’ së bashku me buk shkalë dhe mosmirnjohës në Shqipëri me origjinë greke dhe  shqiptare gjak prishur të shitur për të punuar kundër kombit shqiptar dhe ortodoksis së vërtetë shqiptare.

Anastas Janullatos erdhi në Shqipëri me paragjykime shoviniste i ndikuar nga organizata anti shqiptare. Shtetasi shqiptar Anastas Janullatos, erdhi në Shqipëri me një kulturë të dobët dhe të njeanshme të historisë shqiptare, me njohuri të dëgjuara nga persona anti shqiptare. Misioni i tij për ringritje të kishës mund të kishte qëllim fisnik për shqiptarët por, u kompromentua nga organizata anti  shqiptare. Do të ishte mirë që punën për ngritjen shpirtërore të kishës ortodokse të pavarur ta ndërtonte bazuar mbi historinë e saj përpara vitit famëkeq 1967 kur besimet u ndaluan nga diktatura komuniste. Do të ishte më mirë ta quanim meritë të drejtpërdrejtë të shtetasit Anastas Janullatos pavarësisht kombësisë greke që ka. Fatkeqësisht misioni i tij u përqendrua tek aureola helenizmit, apo pretendime Vorio – Epir. Ka shumë veprime të Janullatosit që janë të njëanshme dhe politike jo korrekte me misionin e tij si teolog i katekizmit, veprime të pastra në dobi të shovinizmit grek. Tashmë je shtetas shqiptar dhe  kjo të obligon përballë popullit shqiptar si ligjërisht ashtu dhe si besimtar i shkallës së lartë. Tashmë si shtetas shqiptar, gjithmone Perëndia ta jep shansin për të korigjuar. Shqiparët e vërtetë janë hyjnor, sepse kanë jetuar me zakone kanunore ( kanun) të përmledhura nga princi shqiptar Leke Dukagjini kur njerzimi nuk kishte shtet dhe ligje, këta shqiptarë nuk e harrojnë kurrë mirësinë si dhe pabesinë dhe krimin. Mbështet një kryepeshkop shqiptar dhe sinod të virtytshëm shqiptar, pse jo dhe minoritarë, fisnik që e duan kombin Shqiptar si origjinën e tyre. Ky sinod që ke tani nuk përmban aspak shenjtëri të besueshme, sepse, kanë harruar për çfarë janë aty. Ky sinod, së bashku me Ju nënshtetasi shqiptar, keni harruar misionin e Perëndisë dhe të shpëtimtarit tonë Krisht. Janullatos, Ju dhe sinodi i krijuar nga Ju jeni kopromentuar dhe zhytur në ndikimin e organizatave helenike shoviniste, nacionaliste dhe irredentiste anti shqiptare duke shfrytëzuarr origjinën Tuaj helene dhe dobësinë Tuaj për helenizimin e jugut të Shqipërisë. Njeriu mund ta mposhti egon e tij, por ndodh rallë. Ju nuk e mposhtët dobësinë helene shoviniste përballë misionit fetar që kishit.

Kisha ortodokse e pavarur është e  mëmëdheut etnik shqiptar, si komb dhe popullsi minoritare shqiptare që jeton në territorin etnik. Kisha ortodokse nuk është as e Vorio Epirit dhe as e ndokujt tjetër i çmendur dhe i shëmtuar në pafundësi.

Kolonja  e  patrioteve, Libohova e luftëtarëve,  Vlora e trimave, Skrapari i bektashinjve ap  Shpati pellazgo-ilir janë jugu i Shqipërisë dhe veriu i Çamërisë, nuk është e mundur të jenë Vorio- Epir – grek – për – shkak- të -besimit -ortodoksë që – është – i konsiderueshëm në këto krahina. Është për të qeshur sepse çmenduria çfarë s’bën! Për shembull të themi që kali i Trojës është kinez!!!??? ( Kam respekt për popullin kinez se kam punuar me ta në metalurgji dikur).

Edhe njëherë po e përsëris se, jugu i Shqipërisë, që është i dashur për ne nuk është Greqi ashtu si dhe kali i Trojës nuk është kinez, apo akropoli Athinës nuk ndodhet në Antarktidë apo piramidat e Egjyptit nuk ndodhen në polin e Veriut. Jugu Shqipërisë është veriu i Çamërisë martire me popullsi të dëbuar nga toka dhe shtëpitë e tyre etnike nga genocidi grek zotëria shtetas shqiptar Janullatos.

GJUHA SHQIPE NË RREZIK.

Gjuhët evulojnë dhe ndryshojnë ndër breza duke u pasuruar në vazhdimësi me fjalë të reja, shprehje me elegancë, muzikalitet kthjëlltësi të kuptimit. Sigurisht dhe gjuha shqipe ka përparuar në elegancën e sajë ndër shekuj, duke i rezistuar invazioneve të gjuhëve të tjera në epokat perandorake të historisë njërëzimit.

Gjuha  Shqipe mbijetoi  në  valët  mbytëse  të  Greqishtes, Latinishtes,  Osmanishtes,  Bullgarishtes,  Sllavishtes  e ndonjë  gjuhe  tjetër.  Sot jemi në  presionin  e  gjuhës  Angleze, si  gjuhë  komunikimi  ndërkombëtare.  Të  flasim  gjuhë të  huaja është  kulturë personale  e  dobishme për vete por  dhe  për shoqërinë  sepse bëhen  përkthime  të  mrekullueshme  enciklopeike por,  të ndërthurësh  gjuhën Shqipe  me  emra  apo  shprehje  të  gjuhëve  të  tjera është  dëmtim i  gjuhës  tënde  të origjinës  dhe  identitetit.  Është  aksiomë  teorike  që  bashkë  me  gjakun  lindë  dhe  gjuha që  të  dyja    plazmojnë  atë  që  e  quajmë  komb.  Sic  e  kemi  në  kushtetutën  e  kishës  ortodokse  shqiptare që  Kryepeshkopi zgjidhet  prej  gjaku  dhe  gjuhe  shqiptare.

Cfar  ndodh  sot?  Politikanë, deputete, ministra, kryeministri, analistë dhe    “ analistë”,  drejtues  spektaklesh,  emisione  televizive, tituj gazetash  e të  tjera  pa  fund  përdorin  gjuhën  angleze. Përse  e  bëjnë këtë  ndryshim   apo  zëvëndësim  të  gjuhës  shqipe?  Cfar  qëllimi  kanë?Ka  ligj  që  mbron  përdorimin  e  gjuhës  shqipe? Përse  në  shkresat  zyrtare të  parlamentit, ekzekutivit dhe gjygjsorit dhe  në  shkresa të ndryshme  zyrtare  përdoren  fjalë  të  gjuhës  angleze?

Po I përgjigjem këtyre  pyetjeve me  arsyetim të  përbashkët dhe  analitik.

 

Vazhdoj …

1-Kompleks inferioriteti  deri  në  banalitet.

2-Imponim  mendjemadhësie  karshi të  tjerëve.

3- Internacionalizëm  globalisti  neveritës.

4-Nihilist  i  gjuhës  amtare.

5-Shkatërrues  i  gjuhës shqipe.

6- Mungesë  respekti ndaj  themeluesve  të  shkrimit  të  gjuhës  shqipe.

7-Të pa përgjegjshëm  për  origjinën.

8- Dashakeqës  koshient  ndaj  gjuhës  shqipe.

Ku është  sedra juaj? turpi  juaj?  dinjiteti  juaj  si  individ  për  origjinën,   gjakun  dhe  gjuhën  shqipe? Tregoni  dinjitet  dhe  respekt të  merituar  të  arsyeshëm  kundrej  kongresit  të  Manastirit.  Mos harroni  personalitetet e  këtij  kongresi  hyjnor. personalitete  të begraundeve të ndryshme  me  besimtarë,myslimanë, ortodoksë,  katolikë, bektashi  dhe  iluministë të  shkëlqyer.  Personalitete  që  me  aq  dashuri  dhe  përgjegjësii qendisën  shkrimin  e  gjuhës  shqipe  deri  në  pavdeksi.  Mos  harroni ju,  të  turbulluar nga  gjuhët  e tjera,  se jeni  stërnipat e të  ndritëshmeve të  kongresit  të  Manastirit  dhe  rilindjes  kombëtare  në  cdo  drejtim .

Thirrje…

Deputetë ligj  bërës,  këshilli  ministrave,  akademia  e  shkencave, fakulteti  i  gjuhës  Shqipe, shkenctarë të  gjuhës  Shqipe  si  dhe  profesorë  të  gjuhës  Shqipe  ta mbrojnë  gjuhën  tonë,  gjuhën e kombit  shqiptar. Të  mos  harrojmë  se  në  gjuhën  shqipe  komunikuam  me  babain,  nënën,  njohëm Perëndinë e të tjera  is  shkencat,  letërsinë e  shumë  gjëra  të  tjera  të  panumërta.  Ky është  viti i gjuhës  shqipe,  ta  mbrojmë  dhe  zhvillojmrë  atë  për  brezat  që  vijnë.

Martesa është e shenjtë

Shkrimet teologjike dhe profetët na kanë mësuar se Perëndia është  rregull i përsosur, ligje  të përsosura, mendje  e përsosur,  veprim i  përsosur  ,  krijues  i përsosur, kujdestar i përsosur, mëshirues  i përsosur  plot  dashuri të  përsosur. Perëndia është pafundësisht  kohe,  hapsirë,  materie  dhe  shpirt  universal. Prishja e rregullave na con në humbje  të  sigurtë, një nga  këto  është  dhe  martesa  e  shenjtë,  e përcaktuar  qartë në  bekimin  ë  sajë  në  Bibël  e kudo. Po ju a  kujtoj .# Përpara  Perëndisë,  përpara  altarit  të  shenjtë  të  kishës,  ju  lidh  në  bashkim,  burrë  dhe  grua,  mashkull  dhe  femër,  në  dashuri  për  njeri  tjetrin,  të  bashkuar  në  lumturi  dhe  begati, në  të  mirë dhe në  të keqe,  si  një  trup  i vetëm, për  vazhdimin  e  jetës me  pasardhësit  tuaj.Jeni  dakort? PO. Këtu në  kishë  përpara altarit  të  shenjtë,  ju shpall në  martesë  të  lidhur  burrë  dhe  grua.  Perëndia  ju bekoftë  dhe  mëshiroftë  në  jetën  tuaj.  Amin.Amin.amin.#

Jam  konsultuar  me  mjeke  profesionistë  në  psikiatri  dhe  psikoligji duke  studiuar  me  kujdes histori  biblike dhe  ngjarje  të  ndryshme  për  deviacione,  apo  difekte hormonale  seksuale.  Rezulton  me  siguri  të  plotë se  veprime eerotike-seksuale jashtë  mardhënieve  mashkull  femër  nuk lind  vetiu  por vjen  nga  fëmijëria  e  dhunshme  në  familje  dhe mungesa  e  edukatës  në  familje  dhe shoqëri, që  në  arsimin fillor dhe më pas.  Erotika  apo  kënaqësia  që  ndodh përgjatë  aktit  seksual  është thelbi i vazhdimësisë  së  jetës  dhe  lulzimi i saj.  Akti  erotik-seksual  është i  shenjtë dhe nuk duhet  abuzuar apo  deformuar  në neveri të  çuditshme,  me  veprime që  shkatërrojnë  qëllimin fillestar  dhe të përjetshëm që  është  vazhdimi i jetës dhe lulzimi i saj.  Edhe  kafshët dhe  shpendët  kanë rregull që  e  respektojnë krijimin  e  jetës  së  re.

Është  e  vërtetë  që  dashuria  lind  jetën plot  harmoni dhe  kënaqsi të pafunde. Dashuria  më  e madhe  është ndërmjet  mashkullit  dhe  femrës. Dashuria ka shumë forma të  shfaqjes  së  sajë në  nivele  të  ndryshme poshtë  asaj kryesores  bazë, që  është  ndërmjet  mashkullit dhe  femrës. Ja disa dashuri apo  pëlqime të  vlersueshme. Të  ndryshme  nga  erotiko-seksualiteti.

1)Dashuria  për  fëmijët. 2) Dashuria  për  prindërit.3) Dashuria  për lulet dhe  gjelbërimin e  shumtë  të  drurëve.4) Pëlqimi për  formën  e frutave  apo  zarzavateve ngjyrat  e tyre. 5) Dashuria  për  shpendët  apo  kafshët. 6) Dashuria  mahnitësë  për  lartësinë  e  maleve.

7) Respekti  apo simpatia  për njeri  tjetrin,  është  marrdhënie  shoqërore humane  dhe  natyrë  njerzore,  që  ndërton  qytetrimin. 8) Dashuria për  diellin  apo  yjet e  qiellit  dhe të tjera  dashuri apo  pëlqime.

Do të  martohemi  me  të  gjitha ? Sigurisht  që  jo, – ha  ha  ha – është  dhe  për  të  qeshur. Të mos  i ngatërrojmë  ligjet  e  jetës  që  janë  ligjet  e  Perëndisë. Dhe një herë,  martesa  është lidhje  erotike-seksuale  ndërmjet  mashkullit  dhe  femrës  për  mbjelljen  e  jetës  dhe  vazhdimin  e  saj  sipas  vullnetit  të  Perëndisë.

Shqiptarë ortodoks, myslimanë, katolikë , bektashinjë,  protestantë, bahaj e plot besime të  kopshtit hyjnor në  tokë  të  Perëndisë  besimtari  i  mbron  ligjet  e  të  hyjshmit,  të  ndihmojmë  dhe  ata  që  ende nuk po  e  gjejnë  dritën  e  Perëndisë.  Shqiptarë, e doni Perëndinë, Allahun,  Zotin,   Jehovain,  krijuesin e gjithësisë  dhe  jetës  tonë? Besoj që PO. Atëherë duajeni  ATË,   duke  respektuar  mësimet  e tij  të  shfaqura  në  libra të  shenjtë  dhe  profete  të ndryshëm.  Mendjen  të  kthjellët  dhe  ndjenja  të  kontrolluara. Çdo gabim në udhëzime  dhe  rregulla jashtë  Perëndisë është  shkatërim  dhe  veprim që  vjen  prej  Satanait.

KUJDES, TUNDIMI ËSHTË I MADH  DHE  I NDËRLIKUAR  NË  ORGANIZIM.  REZISTONI  TË  MBULUAR NGA  SHEMBËLLTYRA  E  PERNDISË.

Shënim

Kush  e  lexon  shkrimin  Perëndia  e  bekoftë   dhe  Krishti  ynë  e  mbroftë .  po   gjithashtu  gëzon  mirënjohjen  dhe  respektin  tim personal.

 

KISHA ORTODOKSE E PAVARUR SHËN MARIA ELBASAN

ATË NIKOLLA MARKU